Publikuar me datën: Wed, Jun 9th, 2010

EULEX-i shtrin hetimet edhe në veri

Prishtinë, 9 qershor – EULEX përjashton mundësinë që hetimet në veri po bëhen me motive politike, raporton sot BBC.  
Misioni Evropian për sundimin e ligjit ka paralajmëruar shtrirjen e hetimeve në veriun e Kosovës, për një numër rastesh, përfshirë ato të korrupsionit, krimit të organizuar dhe vrasjeve.
Një zëdhënëse e EULEX-it, Christina Herodes, i tha BBC-së se hetimet do të përfshijnë edhe strukturat paralele në veriun e Kosovës si dhe të gjitha organizatat e tjera e individët që dyshohet të jenë të përfshirë në krim të organizuar.

Ajo tha se hetimet për vrasje përfshijnë periudhën e viteve prej 2004 e deri në ditët e sotme dhe theksoi se EULEX-i do të hetojë të gjitha rastet pavarësisht nga përkatësia etnike.

Zonja Herodes përjashtoi mundësinë që hetimet në veri të bëhen me motive politike ose për të baraspeshuar hetimet që kanë filluar në pjesën tjetër të Kosovës.

Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ka qenë jashtë kontrollit të mekanizmave ndërkombëtarë dhe atyre vendorë. Shumë shpesh ka qenë arenë e përplasjeve ndëretnike. Zonja Herodes tha se ka një shkallë të gjerë të hetimeve që zhvillohen në veri.

“EULEX-i është vendosur në veriun e Kosovës që nga viti 2008 dhe që atëherë policët, prokurorët dhe gjykatësit tanë punojnë atje. Kjo nënkupton se hetime të ndryshme po zhvillohen dhe një shkallë e gjerë e rasteve të krimit janë nën hetime, përfshirë vrasje, përdhunime, vjedhje, lëndime trupore, krim të organizuar, korrupsion dhe kontrabandë”, tha Herodes.

Sipas saj, asnjë strukturë ose organizatë që mund të jetë përfshirë në krim të organizuar ose në kontrabandë nuk do të mbetet pa u hetuar. Sipas saj të gjitha rastet në veri do të hetohen pavarësisht përkatësive etnike.

Herodes thotë se nëse ka dyshime për ndonjë krim të kryer, atëherë kjo nuk ka të bëjë me politikën, por prokurorët dhe policët do të hetojnë. Kjo nuk ka të bëjë me përkatësinë etnike ose atë partiake.

Ajo nuk përjashtoi hetimin edhe të strukturave paralele në veri.
“Kjo reflekton edhe te ata. Nëse një person ka kryer krim, që dyshohet të ketë kryer krim, atëherë ka nevojë për hetime. Dhe nuk ka rëndësi se cilës përkatësi etnike ose organizate i takojnë ose cilit nivel të shoqërisë”, i tha BBC Herodes.

Paralajmërimet për fillimin e hetimeve edhe në pjesën veriore të Kosovës vijnë në kohën kur janë shtuar zërat për shtrirjen e hetimeve të misionit të EULEX-it edhe në disa institucione të tjera në Prishtinë dhe në disa komuna të Kosovës. Madje ka patur zëra ditëve të fundit se do të ketë edhe arrestime të mundshme të zyrtarëve të lartë të qeverisë së Kosovës, me dyshimin e përfshirjes në korrupsion.

Por hetimet në veri nga EULEX-it nga përfaqësuesit politikë të serbëve janë parë me dyshime. Sekretari i shtetit në ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviq, i tha BBC-së se Beogradi zyrtar mbron qëndrimin e vendosjes së rendit dhe të ligjit edhe në veriun e Kosovës por, sic tha ai, jo me qëllim të vendosjes së një balanci me atë që po ndodh në Prishtinë. Ndërkohë, autoritetet në Prishtinë, thonë se do të punojnë në dy aspekte në veriun e Kosovës, përfshirë atë të shtrirjes së autoritetit të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtarë në veri dhe të luftimit të dukurive negative.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka kërkuar që veprimet në veri të jenë të bashkërenduara dhe jo spektakulare, që nuk do të garantonin rend dhe ligj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close