Publikuar me datën: Tue, Mar 1st, 2011

Ekspertët gjejnë shumë shkelje gjatë zgjedhjes së Presidentit

Prishtinë, 1 mars  – Behgjet Pacolli do të mund të ishte president legjitim i Kosovës nëse ende do të ishte në fuqi Korniza Kushtetues për vetëqeverisjen e Kosovës, me të cilën UNMIK-u e ka administruar vendin para shpalljes së pavarësisë.
Në një analizë të një grupi ekspertësh ndërkombëtarë, një kopje të së cilës ka arritur që ta sigurojë “Koha Ditore”, shkruhet se ka dallim mes procedurave të zgjedhjes së presidentit që i përcakton Kushtetuta e Kosovës, nga procedurat e Kornizës Kushtetuese, që del të jetë interpretuar në zgjedhjen e Pacollit.
“Sipas Kushtetutës, do të duhej të merrte pjesë shumica e të gjithë deputetëve ose 2/3 që është e përcaktuar në nenet vijuese, të cilat qartësojnë zgjedhjen e presidentit, dhe ndryshon në thelb me Kornizën Kushtetuese”, thuhet në këtë analizë, autorët e së cilës kanë preferuar të mbeten anonimë.
Sipas ekspertëve, Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut ka mundësuar që të mbahet raundi i tretë i votimit edhe vetëm me një kandidat për president, por Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë.
Sipas kësaj analize, të dy ish-presidentët e Kosovës, edhe Fatmir Sejdiu e edhe Ibrahim Rugova kanë ardhur në krye të Kosovës në bazë të Kornizës Kushtetuese, andaj nuk duhet përdorur si procedura krahasuese në rastin e zgjedhjes së Pacollit, i cili do të duhej të zgjidhej me anë të Kushtetutës së Kosovës. Por, shkruajnë ekspertët ndërkombëtarë, anonimitetin e të cilëve gazeta ka marrë obligim që ta ruajë, organizimi i tri raundeve të zgjedhjes së Pacollit është bërë në frymën e Kornizës, dhe jo në atë të Kushtetutës.
Analiza konstaton së gjatë zgjedhjes së Pacollit janë shkelur katër nga gjithsej gjashtë pikat e nenit 86 që përcaktojnë procedurën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Është shkelur edhe vetë statusi i presidentit i përshkruar në Kushtetutë si dhe është shkelur neni 70 që flet për mandatin e deputetëve. Shkelje ka edhe në nenin 74 të Kushtetutës që flet për ushtrimin e funksionit.
“Koha Ditore”, ka raportuar ditë më parë se si Pacolli ka shkelur Kushtetutën disa minuta pasi është zgjedhur president, duke e votuar kabinetin e ri qeveritar, gjë që ia ndalon akti juridik më i lartë i vendit, një presidenti të zgjedhur.
Megjithatë, në analizën e tyre, ekspertët ndërkombëtarë nuk janë marrë me veprimet e Pacollit, pasi që është zgjedhur. Ata kanë analizuar vetëm procedurën e zgjedhjes së tij.
Këta ekspertë vlerësojnë se procesi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës, që përshkruhet në Kushtetutën e Kosovës, nuk është procesi më i mirë, por ai përdoret në shumë vende të botës dhe rezulton të jetë i suksesshëm. Model të ngjashëm sipas tyre përdor Estonia.
Sipas ekspertëve, Kushtetuta e Kosovës nuk ka mundësuar raund të dytë për zgjedhjen e Pacollit, sepse ka qenë kandidati i vetëm. Raundi dytë dhe i tretë, sipas të njëjtës analizë, do të mund të organizohej vetëm nëse do të kishte më shumë se një kandidat për president.
Sipas këtyre ekspertëve, shkelja e Kushtetutës ka mundur të evitohej duke u zgjedhur Pacolli president edhe me 67 deputetë prezentë në sallë, pas daljes së opozitës.
Sipas tyre, “në rastin më të keq, në raundin e dytë të votimit do të duhej të kishte të paktën dy kandidatë për president.
“Po të kishin marrë pjesë dy kandidatë, atëherë ai që do të merrte më shumë vota në raundin e tretë do të zgjidhej president. Për shembull, zoti Pacolli do të duhej të nominohej si kandidat vetëm nga 30 deputetë prezentë në sallë. Tridhjetë të tjerë do të nominonin një kandidat tjetër. Një gjë e tillë do të mundësonte garën deri në fund”, shkruajnë ekspertët. Sipas tyre, një gjë e tillë është pamundësuar, për shkak se 67 deputetë kanë nënshkruar më herët nominimin e Pacollit, dhe si pasojë ata nuk kanë mundur të nominojnë pastaj ndonjë kandidat tjetër.
Duke i analizuar veç e veç, të gjitha pikat e nenit 68 të Kushtetutës, nen që në gjashtë pika definon mënyrën e zgjedhjes së presidentit, ekspertët konstatojnë se janë shkelur katër nga gjashtë pika të këtij neni, si dhe statusi i presidentit.
“Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, shkruhet në statusin kushtetues të presidentit.
Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, fakti që është kundërshtuar nga e tërë opozita dhe një numër aq i madh deputetësh, Pacolli nuk mund të jetë presidenti që kërkohet sipas këtij statusi të përshkruar në Kushtetutë.
Në pikën e parë të këtij neni thuhet: “Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë”.
Sipas ekspertëve SMS-të e publikuara në gazeta që i janë dërguar Pacollit nga këshilltari i tij Esad Pushkar, i cili thuhet se nuk ka qenë as në listën e mysafirëve për këtë seancë, tregon se ky kriter kushtetues për votim të fshehtë nuk është plotësuar gjatë votimit për Pacollin.
Sipas ekspertëve, SMS-të përveç urimit për president kanë treguar edhe për ndërhyrje në rezultat, që në vete “përveç shkeljes kushtetuese paraqesin edhe vepra penale që duhet të hetohen”.
Edhe pauza pesëminutëshe që ka zgjatur 45 minuta, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, tregon se ky kriter nuk është plotësuar. Ekspertët vlerësojnë se “deputeti z. Hashim Thaçi nuk ka treguar respekt ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke u larguar nga Kuvendi pa u dhënë pauza”, gjë që sipas ekspertëve tregon edhe për presion ndaj vetë kryetarit. Pika kulminante që dëshmon se kriteri mbi votimin e fshehtë nuk është plotësuar, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, është fakti se anëtarë që nuk janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, janë lejuar që gjatë pauzës të ndërhyjnë në vullnetin e deputetëve.
Duke e bërë një krahasim me procesin e rregullt zgjedhor, ekspertët përkujtojnë se SMS-të dhe videot e marra nga telefonat mobilë në vendvotime kanë shërbyer si bazë e mjaftueshme që të merren disa vendime për parregullsitë e zgjedhjeve. Po ashtu, telefonat nuk janë lejuar të përdoren në procesin e votimit, ndërsa prezenca e personave të paautorizuar në vendvotime ka qenë e parregullt.
E njëjta gjë, sipas këtyre ekspertëve, ka ndodhur edhe në Kuvend, në institucionin më të lartë shtetëror.
Pika dy e këtij neni, që tregon se presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë nga përfundimi i mandatit të presidentit të kaluar, sipas ekspertëve nuk është shkelur. Nuk është shkelur as pika tre e këtij neni që flet se cili shtetas i Republikës ka të drejtë të kandidohet për president. Mirëpo ekspertët tërheqin vërejtjen, se fakti se në këtë pikë thuhet se mund të kandidojë secili shtetas që i ka siguruar “nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, tregon për frymën e Kushtetutës, që kërkon më shumë se një kandidat.
Të tria pikat tjera, ajo katër, pesë gdhe gjashtë janë shkelur.
Pika katër e këtij neni thotë: “Zgjedhja e presidentit bëhet me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.
“Kjo pikë përcakton dhe definon në mënyrë shumë të qartë se për zgjedhjen e presidentit kërkohet 2/3 e të gjithë deputetëve, pra e 80 prej tyre. sipas ekspertëve, në dy raundet tjera do të mund të procedohej, po të kishte edhe një kandidat, por në këtë rast ka pasur vetëm, një”, thuhet në vlerësimin e ekspertëve.
Pika pesë e këtij neni thotë: “Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë mes të dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të lartë të votave në raundin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve zgjidhet president i Kosovës”.
Në këtë pikë, sipas ekspertëve, janë edhe shkeljet më të mëdha të Kushtetutës. “Votimi i tretë është bërë sipas Kornizës Kushtetuese të UNMIK-ut. Kjo pikë me sa duket është keqkuptuar apo u është keqinterpretuar paraprakisht deputetëve. Kjo pikë, në mënyrë recidive e përcakton se raundi i tretë duhet të zbatohet vetëm në rastin kur ka dy apo më shumë kandidatë”, vlerësojnë ekspertët. Sipas tyre nëse nuk do të ishte kjo pikë kushtetuese, neni që flet për shkarkimin e presidentit e që kërkon 2/3 e votave do të ishte i pakuptimtë.
Ekspertët vlerësojnë se mozgjedhja e Pacollit nuk do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Pika e gjashtë që flet për këtë çështje thotë: “Nëse në votimin e tretë, asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve”.
Sipas ekspertëve, edhe ky nen flet për rastet kur ka më shumë së një kandidat, dhe jo për rastin në fjalë, ku Pacolli ka qenë kandidat i vetëm.
Ekspertët kanë shpjeguar se shkelje ka pauza dhe presioni ka bërë që të shkelen edhe dy nene të Kushtetutës. Është shkelur neni 70, që flet për mandatin e deputetëve dhe neni 74 i Kushtetutës, që flet për ushtrimin e funksionit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close