Familja nuk di asgjë për fatin e Xhafer Zymberit

Mediat kanë raportuar se shtetas i Kosovës, Xhafer Zymberi është vrarë pas përleshjeve të dy ditëve të fundit në Kumanovë.
Raportimet në media, sidomos ato në portale, për vrasjen e shtetasit të Kosovës, Xhafer Zymberi, në konfliktin e armatosur në Kumanovë, kanë shqetësuar familjen e tij.
Djali i Xhafer Zymberit, Argjendi, thotë se deri tash nuk kanë informacione as nga policia, e as nga dikush tjetër se baba i tij është i vdekur apo i gjallë.
Ai, thotë se para dy javësh babai i tij është nisur për në Shqipëri, ndërsa që nga ajo ditë asgjë nuk dihet për fatin e tij.
Argjendi thotë se nuk është në dijeni për lidhjet miqësore të babait të tij, Xhaferit, me ndonjë mik apo grup tjetër në Maqedoni. Përkundrazi sipas tij, Xhafer Zymberi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e luftës së UÇK-së dhe zhvillimeve tjera në Maqedoni.