Edhe LDK dënon mbylljen e TV Mitrovicës

Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të thellë ka marrë lajmin për ndërhyrjen e djeshme të Komunës së Mitrovicës dhe të Policisë së Kosovës në RTV Mitrovica.
Veprimi i tillë, po ashtu, është joligjor, meqë kontesti ndërmjet RTV Mitrovica dhe Komunës së Mitrovicës ende nuk ka marrë një përgjigje nga gjykata.
LDK-ja konsideron se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të ndërhyjë në rastet kur kontestet pronësore ende nuk janë zgjidhur dhe të cilat gjykata nuk ka marrë vendim.
LDK-ja kërkon nga PDK-ja që të heqë dorë nga shantazhet, kërcënimet dhe ndërhyrjet që po bën në vazhdimësi ndaj medieve.