Publikuar me datën: Wed, Apr 20th, 2011

EULEX-i s’paska kompetenca për të kthyer rendin dhe ligjin në veri!

Prishtinë, 20 prill – EULEX-i sikur po i “lanë duart” nga procesi problematik i vendosjes së rendit dhe ligjit të Kosovës në veri të vendit.
Së fundi, dështimin në kthimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të Kosovës në veri, misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit nuk e sheh si përgjegjësi të veten.
Një ditë pasi shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, tha se për funksionalizimin e gjykatës në veri të Mitrovicës është e nevojshme një marrëveshje politike në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, të nisur në Bruksel, zyrtarë nga misioni kanë saktësuar se një gjë e tillë madje as që është në mandat të tyre.
“Jo, kthimi i gjykatësve dhe i prokurorëve vendorë nuk është pjesë e mandatit të EULEX-it, edhe pse qëndrimi i misionit është që ata të kthehen në të ardhmen”, ka thënë për “Kohën Ditore” zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Ai ka thënë se kthimi i tyre nuk varet nga EULEX-i, ndërsa ka shtuar se ky mision e ka rritur numrin e gjykatësve ndërkombëtarë në 7, “edhe pse qëllimi përfundimtar është kthimi i prokurorëve dhe i gjykatësve vendorë”.
“Sidoqoftë, EULEX-i nuk mund të japë ndonjë datë për kthim, pasi që kjo nuk varet vetëm nga misioni ynë. EULEX-i vazhdon të inkurajojë palët e përfshira të punojnë në gjetjen e një zgjidhjeje pragmatike”, ka thënë Krasniqi, duke përcjellë qëndrimin zyrtar të misionit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close