Publikuar me datën: Tue, May 11th, 2010

EULEX-i do të hetojë edhe 6 ish-ministra të PDK-së, LDK-së e AAK-së

Prishtinë, 11 maj – Policë të EULEX-it mund të shihen pas pak kohe edhe ne dyert e ministrive të tjera të qeverisë. Burime të Klan Kosova nga institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore, të cilat i transmeton sot Telegrafi, bëjnë të ditur se EULEX-i do të hetojë edhe gjashtë ministra ose ish-ministra, nga dy prej tri partive kryesore të vendit, PDK, LDK dhe AAK, për keqpërdorime që janë bërë në periudha të ndryshme.
Tenderët e shkollave në dy vjetët e fundit do të dërgojnë hetuesit në Ministrinë e Arsimit.

Arsyet pse EULEX- do të mësyjnë dyert e asaj të Shëndetësisë janë disa miliona euro që i janë dhënë një firme, pa u kryer të gjitha procedurat ligjore, gjë kjo që u bë gjatë kohës së menaxhimit këtu para riformatizimit të qeverisë Thaçi.

Nuk do të kursehet as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Çështjet që kanë të bëjnë me naftën, cilësinë e saj dhe licencat e shitjes, do të jenë interes i investiguesve. Në të do të hetohet edhe për kohën e qeverisjes nga koalicioni AAK-LDK por edhe nga ky i tashmi, PDK-LDK.

Auditivi i buxhetit do të jetë arsyeja pse do të ekzaminohet ministria e ambientit, për periudhën kur në pushtet ishte koalicioni LDK-AAK.

As ministria e Ekonomisë dhe Financave nuk do të anashkalohet, ndonëse fokusi i hetimeve këtu është jashtë fushës që mbulon ky dikaster.

Klan Kosova merr vesh se EULEX-i ka vënë nën llupë edhe një ish-ministër serb, që pati qëndruar në qeveri para pesë-gjashtë vjetësh, ndërsa nuk dihet si do të procedohet me hetimet ndaj tre personave nga veriu i Kosovës.

Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes-Van-Vreeswijk ka thënë ditë më parë se EULEX-i nuk do të kufizojë hetimet për korrupsion vetëm në Ministrinë e Transportit.

Ai ka bërë me dije se cak i hetimeve nuk janë vetëm ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close