Publikuar me datën: Fri, May 13th, 2011

Edhe një hap drejt përfaqësimit reciprok Kosovë – Shqipëri

Prishtinë, 13 maj – Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, pasi e ka shqyrtuar për të dytën herë, e ka miratuar sot propozimin për MPJ-në lidhur me përfaqësimin reciprok ose të përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë. Kryetari i komisionit, Albin Kurti, i cili e ka drejtuar takimin, ka theksuar nevojën e inicimit të një marrëveshjeje të tillë për përfaqësim reciprok ose të përbashkët në vendet e treta.
Propozimi mbështetet në nevojën që në vendet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe në vendet, në të cilat përkundër njohjes, ende nuk është shtrirë përfaqësimi diplomatik i Kosovës, të ketë përfaqësim të vendit tonë. Është pohuar gjithashtu që përfaqësimi reciprok ose i përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka për qëllim përmbushjen e nevojave dhe realizimin e interesave të shumta të qytetarëve tanë jashtë vendit, zvogëlimin e shpenzimeve buxhetore të  Kosovës, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik e të këmbimeve kulturore.
Propozimi do t’i dorëzohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës që ta fusë në Programin e saj të punës.
Anëtarët e komisionit e kanë mbështetur idenë që propozimi për përfaqësim reciprok ose të përbashkët, t’iu dorëzohet komisionit homolog në Shqipëri dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë si dhe Ambasadës tonë në Tiranë.
Është mbështetur qëndrimi që konform Rregullores së Kuvendit, komisioni, por edhe deputetët e Kuvendit, nëpërmjet raporteve të shkuara, të njihen me rezultatet e vizitave jashtë vendit të përfaqësuesve parlamentarë të Kosovës. Është kërkuar gjithashtu që komisioni, në çdo gjashtë muaj, të njihet për rezultatet e diplomacisë parlamentare të legjislativit të vendit.
Në takimin e sotëm të Komisionit  ishte paraparë edhe raportimi i ministrin Enver Hoxhaj, rreth njohjeve të reja, por kjo pikë është shtyrë për ndonjë mbledhje të komisionit, për shkak të agjendës së ngjeshur të ministrit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close