Publikuar me datën: Mon, May 3rd, 2010

EULEX-i nuk lejoji “strategji dalëse” për Limajn

Prishtinë, 3 maj – EULEX-i i ka bërë bastisjet në MTPT dhe në pronat e zyrtarëve të kësaj ministrie, me qëllim që të tregojë seriozitetin e vet, shkruan sot “Koha Ditore”. Misioni që vlerësohet se “është i etur për suksese”, nuk ka qenë pjesë dhe nuk ka dashur që ta shqyrtojë mundësinë që ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, t`i jepet një strategji dalëse, duke mundësuar që ai të emërohet në ndonjë post përfaqësues të Kosovës në ndonjë shtet perëndimor.
Në kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë ndërkombëtar i ka thënë gazetës se e gjithë kjo teori ka qenë vetëm pjesë e bisedimeve politike mes kryeministrit Thaçi dhe ambasadorëve të shteteve mike të Kosovës, porse një gjë e tillë asnjëherë nuk është miratuar as nga shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, e as nga përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Pieter Feith.
Mediat kanë raportuar se zyrtarët e Qeverisë kanë qenë të befasuar me aksionin e EULEX-it, pasi që kjo ka rënë në kundërshtim me një marrëveshje interne që ka pasur kreu i Qeverisë me disa shtete të Quintit për atë që tashmë quhet “çështja Limaj”.
Kjo marrëveshje që nënkuptonte largimin nga Kosova të Fatmir Limajt dhe caktimit të tij në ndonjë detyrë shtetërore në një vend perëndimor, sipas burimeve, ishte rikonfirmuar edhe në një takim konfidencial që ka pasur kryeministri Thaçi me përfaqësues të shteteve të Quintit, natën e së premtes së 16 prillit në Prishtinë.
Mirëpo, burime të gazetës kanë shpjeguar se “teoria e tillë ka qenë vetëm për konsum të brendshëm politik”.
“EULEX-i është këtu për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Misioni ka nevojë për suksese dhe që të dëshmojë seriozitetin e vet. Nuk do të ishte sukses për EULEX-in “ekstradimi” i dikujt që ka shkelur ligjin”, i ka thënë gazetës ky zyrtar i lartë ndërkombëtar.  

Burime të gazetës kanë bërë të ditur se rrjeti i të hetuarve do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe zyrtarë të tjerë brenda kabinetit Thaçi.
Zëdhënësja e EULEX-it, Karin Limdal, ka përsëritur për “Kohën Ditore” se korrupsioni është defekt në gjithë shoqërinë kosovare dhe se EULEX-i merr vetëm pjesën e vet të përgjegjësisë.

Procedimi i mëtejshëm i “çështjes Limaj” dhe hetimeve të tjera rreth korrupsionit pritet që në detaje të pasqyrohen në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close