Publikuar me datën: Mon, Apr 18th, 2011

Ekspertët propozojnë ndryshim të plotë të ligjeve zgjedhore

Prishtinë, 18 prill – Kosova ka nevojë për një kod zgjedhor të avancuar dhe me çdo ndryshim e plotësim të pjesshëm në ligjet që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor nuk do të mund të arrihet qëllimi për të pasur një klimë tjetër për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, vlerëson ish-kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së dhe  ekspert ligjor, Mazllum Baraliu. Duke i quajtur ligje të imponuara ligjet zgjedhore të dala nga Pakoja e Ahtisaarit, Baraliu ka thënë se “këto dy ligje të Pakos së Ahtisaarit janë të shkruara keq dhe ato kanë sjellë shumë dëme në proceset elektorale që i kaluam, kështu që ndryshimi parcial nuk arrin qëllimin e duhur për të pasur një legjislacion zgjedhor dhe një sistem zgjedhor të duhur për zgjedhjet e ardhshme”.
Sipas tij, për të pasur një reformë të mirëfilltë zgjedhore duhet të angazhohen ekspertë përkatës, të cilët mund të japin kontributin e tyre duke ofruar ide që Kosova të ketë një kod zgjedhor që përshtatet me rrethanat në vend.
“Në grupet punuese duhet përfshirë në radhë të parë ekspertët zgjedhorë dhe jo vetëm përfaqësuesit e partive politike, të cilët kanë bërë ndryshime kozmetike. Pra duhet të angazhohen ekspertë të kësaj fushe që bëjnë një projekt-kod siç e ka Shqipëria e  Maqedonia, ku do të përfshiheshin të gjitha ligjet elektorale dhe 14 rregullat e brendshme të KQZ-së, të cilat shpeshherë shkaktojnë probleme brenda vetë ligjeve”, ka deklaruar Baraliu.
Ai ka përmendur si më specifike çështjen e zonës zgjedhore, pastaj atë të kuotës e pragut për të cilat, sipas Baraliut, duhet një diskutim më i gjerë nëse dëshirohet që Kosova të ketë një platformë që do t’i mundësonte kredibilitet në zgjedhjet e ardhshme.
“Për shembull duhet debatuar thellë se a duhet shkuar pesë deputetë siç ishte tash edhe pse kjo cilësohet demokratike tek ne nuk u tregua si e tillë, sepse dikush nëpër vendvotime filloi t’i mbushë ata emra për të tjerët”, thotë ai.
Pastaj, sipas tij, problematike është edhe kuota. si dhe pragu zgjedhor që do të duhej të zbritej në tre për qind e padyshim se duhet të rregullohet edhe çështja e zonave, është shprehur Baraliu. Përveç këtyre, reforma zgjedhore duhet të përfshijë edhe çështjen e komisionarëve dhe të menaxherëve të vendvotimeve të cilët, siç ka vlerësuar Baraliu, janë kryesisht të zgjedhur në mënyrë partiake.
“Çështja e komisionarëve duhet të rregullohet. Ata nuk duhet të jenë të partive politike, por të jenë përfaqësues të shoqërisë civile. Gjithashtu menaxherët nuk duhet të jenë drejtorë të shkollave sepse janë përfaqësues të partive politike dhe vijnë në pozita udhëheqëse pikërisht pse u përkasin partive politike”, ka thënë Baraliu.
Ai e ka vlerësuar të domosdoshëm edhe reformimin e Ligjit për financimin e partive  i cili, sipas Baraliut, i ka favorizuar partitë që të mos i tregojnë burimet e veta të financimit dhe ka lejuar që të mos merren masa ndëshkuese ndaj tyre.
Edhe përfaqësuesi i koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në veprim”, Ismet Kryeziu, është shprehur se ligjet zgjedhore kanë nevojë për ndryshime rrënjësore.
“Ne do të kërkojmë një kodifikim i cili duhet të përmbajë një reformë substanciale e cila duhet të jetë rrënjësore duke përfshirë Ligjin për financimin e partive politike, Ligjin për funksionimin e partive politike  si dhe Ligjin për funksionimin e KQZ-së”, është shprehur Kryeziu.
Ai ka shtuar se tashmë kërkesat e shoqërisë civile nuk përfshijnë vetëm çështjen e zonave zgjedhore pasi që çështje me rëndësi të njëjtë janë edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit të vendit dhe ajo e kryetarëve të komunave.

Sipas përfaqësuesit të LDK-së në KQZ, Florian Dushi, ligjet zgjedhore kanë shumë mospërputhje në mes vetë ligjeve, të cilat duhet të mënjanohen me reformën zgjedhore.
“Çështja e listës së votuesve duhet të rishikohet edhe një herë për shkak se ajo listë vazhdon të mbajë emra të qytetarëve të vdekur, kjo duhet të rregullohet me ligjin përkatës. Gjithashtu duhet të rregullohet edhe çështja e komisioneve komunale zgjedhore, këshillave të vendvotimit, çështja e menaxherëve të qendrave të votimit, e cila nuk është  e rregulluar fare me ligj, sepse ata vetëm emërohen nga kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së”, ka treguar Dushi.
Përveç këtyre, Dushi ka vlerësuar se me reformën zgjedhore duhet të precizohet edhe mënyra e votimit me kusht, votimit përmes postës, si dhe të saktësohet numri i qendrave të votimit dhe i vendvotimeve. Kurse sa i përket pragut, kuotës dhe zonave, Dushi ka thënë se “këto janë çështje politike për të cilat duhet të vendosin partitë politike”. Për një reformë të thellë të ligjeve zgjedhore është shprehur edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Betim Gjoshi, i cili përfaqëson PDK-në në këtë institucion. “Ligji i ri duhet t’ia mundësojë KQZ-së që procesi zgjedhor të jetë sa më i thjeshtë dhe i menaxhuar dhe të mos komplikohet sikurse ka qenë deri më tash”, ka theksuar Gjoshi. Sipas tij duhet të hiqet vota me kusht dhe vota përmes postës, si dhe Kosova të mos jetë një zonë zgjedhore.
Edhe Gjoshi është shprehur i mendimit se është më se i nevojshëm ndryshimi i Ligjit për financimin e partive politike. Ai ka shtuar se duhet të nxirret Ligj i veçantë për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close