Publikuar me datën: Mon, Oct 17th, 2016

ENVER HOXHA – SHQIPONJË MALI NË FLUTURIM

Shkruan: Ylli MEÇE

Në historiografinë e shkruar dhe të pa shkruar , në mëndjen e gjithë shqiptarëve, por dhe të huajve, nuk mund të ngelet jashtë vemëndjes edhe figura e Enver Hoxhës.
Vlerësimi i figurës së Tij, është parë kurdoherë me syrin klasor, që do të thotë kjo, se shtresa të caktuara të shoqërisë bëjnë vlerësime të ndryshme . Gjithesesi Ai tashmë është e ngelet një nga figurat e shquara historike të KOMBIT SHQIPTAR…si për popullin që e deshi dhe e do aq shumë , ashtu edhe nga armiqtë e brendshëm por edhe ata të jashtëm. që e urrenin po aq shumë .
Natyrisht, gjithkush mund të thotë se në arsyetimet e tij ka të drejtën. Pra shtresat e gjëra të popullit që ai përfaqsonte, sikurse edhe klasën e përmbysur , bejlerë e agallarë , ballistë e zogistë e deri te armiqtë e Partisë së Punës ,të brendshëm e të jashtëm ,të cilët e urrenin po aq shumë .
PO MIRË … A MUND TE KËTË DY TË VËRTETA…?
Cili është kriteri që do ta vlerësonte drejt këtë figurë; – cila është metoda e analizës komplekse që të çon në një mendim të saktë për vlerësimin e tij ?
Unë, mendoj se analiza më e saktë ,bëhet atëherë, kur jo vetëm e studiojmë atë në epokën në të cilën luftoi e punoi, por dhe sa bëri në këtë epokë në interes të popullit të vet .
Kjo, kërkon një kujdes të madh , një vëmendje të veçantë, sepse Enver Hoxha e shtriu veprimtarinë e tij për një periudhë gati gjysëm shekullore.

PO….KUSH ISH ENVER HOXHA ?
Nuk po ndalem në të dhënat biografike, sepse, ato tashmë njihen si nga miqtë ashtu dhe nga kundërshtarët, por dua të theksoj se ENVERI ishte produkt i kohës së mbartur me shtypje e shfrytëzim, me luftëra grabitqare dhe çlirimtare,me dëshira të popujve për liri e pavarësi , si dhe me ëndrrat për një botë të re e mbartur me revolucione dhe kundërrevolucione me dëshira për t´u vëllazëruar popujt, si dhe me ëndrra të reja për skllavërimet e vjetra me dëshirën e atyre që jetonin mbi tokë,por që nuk kishin tokë,me dëshirën e atyre që vdisnin pa e çuar deri në fund ëndrrën që ngrinin grushtin “migjenian” lart, për të goditur dhe malin,por që nuk kishin fuqinë e popullit në vetë duart e tyre.
Në këto rrethana të caktuara historike lindi Enveri si figurë politike,por edhe nëse nuk do të ish Ai,sigurisht do të lindëte një “Enver” tjetër , një produkt i urrejtjes popullore i dëshirës për një Shqipëri të lirë e sovrane.
Pse a nuk e ka dëshmuar historia këtë gjë ndër shekuj?!
Pak prijësa legjendarë dhe burra të urtë e të mençur ka patur Shqipëria ?
E veçanta në këtë rast qëndron në faktin se te ENVERI ,u bashkua NË NJË TË VETME MENDIMI KOMUNIST ME ATË ATDHETAR.
Në momentet më historike e sidomos me pushtimin fashist të vendit, ishte merita e Tij ( i cili, si dikur Gjergj Kastrioti bashkoi princat principatat e përçara ), të bënte bashkimin e gjithë komunistëve shqiptarë të ndarë aso kohe në grupe e fraksione të ndryshme dhe të formonte Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila ishte dhe dhe u bë me vonë organizatorja frymëzuesja dhe drejtuesja e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe që e çoi popullin tonë drejt fitores përfundimtare .
Ai, më shumë se kushdo e kuptoi se kjo luftë ,nuk do të ish luftë e komunistëve, por e gjithë popullit, sepse në zjarrin e luftës popullore armiqtë kurdoherë kanë lënë kokën dhe se uniteti popullor kish dhe merrte një rëndësi të jashtëzakonshme në atë periudhe historike që po kalonte Shqipëria e pushtuar nga fashistët .
Konferenca e Pezës ishte vepër e PKSH,por dhe dëshirë e popullit sëbashku me ata atdhetarë të vërtetë apo nacionalistë ,që ishin kundër pushtimit fashist të vendit , paçka se në të pastajmen,shumica e tyre u lidhën këmbë e kokë me nazi-fashistët.
Prandaj dhe shqiptarët u hodhën në luftë” PA DALLIM FEJE KRAHINE E IDEJE “duke u bërë thirrje në rradhë të parë popullit, por dhe patriotëve e nacionalistëve të vërtetë të bashkonin armët kundër okupatorit për çlirimin e Atdheut..
Sigurisht, një pjesë e nacionalistëve ashtu vepruan, u bashkuan në Frontin Nacional- Antifashist, por ata ishin të pakët , pjesa tjetër e këtyre pseudonacionalisteve e kishin të vështirë të shkëputeshin nga klasa që i rriti, nga bajraqet e vjetra dhe ëndrrat që nën pushtimin fashist, të ringrinin bajraqet e reja.
Shumëkush u gënjye nga parullat e fashizmit: “Për Shqipërinë Etnike” veçanërisht një pjesë matanë kufinjëve të Shqipërisë ,të cilët kishin përjetuar shtypjen mizore të shovinizmit serbo-maqedonas e malazes , sikurse edhe një pjesë e popullatës shqiptare të çamërisë që kish përjetuar barbarizmat e andartëve grekë , të cilën ata dhe e realizuan ( fashizmi) por fashizmi nuk bëri gjë tjetër ,veçse ndërroi okupatorin duke e lënë në vend okupacionin. Prandaj në këtë kontekst, PKSH dhe vetë Enver Hoxha, luftuan për të qartësuar popullin duke punuar me elementët e gënjyer nga fashizmi .
Lufta e jonë Nacional – Çlirimtare , fitorja mbi fashizmin dhe çlirimi i Atdheut nga bisha nazi- fashiste,është vepër në rradhë të parë e popullit shqiptar e PkSh-se dhe Komandantit Enver Hoxha. Ushtria jonë Nacional -Çlirimtare e kreu me sukses misionin e vet historik atë të Çlirimit të Atdheut e cila ish një vepër krejtësisht e partizanve tane pa ndihmën e asnjë ushtrie aleate.
Populli shqiptar i dha kësaj lufte 28 mijë dëshmorë të cilët ndrisin në alltarin e lirisë si YJE TE PASHUAR . Ata kanë qënë ,ngelen e do të jenë krenaria jonë kombëtare.
Një akt i madhërishëm me përmasa internacionaliste që tregon dashurinë për popujt, respektin reciprok dhe dëshirën për fqinjësinë e mirë , është edhe ndihma që dha ushtria jonë partizane Nacional-Çlirimtare për çlirimin e popujve jugosllavë duke i ndjekur uzurpatorët deri në Vishegrad . Me këtë akt ne i treguam botës dhe shteteve për-rreth ,se Shqipëria dëshiron të jetojë në fqinjësi të mirë,duke larguar njëherë e përgjithmonë urrejtjen nacionale,orekset shoviniste dhe se tashmë në këtë epokë të re,pat ardhë koha që popujt të jetonin si vëllezër.
Ky qëndrim ka qënë nga ana e Enver Hoxhës dhe PKSH-së , një qëndrim i drejtë në
përputhje me vetë aspiratat e popullit tonë , historikisht paqedashës.
Është e vërtetë se gjatë luftës së madhe të të jithë popujve të botës e veçanërisht të Europës në ballë të tyre qëndronin komunistët . Kjo ishte një mundësi e madhe për bashkimin e vllazërimin e popujve , sepse buronte nga një parim bazë ,sikurse ishte ai i internacionalizmit proletar. Në këtë kuadër si gjatë luftës ashtu edhe pak vite mbas çlirimit, ne patëm mardhënie te mira midis PKJugosllavisë dhe shumë vendeve të tjera të demokracive popullore , duke shpresuar se do të zhdukeshin njëherë e mirë të gjitha padrejtesitë që pat shkaktuar shovinizmi i egër serbo-madh.
Është për tu nënvizuar fakti se krahas armiqve të deklaruar fashistëve italianë e nazistëve gjermanë vendit tonë një armik tjetër po i paraqitej,i heshtur , i egër,pa u ndier i fshehur me petkat “komuniste” . Ishte pikërisht TITUA , i cili ëndërronte që dhe vetë Shqipërinë ta kthente në republikë të shtatë të Jugosllavisë
Është meritë e jashtëzakonshme dhe një përpjekje titanike e PKSH dhe personalisht e Enver Hoxhës që jo vetëm shmangu ndërhyrjen e Jugosllavisë në punët tona,por dhe evitoi dhe ndërhyrjen e armatosur të divizioneve jugosllave që kërkonin të ndërhynin me preteksin e “një rreziku grek “ashtu sikurse bëri dhe me “aleatët anglezë” që kërkonin të zbarkonin në bregdetin e Jonit nga ku të dyja palët si titistët, ashtu edhe englezët kishin për qëllim : Jugosllavia ta kthente Shqipërinë në Republikë të shtatë të saj ,ndërsa englezët të evitonin me ç’do kusht vendosjen e demokracisë popullore të udhehequr nga komunistët ( sikurse bënë edhe në Greqi).
Sot , gjenden “analistë”…pseudo-historianë dhe udbashë këndej dhe matanë kufirit të cilët e akuzojnë Enverin se Ai nuk bëri shumë për Kosovën, bile më keq akoma duke e akuzuar atë se ish Enveri ai që jua u la Jugosllavëve territorin tonë dardan..
E kundërta qëndron; -Enveri ngeli një komunist i vendosur gjer në vdekje, atdhetar i përmasave të mëdha që në çdo kohë mëndjen e kishte te Kosova. Si gjatë Luftës Nacional Çlirimtare ashtu dhe në konferencën e Bujanit; çështja e Kosovës për tu bashkuar me Shqipërinë u ngrit me të madhe. Titoja e premtonte këtë gjë mbas luftës,se lufta e përbashkët do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë dhe çështjet nacionale, – por në fakt ai gënjeu dhe jo vetëm kaq; por Titoja mendonte si të bënte Republikë të shtatë edhe vetë Shqipërinë .
Vlen të theksohet gjithashtu edhe fakti tjetër se disa nga udhëheqsit krahinor të Kosovës të joshur nga postet që u dha Titua , pranuan autonomine e sajme kushte që gjuhë zyrtare të njihej serbishtja, të mos përdornin flamurin dhe hymnin shqiptar si dhe të pranonin autonominë dhe jo bashkimin me Shqipërinë dhe një prej këtyre krerve ish Fadil Hoxha , né atë kohë komandant rajonal dhe me vonë Kryetar i lidhjes komuniste për Kosovën.
Ndërsa përballjet tona, dyshimet në ” sinqeritetin komunist” të titistëve vërtetuan at çka edhe Informbyroja më 1948 e dënoi ashpër rrugën e Titos, duke e cilësuar vijën e tij, si një vijë antimarksite e revizioniste, që ish lidhë këmbë e kokë me imperializmin englez e amerikan ,duke luajtur kështu rolin e një ” kali Troje” në lëvizjen komuniste e punëtore.
Enveri me Titon u prish për dy çështje madhore:
Për Kosovën duke e konsideruar si ÇËSHTJEN TONÈ T Ë MADHE KOMBËTARE, dhe për tradhtinë LKJ-se ( Lidhjes komuniste të Jugosllavisë )
Ne të dy pikat Enveri kish t ë drejtë.
Le të marrim edhe një çështje tjeter : Atë të pretendimit te qarqeve shoviniste greke mbas lufte ,se na qënkish Shqipëria ajo që sulmoi Greqinë dhe se ajo ( Greqia) kërkonte ta rradhiste vendin tonë si një vend agresor dhe që duhet ti jepte Vorio-Epirin .
Enver Hoxha nga tribuna e Konferencës së Paqes në Paris më 1946 i drejton gishtin përfaqesuesit grek Caldaris por edhe atyre që qëndronin mbas tij se .. “ Populli shqiptar nuk e ka dërguar delegacionin e vet që të jap llogari ,por t’ju kërkoje llogari të gjithë atyre që i shkaktuan aq shumë dëme . Populli shqiptar u dogj e u masakrua dhe në këtë luftë i dha atdheut 28 mijë deshmorë “”… Të mos ish vendosmëria e tij dhe toni i ashpër kundrejt armiqeve, apo nëse ne do kishim bashkëpunuar me armikun sikurse bënë ballistët që morën pjesë edhe me antarë të kryesisë së tyre në Qeverinë kuislinge të drejtuar nga nazistët gjermanë , nuk është çudi që jugu i Shqipërisë të ish bërë kafshatë e Greqisë sikurse edhe më keq akoma, vendi ynë të radhitej në krah të vendeve fashiste duke u bërë edhe një herë preh e coptimeve territoriale.
Pse gjë e vogël ish kjo ?
Enveri nuk është ndeshur ashpër vetëm me titistët apo korofillakët grekë , por edhe me revizionistët hrushovianë të cilët na kërcënonin lirinë dhe sovranitetin kombëtar .Gishti kërcënues i Hrushovit drejtuar Shqipërisë ishte një rezik, por Enveri deklaroi se dhe bar do të hanë shqiptarët ,por lirinë pavarsinë dhe sovranitetin kombëtar nuk do ta linin në dorë të rusve.Kjo thënije e tij direkt në strofullën e Kremlinit revizionist, do të çudiste tërë botën .
Është tashmë i njohur fjalimi i tij historik në mbledhjen e 81 Partive komuniste në Moskë 1960….ku nga vetë tribuna e organizatoreve e denoncoi këtë tradhti, që fshihte jo vetëm tradhëti ideali , por dhe që paralajmëronte botën për rrezikun e një lindje të një agresori tjetër, që hiqej socialist me fjalë dhe imperialist me vepra, që rrezikonte seriozisht paqen dhe stabilitetin në botë .
Le të hiqet sa të dojë disident Kadareja pa frymëzim të këtij qëndrimi heroik të Partisë së Punës,( anëtar i së cilës ish edhe vet ), Enver Hoxhës dhe popullit tonë , ai kurrë nuk do të arrinte ato nivele artistike për të cilat pretendon edhe “nobelin”.
Enveri ishte sa i dashur me njerëzit aq dhe i rreptë me armiqtë e brendshëm e të jashtëm.
Enver Hoxha ishte i papajtueshëm me ata që vepronin në kundërshtim me interesat kombëtare ,apo që shiteshin te imperialistët e revizionistët e ndryshëm. Një ndër kapitullantët e parë që u zhyt këmbë e kokë në shërbim të Titos, ishte Koçi Xoxeja, i cili përgatiti platformën e shitjes së Shqipërisë te Jugosllavia, sikurse ishte meritë personale e Enver Hoxhës denoncimi i këtij renegati dhe dënimi i merituar apo dhe grupeve sabotatore e puçiste të mëvonëshme deri te ajo e M.Shehut. ( ja si ka deklaruar ish ambasadori amerikan J.Withers në tv : Po Mehmet Shehu ka qënë në shërbimi tonë )
Kur flitet për luftën e tij kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm duhet patur parasysh se nuk ish thjeshtë Enveri por dëshira e një populli të tërë i cili ish në roje të lirisë , pavarsisë dhe sovranitetit kombëtar. Thuajse gati të gjitha bandat e diversantëve të koordinuara nga zbulimet e huaja dështuan duke rënë në duart e forcave të divizioneve të ndjekjes e të mbrojtjes së popullit.
Enver Hoxha në radhë të parë ishte një demokrat i përmasave të mëdha
Ai ulej këmbëkryq në popull.Ai çonte në këmbë një Shqipëri të tërë kur vinte puna në mbrojtje të lirisë pavarsisë dhe sovranitetit kombëtar.
Por a ishte Enver Hoxha diktator ? !! Po Enveri ishte diktator – Ai ishte dhe ngeli përfaqesuesi më në zë i diktaturës së proletariatit.Por me kë dhe kundër kujt ishte diktator ? Kështu shtrohet çështja.Nëse Enveri nuk do përfaqsonte diktaturën e proletariatit ai nuk do të mund të përfaqsonte dot as demokracinë e gjërë puntorëve e fshatarëve. Prandaj klasat e përmbysura bejlerët e agallarët, pseudo-intelektualët ballisto-zogistat dhe armiqtë brenda vetë rradhëve të Partisë ( që i dëgjojmë sot nëpër Tv , apo që japin intervista ) e urrejnë kaq shumë … dhe mirë bëjnë , sepse nëse do ta donin ai nuk do të ish më i yni, por i tyre .
Me këtë diferencim klasor janë të lidhura edhe shumë masa të karakterit përparimtar të cilat u morën fill mbas çlirimit dhe që Partia Komuniste i pat premtuar .
Një ndër arritjet më të mëdha të asaj kohe ish edhe reforma agrare e cila u bë mbasi u shtetëzuan dhe kufizua prona e feudalëve të mëdhenj që i patën pirë gjakun popullit
Kjo e gëzoi jashtë mase fshatarin i cili gjithë jetën e vet tokën e kish ëndërr. Po kështu masa të mëdha u morën pèr hapjen shkollave dhe pèrhapjen e arsimit dhe të dijes sepse 78% e popullatës ish analfabete ,trashgimi kjo e mbretit të arratisur megjithse lufta kundër analfabetizmit kish filluar që gjatë luftës në formacionet partizane.
Rinia heroike u hodh në aksione për rindërtimin e vendit, hapjen e rrugëve të reja, bonifikimin dhe tharjen e kënetave, u projektuan e ndërtuan në kohë të shkurtër fabrika, uzina, kombinate, u mekanizua bujqësia, u ngritën vepra madhështore në fushën e energjitikës, u ngriten spitale e qendra të shërbimit shëndetsor, pa folur këtu për armatën e arsimtarve dhe të inteligjencës tonë. Masa të mëdha u morën për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë popullore dhe ajo që çudiste armiqtë ish përgatitja e një populli të tërë në roje të lirisë e sovranitetit kombëtar. Kishin ardhur kohë të tilla që me Shqipërinë s’mund të luhej dhe në se dikush do të hidhte një hap të tillë , duhej më parë t’i bënte llogaritë mirë .
Enver Hoxha përveçse ish një Marksist – leninist i madh po aq ishte edhe një demokrat i madh. ( Askush të mos vejë shenjën e barazimit t këtyre pseudo-demokratve të cilët janë kthyer në falanga fashiste dhe kanë lyer duart me gjak)
Ai qysh në fillim hodhi tezën e një regjimi demoktatik popullor, si forma e parë embrionale e mardhënieve socialiste që do të pasonin më vonë .I shte vet populli shqiptar ai që vendosi fatin e vet më 11 janar 1946 duke e cilësuar Shqipërinë si Republikë Popullore .Vet nocioni” Republikë Popullore “shpreh në thelb formën dhe përmbajtjen demokratike të shtetit.
Sot nuk është e rastësishme që kasta e re, bejlerët dhe agallarët e rinj, kulakëria e vjetër dhe e re, borgjezët e dhjamosur me komça të pantallonave këputur, e kanë hequr nocionin” popullore”- sepse ata s’janë më për popullin, ata tremben dhe kanë frikë nga populli.
Sot nuk ka më ushtri popullore sepse ushtria jonë është mish për top e “Nato “-s për në Irak e Afganistan nën petkun” paqeruajëts”. Nuk ka më polici popullore sepse policët e sotëm janë hallkë dhe shkop dajaku mbi kurrizin e popullit. Bile e kanë katandisur aq keq sa ngelën
me hanxhar në dorë jo si luftëtarët e çetave tona kryengritse , as si kasapët e sotëm, por si dikur eksploratorët e pyjeve tropikalë , veç me një ndryshim këta tanët janë kthyer në polici agrare që pastrojnë pyjet nga hashashi .
Enveri, asnjëherë nuk i lejoi vetes privilegje mbretërore ,si këta palaçot dhe klounët e sotëm të cilët vjedhin , të rjepin dhe më vonë dalin nëpër mitingje me “tam-tame” e bujë të madhe duke u betuar se do punojnë e do bëjnë aq shumë për popullin( dhe në fakt bëjnë aq shumë fëlliqsira që sìka lum e det ti lajë )
Ai ishte modest- ashtu sikurse është vet e vërteta,si vet populli që e lindi dhe e rriti..
Enver Hoxha, asnjëherë nuk e ngriti dorën kundër popullit sikurse bëjnë kriminelët e sotëm të cilët burgosin, plagosin e vrasin; – të hedhin në erë në mes të natës….dhe të mbajnë fjalimin funeralit në mes të ditës.
Ai, kurrë nuk e ngriti ushtrinë kundër popullit të vet, sikurse u veprua më 1997-tën…- përkundrazi kishte një popull të tërë të armatosur që mbronte fitoret e veta.
Nëse do të ish gjallë ai burrë në kohën e luftës në Kosovë ,nëse armiku nuk tërhiqej Divizionet tona do ta mbanin frymen ne Beograd ashtu si dikur Ushtria e kuqe ne Berlin dhe për më tepër sot Kosova nuk do kish kufij me Shqipërine, do kish të njëjtin flamur të njëjtin hymn.
Po të ishte gjallë ai burrë, flakë e zjarr do kish marrë gjithë Shqipëria dhe kudo të gjithë shqiptarët në trojet tona!
Jo më kot ai deklaronte…:
Mos luani me shqiptarin se, po u nxeh shqiptari, merr flakë e zjarr edhe stërralli….!
Nuk ka moment të kthesave historike ku Enver Hoxha të mos këtë thënë fjalën dhe të vepronte me vendosmëri të rrallë.
Ai, ishte mishërimi i një njeriu largpamës që projektonte dhe ecte më shpejt se vetë epoka.
Enveri, nuk ishte vetëm një atdhetar i zjarrtë, por dhe një dashamirës i popujve, një internacionalist i kalibrit te madh.
Ai, kudo dhe kurdoherë është vlerësuar për qëndrimet e veta internacionaliste në mbështetje të popujve liridashës dhe forcave progresiste kudo në botë.
Enveri, ishte një Marksist-Leninist i shquar me përmasa të jashtëzakonshme.
-Nga thellësia e mendimit i ngjan Marksit Engelsit Leninit e Stalinit…, nga aktiviteti revolucionar…, i ngjan vetëm Enver Hoxhës dhe popullit të tij.
Sot, reaksioni më i zi është ngritur në këmbë pas uzurpimit të pushtetit nga tradhëtia e renegatit Ramiz Alisë dhe bandës se tij; -kulakët e vjetër ballistë-zogistët; -diversantët e djeshëm me kufje në vesh , dhe ata të rinj që bredhin me bomba Tiranës ; janë ngritur si gjelat mbi pleh dhe kakarisin kundër tij.
Shpesh barazohet vepra e tradhëtisë së këtij renegati me atë të Enver Hoxhës. Tashmë është e
vërtetuar se Ramizi ish një agjent në shërbim të imperializmit, i cili punoi me qëllim për të shkatërruar atë trashgimi që la Enveri.Dhe ai me bandën e tij duke u riaktivizuar klasat e përmbysura dhe duke patur si mbështetje gjithë reaksionin ndërkombëtar ja arriti qëllimit. Populli i zemeruar ne fakt goditi tradhetine, ne fakt goditi revizionizmin dhe pabesine e Ramizit. Tashmë i madh e i vogël është në gjendje ta bëje kete diferencim.
Po kështu është për të ardhur keq kur gjenden në Kosovë edhe elementë të paditur të infektuar nga një renegat psikopat si Sali Berisha me tipare hitleriane që duke e deningruar u bëjnë qefin shovinistëve serbë . Disa e kanë nga niveli i ulët disa e kanë ngaqë kanë qënë e ngelen akoma bashkëpuntore te UDB-se dhe Serbisë .
Mirë bëjnë! -Kjo tregon lartësinë e piedestalit mbi të cilën Enveri ngrihet.
Do të ishte mëkat i madh dhe një zhgënjim për popullin nëse këta lloj plehrash do ta mburrnin ….dhe nëse do të ndodhte kështu, Enveri nuk do të ishte i yni…
Atë e do populli i tij, njerzit e ndershëm kudoqofshin patriotët e mëdhenj në të katër anët e trojeve tona !
Ja pse populli i ka dashur shqiponjat, – sepse, AI ISHTE NJË SHQIPONJË MALI NË FLUTURIM.

16. Tetor, 2016

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close