Publikuar me datën: Fri, Jan 14th, 2011

EULEX-i me prova shtesë për vjedhjen në polici

Prishtinë, 14 janar   – Hetuesia e EULEX-it ka siguruar prova shtesë në lidhje me vjedhjen e para një viti e gjysmë në Dhomën e Dëshmive të Policisë së Kosovës, ndonëse ende nuk ka të arrestuar apo pista konkrete të të dyshuarve. Zyrtarë të Misionit të BE së për sundimin e ligjit kanë bërë të ditur se tashmë ka të dyshuar në lidhje me vjedhjen në polici, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera, me arsyetimin se dëmtohet procesi i hetimeve, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Zëri”.
“Nën mbikëqyrje të Prokurorisë Speciale të Kosovës, hetuesit e Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës kanë bërë mbledhje të provave për këtë hetim shumë kompleks. Përmes masave ligjore dhe ndihmës juridike ndërkombëtare, Prokuroria është në pritje të rezultateve të linjave të tjera të hetimit para se të vazhdohet më tutje. Në këtë hetim kompleks ka disa të dyshuar, por që nuk mund të japim detaje më të hollësishme pasi që hetimet janë ende duke vazhduar”, ka thënë për gazetën zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. Ndërsa, Prokuroria Speciale e Kosovës, përkatësisht hetuesit ndërkombëtarë të EULEX-it, që po hetojnë vjedhjen skandaloze në Policinë e Kosovës, verën që lamë pas i patën kërkuar Gjykatës Supreme edhe pesë-gjashtë muaj kohë për t’i zhvilluar hetimet, të cilat deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk parapëlqejnë që të japin shumë detaje, por në të njëjtën kohë shpjegojnë se hetuesit policorë kanë bashkëpunim të mirë me hetuesit ndërkombëtarë rreth këtij rasti. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, pohon se hetimet janë duke vazhduar, por se për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes nuk mund të jepen detaje.
Në Dhomën e Dëshmive, e cila do të duhej të ishte e sigurt, janë vjedhur 47 kilogramë e 627 gramë substanca narkotike të llojit heroinë, 7 bimë kanabis, 3 mijë e 828 euro para të gatshme, 520 rupi indianë, 6.5 milionë lira turke, 5 mijë lejë rumunë, 950 lekë shqiptarë dhe një çantë e zezë sportive.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close