Publikuar me datën: Sat, May 22nd, 2010

EULEX-i nuk i jep informata qeverisë për varrezën e Rashkës

Prishtinë, 22 maj – Zbulimi i varrezës masive në Rashkës të Serbisë nxjerrë në pah komunikimin jo të mirë në mes të EULEX-it dhe Qeverisës së Kosovës. Ka ditë të tëra që Komisioni qeveritar për të pagjeturit pret informacione nga ana e EULEX-it për këtë varrezë, ngase ky institucion të paktën në media ishte paraqitur si partner i Prokurorisë serbe për krime të luftës në gjetjen e varrezës masive që thuhet të jetë në Rudnicë. Ky komision të enjten ka takuar shefin e komponentës së drejtësisë, Alan Robinson dhe hetuesit për krime lufte të EULEX-it. Por, as nga ky takim nuk ka dalë asnjë informatë. Krejt çka u është thënë anëtarëve të këtij komisioni është se përgjigjen për varrezën do ta marrin me shkrim.

Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, i ka thënë KTV-së se nuk kanë mundur të marrin asnjë gjë konkrete nga ta për varrezën. Sipas tij, kjo është befasuese, ngase EULEX-i me këtë veprim le të kuptohet se përpiqet të fshehë informacionet, deri sa thotë se në media e thotë të kundërtën. Por zëdhënësja për Drejtësi në EULEX-së, Kristina Herodes, thotë se për këtë gjë e ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë.

Megjithatë, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Arsim Gërxhaliu mohon një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka marrë asnjë informatë nga EULEX-i për varrezën. Ndërkaq ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi ndërmjet grupeve punuese nga Kosova dhe Serbia për të pagjeturit për të diskutuar për varrezën.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i cili ndërmjetëson këto takime, i ka thënë KTV-së se ende nuk ka marrë përgjigje nga pala serbe për këtë takim.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close