Publikuar me datën: Thu, Nov 5th, 2015

Erasmus+ , mundësi për arritjen e standardeve europiane në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në hapjen e Seminarit dyditor për bashkëpunim në Erasmus+ ndërmjet vendeve Nordike e Baltike dhe Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë se Seminari ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit në arsimin e lartë në mes të vendeve pjesëmarrëse në program, ministri Bajrami, tha se Erasmus+ është një mundësi e mirë e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së standardeve evropiane në sferën e arsimit të lartë.

“Erasmus+ është një mundësi e shkëlqyeshme që ne të ndërtojmë partneritete në disa fusha e të mundësojmë një mobilitet akademik, që të mundësojmë një shkëmbim të profesorëve e studentëve, që të shkëmbejnë përvojat e mësimdhënies moderne, që të punojmë bashkërisht në avancimin e kurrikulave të arsimit të lartë dhe në një mënyrë të marrim përvojat e universiteteve dhe praktikave të mira, sa i përket sistemit të ndërtimit të cilësisë në Universitet.”

Zyrtarja për Politika e Komisionit Evropian për Arsim dhe Kulturë, znj. Helene Skikos, tha se objektivi kryesor i këtij projekti është që të modernizojë dhe ndërkombëtarizojë institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. ““Ne duhet të përmirësojmë cilësinë këtu dhe çdokund tjetër. Bota po ndryshon, ashtu si edhe mënyra se mësimit.

Prandaj, ne duhet t ‘i përshtatemi kohës”, tha ajo.
Gjatë seminarit dyditor ofrohen informata mbi programin Erasmus+ si dhe rreth sistemit të arsimit të lartë të vendeve pjesëmarrëse. Përmes këtij seminari do të lehtësohen procedurat e bashkëpunimit dhe gjetjes së partnerëve për bashkëpunim në projektet Erasmus+.

Seminari është organizuar nga zyra Nacionale e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Evropian në Bruksel, vendet Nordike dhe Baltike dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close