Publikuar me datën: Thu, Aug 2nd, 2012

Emina Çunmulaj: Modelimi përfaqëson atë që unë jam dhe dua

Ajo eshte shqiptarja me e njohur ne fushen e modes ne mbare boten, dhe nje nder emrat me te njohur ne pasarelat boterore, kjo eshte Emina Cunmulaj, e cila ka rrefyer ne nje interviste per suplementin “Summer time” ne gazeten “Koha Jone”, si e nisi rrugen si modele dhe se jo gjithcka eshte po aq e bukur sa duket ne pasarele. Emina, megjithese eshte nje vajze qe ka lindur ne TUZ(MALI I ZI), asnjehere nuk e ka mohuar se eshte shqiptare. Me nje bukuri trupore per t’u pasur zili, ajo thote se e ka trasheguar nga babai i saj, por gjithsesi ben shume kujdes me ato qe konsumon dhe ben shume yoga.

Kush ju ka zbuluar si modele?

 

Emina ÇunmulajEmina Çunmulaj

Talentin tim ne fushen e modelimit e zbuloi agjencia e mirenjohur boterore “Elite Model”, pasi une fitova ne nje konkurrim qe kishte hapur kjo agjenci per kerkimin e fytyrave te reja. Une prezantova ish-Jugosllavine e asokohshme ne kete kompeticion boteror aty dhe pas prezantimit tim firmosa nje kontrate me agjencine “Elite Model”. Ketu nisen hapa e mia te para si modele profesioniste.

 

E keni pasur enderr qe e vogel, apo e kultivuat me vone deshiren per t’u bere modele?

Te them te drejten, mund te duket e cuditshme, sepse shpesh vajzat e kane deshire te madhe qe te merren me modelimin, por per mua nuk ka qene kurre enderr, thjesht m’u dha rasti dhe une e pranova me duar hapur. Sepse ishte dicka shume e bukur qe nuk duhej humbur.

A ka vajza te tjera shqiptare qe merren me modelim, por qe nuk jane aq te njohura sa ju?

Po ka, pasi bukuria e vajzave shqiptare eshte dicka qe bie ne sy. Jane dy vajza qe jane ne fillimet e tyre dhe ende nuk e kane marre famen qe meritojne, por te siguroj qe edhe per to do te flitet shume shpejt. Keto dy vajza jane kosovare dhe punojne ne New York, Marigona Dragusha dhe Zana Krasniqi.

Keni sfiluar per emra te medhenj te modes, a mund te veconi njerin prej tyre, me te cilin keni pasur bashkepunimin me te mire, apo qofte edhe me te keq?

Kam pasur rastin, pasi une bej 10 vite qe sfiloj ne pasarel per gjithe kreatoret e mirenjohur boteror, per te vecuar Karl Lagarfelt, Tom Ford, Dolce and Gabbana, Fendi, Jean Paul Gaultier, Oscar de la Renta, Chanel, Valentino … Nga te gjithe, keto bashkepunime mund te them se lidhja ime personale me se shumti eshte me Valentinon, Jean Paul Gaultier dhe Dolce and Gabbana.

Ju jeni gjithe kohen e rrethuar nga njerez qe merren me moden, por cili eshte komplimenti me i bukur qe ju eshte bere?

Nje nga komplimente me te bukur qe me eshte bere dhe qe sigurisht une nuk e kam harruar kurre, eshte kur me kane thene se kam bukurine e brendshme me te madhe se e pamjen.

Dihet qe nje modele duhet te jete gjithmone shume e dobet, a mbani dieta te forta dhe a ka pasur raste qe keni pasur deshire ta lini modelimin duke u nisur nga ky fakt?

Fatmiresisht jam e dobet vete dhe nuk me eshte dashur qe te mbaja dieta shume te forta. Babi ime eshte shume i gjate dhe i dobet keshtu qe kam trasheguar genet e tim eti, por une gjithashtu bej shume yoga dhe ushqehem me gjera te shendetshme, sepse po te abuzosh sigurisht qe edhe kilet do te shtoheshin, pavaresisht genit shume te mire dhe do te shendoshesha.

A eshte po aq e bukur sa duket ne pasarela bota e modes?

(Qesh) Per hir te se vertetes, nuk eshte aq e bukur sa e mendon gjithe bota, pasi per te arritur ne pasarele ka shume kushte qe duhet te plotesohen me pare, konkurrenca eshte shume e madhe, perpos oreve te gjata ne prova zakonisht duhet te jesh dhe 3 ore ne para pergatitjet per daljen ne pasarele etj.

Sigurisht qe ne ate ambient ku ju modeloni keni njohje me meshkuj te kombesive te ndryshme, e keni menduar ndonjehere se i cfare kombesie do te jete burri juaj i ardhshem?

Sigurisht qe kam njohje te shumta, por une kam nje martese pas kraheve dhe ish-bashkeshorti im i pari ka qene shqiptar, por ajo ndarje ka qene shume e keqe per mua dhe me ka lene nje shije shume te hidhur, keshtu qe tani per tani nuk e kam ne mend martesen perseri, keshtu qe nuk mund te jap nje pergjigje te sakte ne lidhje me pyetjen tuaj.

Sigurisht qe nuk eshte e lehte me profesionin qe keni ju, te gjeni apo te mbani lidhjen, por jo e pamundur, nese njeriu juaj i zemres ne te ardhmen do t’ju kerkonte qe te hiqnit dore nga modelimi do ta benit?

Mendimi im eshte kur nje mashkull te dashurohet me mua duhet ta beje me gjithesine time dhe te me doje edhe me profesionin tim. Modelimi perfaqeson ate qe une jam, dhe nuk do te hiqja dore per askend qe do te ma kerkonte nje gje te tille.

Deri kur mendoni se nje modele eshte aktive ne pasarele?

Por nuk mund te them moshen e sakte, nese eshte kjo ajo qe po kerkoni, sepse varet sa suksesi qe korr gjate fillimit te karrieres. Sepse mund te jesh e re dhe te mos jesh shume aktive ne pasarele sikunder emra te pasarelave qe kane sfiluar edhe 40-vjecare.

Cilat jane projektet tuaja per kete sezon, ku do te jeni e angazhuar?

Nje nga projektet e mia me te reja eshte hapja e agjencise sime per modelim me emrin “EminaModels” dhe ne qofte se ka vajza shqiptare te interesuara, kudo qe jane te me kontaktojne nepermjet Facebook-ut po ashtu edhe ne e-mail tim eminanyc@gmail.com. Sa i perket projekteve si modele sapo jam kthyer nga Gjermania ku isha per nje jave, tani jam ne New York, me pas do te jem ne Spanje dhe pastaj ne New York perseri …Kjo eshte jete e nje modeleje, gjithmone ne levizje, sa ne nje vend te botes ne nje tjeter.

Por me gjithe kete angazhim qe keni, keni menduar se do te pushoni kete sezon veror, nese po, ku?

Por une bera disa dite pushime ne vendlindjen time TUZ (Mal te Zi), ku jam rritur dhe ne fund pas angazhimeve te punes do te shkoj me pushime ne Kine dhe Indonezi per 3 jave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close