Publikuar me datën: Mon, Jan 9th, 2012

E marta s’është më ditë pazari në Prishtinë

Prishtinë, 9 janar – Për më shumë se pesë dekada, e marta në Prishtinë nuk ka qenë ditë e zakonshme. Krejt javën ata që kanë pasur çka të shisnin dhe atyre që është dashur të blinin, janë bërë gati për këtë ditë. E marta ka qenë dita e pazarit, por nuk është më. Tradita vazhdon të mbahet në disa qytete të tjera, por jo me namin e dikurshëm.

Të moçmit e kujtojnë atmosferën që krijohej dikur, në tregun kryesor të Prishtinës së dikurshme, aty ku edhe sot zhvillohet pazar, në zemër të Prishtinës së Vjetër. Për ish-kryetarin e Prishtinës, Sherafedin Sylejmani, tregu dikur ka qenë i organizuar në mënyrë stihike. Rregull është vënë tek pas Luftës së Dytë Botërore. E aty ku sot është qendra e qytetit, deri gjashtë dekada më herët çdo të martë ka qenë vend ku është bërë tregti me bagëti.

Ata që tash më shumë se 20 vjet janë në tregun e gjelbër në Prishtinë, tregojnë se atmosfera aty ka ndryshuar. Pazar bëhet çdo ditë njësoj.

Ish-kryetari i Prishtinës, në vitet 60-ta, Sherafedin Sylejmani (82) një

prishtinas i moçëm, ka rrëfyer për historikun e pazarllëkut në

kryeqytet. Referencë, i merr dy luftëra. Flet për tregun para dhe pas

Luftës së Dytë Botërore, dhe për tregun para dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Për formën e parë të tregut në Prishtinë e ka një vlerësim. Ai ishte stihik.

“Para Luftës së Dytë Botërore tregu ishte i organizuar në mënyrë

stihike. Ishte një kaos. Mallrat ishin të vendosura përreth rrugës, në trotuare”, ka kujtuar Sylejmani, i cili rrëfimet për tregjet i ka të

dokumentuara edhe në monografinë e tij për Prishtinën, që është botuar këtë vit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Sylejmani kujton se prishtinasit kishin shndërruar tani më në rregull që në treg të kryenin të gjitha furnizimet. E për këtë ishte një ditë e caktuar – e marta.

Të martave në kryeqytet, frekuentimi nuk bëhej vetëm atëherë në qendër të qytetit. Aty ku sot është zemra e qytetit, gjashtë dekada më parë ka qenë treg i bagëtive. Çdo të martë, lopë, kuaj, dele, e pula janë bërë bashkë në oborrin ndërmjet ndërtesës së KEK-ut (Toskana) dhe ish-objektit të armatës ushtarake (v.j. Eulex-i), mu aty ku sot gjendet ndërtesa e hotelit Grand.

“Deri në vitin ’50 bagëtitë janë shitur aty”, ka thënë Sherafedin

Sylejmani. Por atyre që u është dashur që natën ta kalonin në

kryeqytet, nuk e kanë pasur luksin e një hoteli me kushte të sotshme.

Por Sylejmani tregon se nuk ka qenë keq.

“Vetëm në rrugën Posderka kanë qenë katër Hane”, ka thënë Sylejmani. Ani pse nuk ekziston më, ende sot pjesa ku ka qenë Hani i Dilit, në rrugën Xhemajl Ibishi njihet me këtë emër.

Sylejmani ka numëruar edhe disa tregje më të vogla, ku të martave bëhej Pazar. “Drunjtë shiteshin përreth lumit Prishtevka dhe në lagjen Posderka. E me sasi të vogla shiteshin mallra edhe në hapësirën ku sot është përmendorja e trekëndëshit”, ka kujtuar Sylejmani, pos atij më lagjen Ulpiana, që ishte hapur pas decentralizimit të tregut. Teksa i kthehet edhe njëherë tregut kryesor, Sylejmani ka përshkruar atmosferën aty.

Sociologu i kulturës, Artan Muhaxhiri, thotë se në të kaluarën, “Dita e Pazarit në Prishtinë” ka pasur rëndësi të jashtëzakonshme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sociokulturor. Natyra e organizimit shoqëror në periudhën para zhvillimit infrastrukturor dhe industrial në Kosovë e ka diktuar pazëvendësueshmërinë e kësaj dite për tregti dhe komunikim

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close