Publikuar me datën: Mon, Jun 14th, 2010

EULEX – ruaju bumerangut

Derisa qytetarët e Kosovës i ishim nënshtruar torturës së të dëgjuarit të fjalimit patetik të kryeministrit, në të cilin dëgjuam nga goja e tij se nuk ishte i pagabueshëm e as i përsosur dhe se kërkonte ndihmë dhe përkrahje për të ecur përpara në tridhjetë muajt e ardhshëm, Brukseli ia zgjaste për njëzet e katër muajt e ardhshëm mandatin trupit, i cili i kishte shkaktuar bindjen kryeministrit se populli dhe ai ishim zemëruar me njëri-tjetrin.

Fillimisht mendova në mos ishte ky një fjalim, të cilin ia kishin shkruar kryeministrit vitin e parakaluar, sepse nuk e di se si i doli hesapi i mandatit katërvjeçar (katër vjet bëjnë katërdhjetë e tetë muaj, e nga zgjedhjet e kaluara kanë kaluar tridhjetë e një muaj). Por më pas konstatova se mbase kështu është se si bën hesap kjo qeveri: 4 x 12 = 61. Në vazhdim, kryeministri e tha se populli kishte dyshime për motivet dhe synimet e tij dhe na siguroi edhe njëherë se ai ishte bartësi i listës së luftëtarëve kundër korrupsionit në Kosovë.

Dhe derisa EULEX-i po flinte rehat me sigurinë se ka buxhet të siguruar edhe për dy vjet, ani që gjenerali i pensionuar ka vendosur të pensionohet sërish në vjeshtë, kryeministri së pari e shkaktoi një skandal me ministrin e Jashtëm slloven, të cilin e la të vetmuar para gazetarëve, e më pas vazhdoi edhe me 17 minuta fjalim në Kuvendin të cilin e kontrollon, por për të cilin publikisht kërkon “bashkërendim më të mirë punësh me ekzekutivin” — për të na thënë se ai theu heshtjen për korrupsionin pas dhjetë vjetësh.

Ani bre kryeministër, shyqyr që i pari e thyet heshtjen, por mos harroni se me këtë e pranoni publikisht se korrupsion ka pasur edhe në qeverinë pas zgjedhjeve të vitit 2001, kur kryeministër ka qenë nënkryetari i partisë suaj, aktualisht ministër i Punëve të Brendshme dhe se korrupsion ka edhe tash, në qeverinë e pas zgjedhjeve të vitit 2007, të cilën e udhëhiqni ju. Dhe nëse po pranoni se ka korrupsion në kabinetin tuaj, ajo që pritet nga ju është që t’i shkarkoni të korruptuarit ose edhe të jepni dorëheqjen për shkak se në kabinetin tuaj keni njerëz të korruptuar. E këta njerëz i keni emëruar ju, dhe mu për këtë keni përgjegjësi.

Duke u mbështetur mbi deklaratat e prokurorit të EULEX-it, populli tashmë krijoi bindjen se hajnat janë identifikuar dhe se trupat përkatës të EULEX-it do t’i ndërmarrin hapat e duhur për t’u marrë me ata ashtu si duhet – t’i përpunojnë në gjykatë dhe në çastin e vërtetimit të fajësisë eventuale, t’u bëhet konfiskimi i pasurisë krahas dënimit të merituar me burg. Por tash i njëjti popull, i informuar nëpërmjet burimeve ndërkombëtare, po e kupton se gjërat po çalojnë e që EULEX-i mbase do të reagojë vetëm në formë selektive dhe ekzemplare, për shkak se trysnia politike po ia imponon këtë zgjidhje aspak të drejtë dhe në kundërshtim me parimet e drejtësisë.

Nëse kjo do të jetë qasja e zgjedhur nga EULEX-i, atëherë atë që do ta bëjë ky mision në praktikë është se do ta përsërisë veprimin e gabuar të UNMIK-ut, i cili kishte zgjedhur të mos bënte absolutisht asgjë, deri kur u zu absolutisht i papërgatitur dhe në panik me ngjarjet e marsit të vitit 2004. Dhuna e egër e përjetuar para gjashtë vjetësh ishte e tmerrshme dhe në fakt ishte shprehje e hidhërimit të një numri të madh njerëzish, të cilët iu bashkuan turmës që vështirë kontrollohej, sado e koordinuar të ketë qenë. A thua, çfarë do të bënin organet vendëse dhe ndërkombëtare të pushtetit, po qe se do të ballafaqoheshin me një situatë të këtillë – ku populli do të marshonte para Qeverisë dhe para ambasadave të shteteve të mëdha vendimmarrëse për Kosovën, e do të kërkonte zbatimin e ligjit, veprime konkrete kundër të korruptuarve, një jetë normale pa rrena dhe hajni? A do ta përdornin dhunën për ta ruajtur “stabilitetin”, i cili duket se është prioriteti primar i gjithë dynjasë këtu në Kosovë? Po çfarë stabiliteti mund të kihet nëse parimi kryesor i pushtetit këtu është mosndëshkimi – apo me fjalë të tjera, qepoji babë, se s’ka kush çka me të bâ…

Ditëve të fundit kam rastisur të dëgjoj nga të huajt se ekziston rreziku që situata në Kosovë të destabilizohet nëse pahiri arrestohet ndonjë hero i luftës – se kjo do të nxiste protesta të zhurmshme dhe energjike të përkrahësve të luftës çlirimtare, e që në asnjë variant nuk duan të pranojnë se ndonjëri ish-komandant ka mundur të keqpërdorte funksionin. Njësoj ekziston rreziku nga përkrahësit e cilësdo parti politike që do të mund të kishte ndonjë anëtar të përzier në këto afera.

Nga asnjëri nuk dëgjova se hidhërimin e tyre do të mund ta shprehnin në protesta qytetarët apartiakë që janë ngopur dhe mërzitur nga hajnitë dhe mashtrimet. Qytetarët që janë lodhur nga mosveprimi i organeve të drejtësisë. Qytetarët, të cilët po shohin se cilido pushtet që po vjen vetëm sa po i mbyt në fund të pusit me demagogji e rrena. Nënçmimin që po ua bëjnë popullit si qeveria ashtu edhe EULEX-i bashkë me diplomatët e huaj këtu, mund t’iu kthehet bumerang dhe do të mund të sillte një “stabilitet” të llojit që nuk jemi mësuar të shohim në këta dhjetë-njëmbëdhjetë vjet. Duket se gjithë kohës po harrojnë se tashmë janë bërë dy palë zgjedhje ku mbi gjashtëdhjetë për qind e njerëzve nuk kanë dalë në votime. A thua pse nuk dalin dhe cila, në fund, do të mund të ishte alternativa e tyre?

Popullin do të duhej kuptuar më seriozisht. E dini pse? Për shkak se populli është ai, i cili i ka dhënë të gjitha provimet në periudhën e luftës, të pasluftës dhe tash të transicionit. Populli e ka ruajtur këtë stabilitet, që aq shpesh na e përmendni. E kjo nuk do të mund të thuhet për asnjërën udhëheqje në Kosovë. Ndërkaq, EULEX-i mundet edhe të dështojë, ta mbyllë misionin e të shkojë në shtëpi. Diplomatët, tashmë e dimë, rrinë këtu tri-katër vjet, shkojnë, për t’u hapur rrugë të tjerëve që do të vijnë të rrinë tri-katër vjet dhe të shkojnë. Ne, populli do të mbesim duke i vuajtur pasojat e mosveprimit të atyre që kanë mandate të llojllojshme të të vepruarit në emrin tonë. Apo mbase do të zgjedhim të komunikojmë ndryshe. Ndoshta atëherë do të na shikoni me sy të tjerë, e t’ia nisni të veproni. Ruajuni nga bumerangu!

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close