Publikuar me datën: Sat, Mar 5th, 2011

Epopeja e UÇK-së, epope e çlirimit të Kosovës

Prishtinë, 5 mars – Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, sot filloi manifestimi treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Manifestimi  qendror me moton “Nderojmë Historinë- Ndërtojmë të Ardhmen”, u zhvillua në kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, në të cilin merrnin pjesë, përveç pjesëtarëve të familjes Jashari, autoritetet më të larta të vendit, diplomatë të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, ndër ta edhe komandanti i KFOR-it.
Para të pranishmëve foli kryeministri i kKosovës, Hashim Thaçi, i cili rikujtoi sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari për Kosovën e lirë dhe të pavarur, duke premtuar përpjekjet për një Kosovë siç e kishte dashur ai. Ndërkaq ministri i FSK-së, Agim Çeku, u shfaq i lumtur që kishte përpara një ushtri sipas vizionit të komandantit të parë, themeluesit Adem Jashari, i bindur se ajo do të jetë pjesë e NATO-s.
Edhe Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, rikujtoi sakrificat dhe meritat e familjes Jashari dhe të UÇK-së për një Kosovë që po shkon drejt eurointegrimeve dhe prosperitetit.
Në emër të familjes Jashari të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari.
Ndërkohë, në ambientet e Teatrin Kombëtar do të mbahet një akademi përkujtimore.
Nesër do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz.
“Epopeja e UÇK-së” përmbyllet të hënën, më 7 mars, me ndezjen e zjarreve në Prekazin legjendar, duke filluar nga ora 18.00.
Një delegacion i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i prirë nga Nënkryetari Ahmet Isufi, sot, në 13-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Kompleksin Memorial në Prekaz.
“Në këtë ditë, të gjithë ne e kujtojmë me respekt të lartë sakrificën e Familjes Jashari, të ë”Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë me këtë rast Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, duke e cilësuar Epopenë e UÇK-së në Prekaz si një moment vendimtar dhe kyç në luftën tonë për liri, kurse rënien e Komandantit Legjendar kushtrim për t’i shtuar më shumë radhët për çlirimin e vendit.
Nënkryetari Isufi ka thënë se “Kosova e ditëve të sotme, nuk është Kosova e idealeve të dëshmorëve, Kosova e ditëve të sotme, nuk është vendi që garanton dhe mbron vlerat e lirisë dhe të sakrificës madhore të tyre”. “Andaj, ne duhet të angazhohemi më shumë dhe me më tepër përkushtim në realizimin e porosisë së të rënëve, në mbrojtjen e vlerave dhe të sakrificës së tyre, në këtë kohë kur këto vlera po degradohen, kur këto vlera po cenohen nga njerëz që nuk i përfaqësojnë ato, nga njerëz dhe nga një lidership fyes për këtë luftë dhe për këtë sakrificë”, ka porositur ai.
“Dita që erdhi si rezultat i sakrificave të mëdha dhe kulmoi me ngjarjen e madhe te kombit shqiptar, ngjarjen e marsit, në të cilën, gjatë një lufte të përgjakshme të popullit tonë për liri, nën flamurin e UÇK-së ranë nëpër beteja mijëra dëshmorë, kërkon mobilizim të gjithanshëm në mbrojtje të vendit dhe të nderit tonë, në mbrojtje të vlerave tona, të cilat nuk do të guxojë askush t’i shkelë e as t’i degradojë”, ka thënë Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në 13-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ngjarja e 5, 6 dhe 7 marsit kujtohet si një ngjarje e madhe për popullin shqiptar, pasi pikërisht nga Prekazi legjendar krisën pushkët e para të lirisë.
Sakrifica e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe më shumë se 50 anëtarëve të familjes së tij, të vrarë nga forcat kriminale serbe, është njëra ndër pikat më sublime e cila i dëshmoi botës vendosmërinë e palëkundur të popullit të Kosovës për lirinë nga sundimi i huaj, pavarësisht çmimit të lartë që duhej paguar.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close