Është më tepër se gëzim kur takohen vëllezërit e një gjaku, gjuhe dhe flamuri.

Është më tepër se gëzim kur takohen vëllezërit e një gjaku, gjuhe dhe flamuri.
Mirë se erdhët Gjirokastër në Klinë
Komuna e Klinës çdo herë ka bashkëpunuar me bashkinë e Gjirokastrës, duke marr pjesë në shumë aktivitet të ndryshme si Klina në Gjirokastër, po ashtu edhe Gjirokastra në Klinë. Në qershor të këtij viti në festivalin folklorik “I këndojmë Lirisë “ në Klinë, është bërë përurimi i binjakëzimit të dy komunave ,Klinës dhe Gjirokastrës. Pas binjakëzimit në qershor një delegacion prej 50 vetash kanë marr rrugën për në qytetin binjak Gjirokastrën, ku janë pritur nga subjekte të ndryshme të bashkisë së Gjirokastrës.
Por edhe Klina i hapi dyert për vëllezërit gjirokastrite, ku për dy ditë ka qëndruar një delegacion prej 40 vetash duke ju prirë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime.
Kryetari i komunës Sokol Bashota i shoqëruar nga stafi i tij dhe subjektet të ndryshme gjatë takimit e falënderoi kryetarin e bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime duke u shprehur se edhe Klina i ka dyert e hapura për Gjirokastrën ashtu si edhe Gjirokastra për Klinën. Bashota u shpreh se vëllezër kemi qenë dhe jemi gjithnjë por tani kemi bërë një akt të binjakëzimit si rezultat të vullnetit të mirë edhe politik në asamblenë komunale. Sot në emërin tim, në emër të këshilltarëve të asamblesë komunale dhe gjithë qytetarëve të komunës së Klinës ,ju urojmë mirëseardhje juve kryetari i bashkisë Flamur Bime dhe gjirokastriteve të tjerë që sot e përfaqësoni qytetin tonë të gurtë Gjirokastrën.
Është më tepër se gëzim kur takohen vëllezërit e një gjaku, gjuhe dhe flamuri, është një mesazh që i drejtohemi njeri tjetrit në këto kohë që po i jetojmë. Ne tash jemi te mishëruar dhe vëllazëruar dhe e përcjellim traditën ton te përbashkët shekullore. Shpresoj që edhe Klina do t’ua kthej me nder mikpritjen që na e keni bërë në qershor të këtij viti kur ne vizituan qytetin e gurtë Gjirokastrën. Nuk mund ti shmangem falënderimit tuaj që kohë më parë më keni shpallë qytetar nderi të bashkisë së Gjirokastrës. Ky nder që më është bërë, me ka nderuar mua në radhë të parë, luftën e UÇK-së dhe gjithë qytetarët e komunës së Klinës. 

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime është shprehur se sa here ndodhem në komunën e Klinës ndjej kënaqësi, tani jemi bashkë dhe hapat e hedhur nga kryetari i komunës Sokol Bashota , nga këshilli komunal i Klinës , nga unë dhe nga këshilli bashkiak i Gjirokastrës është meritë e bashkëpunimit në mes Klinës dhe Gjirokastrës. Klinasit dhe gjirokastritet tashmë rrahin me një zemër. Jam i gëzuar që sot jam në krye të delegacionit nga bashkia e Gjirokastrës, dhe do të vizitojmë pjesë të bukura të qytetit të Klinës. Sot jemi këtu me një pjese te administratës dhe medieve të Gjirokastrës, herën tjetër do të vi ekipi i futbollit dhe pastaj do të presim nxënësit e shkollave të mesme të Klinës në Gjirokastër ,shoqatën e Juristëve po ashtu nga Klina dhe anasjelltas. Do të vazhdojmë me vizita të ndryshme nga Klina në Gjirokastër dhe Gjirokastra në Klinë ka thënë Bime.
Delegacioni i shoqëruar nga kryetari i komunës Sokol Bashota dhe stafi i tij si dhe subjektet tjera kanë vizituar sheshin “Mujë Krasniqi”, sheshin “Nena Terezë”, lapidarin e “Martirëve të Kombit”, varrezat e dëshmorëve të Kombit në “Kodrën e Kuqe”, dhe kanë ecur në këmbë nëpër rrugë të ndryshme të qytetit të Klinës duke takuar edhe qytetarë të ndryshëm. Për nder të vizitës së delegacionit nga Gjirokastra, komuna e Klinës ka përuruar emërimin e një rruge “Gjirokastra”, ku zbulimi e pllakës e beri kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime. Nuk kanë munguar as poezitë letrare të shkrimtareve të njohur nga Klina që kishin organizuar për nder të miqve nga Gjirokastra. Vizitat kanë vazhduar edhe në vende tjera të Kosovës, si në Prekaz në kompleksin e varrezave të familjes Jashari , Mitrovicë dhe Prishtinë.