Publikuar me datën: Fri, May 7th, 2010

EULEX: Kemi fakte për miliona të keqpërdorura

Prishtinë, 7 maj – Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes van Vreeswijk, ka pranuar se është zemëruar nga komentet e kryeministrit Hashim Thaçi dhe të zyrtarëve të tjerë kosovarë për hetimet e EULEX-it ndaj asaj që ai e klasifikon si rasti Limaj. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, të cilën kjo e ka botuar në numrin e sotshëm, ai ka garantuar zyrtarët dhe qytetarët kosovarë se EULEX-i ka fakte për këtë rast dhe se po heton edhe në gjashtë raste të tjera të korrupsionit dhe të krimit të organizuar.
Ai u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve në Kosovë që kanë qenë ose janë të lidhur me krimin e organizuar “që të fillojnë të djersiten”.
Sipas tij, kryeministri dhe çdo ministër duhet të ndihen rehat, sepse EULEX-i nuk do t`u përzihet në punët e zyrave të tyre, nëse nuk ka diçka të jashtëligjshme.
“Por kur ka shkelje ligjit, mos të mendojnë se ne do të trokasim në dyer dhe t`i pyesim se a bën të hetojmë”, ka thënë Van Vreeswijk. Ky prokuror holandez, por me mision në Kosovë, ka thënë se e ka të qartë se si do ta “pastrojë Kosovën” nga krimi i organizuar dhe garanton se krimi do të luftohet në çdo pjesë të vendit, në të gjitha nivelet.
Sipas tij, të dyshuarit e rastit të MTPT-së, ministri Fatmir Limaj dhe shefi i Prokurimit Nexhat Krasniqi dyshohen për veprat penale: shpëlarje parash, krim i organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare, mashtrim në zyrë dhe ryshfet. Në total për këto vepra, sipas tij, bazuar në ligjet e Kosovës mund të dënohesh me 55 vjet burgim.
Van Vreeswijk shpjegon se të dyshuarit që po hetohen nga EULEX-i janë të profileve të larta dhe nuk janë vetëm zyrtarë nga PDK-ja.
“Kemi edhe të partive të tjera, nëse kjo e siguron kryeministrin se ky aksion nuk është sulm ndaj partisë së tij”, ka thënë prokurori.
Ai i ka ftuar të gjithë që të mos mendojnë se zyrtarët e EULEX-it janë “budallenj që do të rrezikonin kredibilitetin e tyre duke ndërhyrë pa pasur argumente dhe fakte”. Johannes ua ka tërhequr vëmendjen të gjithëve se korrupsioni është krim serioz dhe se ata që po e bëjnë të jenë të sigurt se “EULEX-i do t`i ndalë”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close