Publikuar me datën: Thu, Feb 23rd, 2017

E DOJA PIKTURËN, POR ZGJODHA KËNGËN

-Intervistë me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, RESHIT BOKA-

Radio Zeri i Mitrovices: -Ju jeni një këngëtar i mirënjohur i muzikës popullore. Po sot në tregun e muzikës ka shumë këngëtarë të gjinive e llojeve të ndryshme te muzikës. A mendoni se tregu i këngëtarëve ka nevojë për një rregullator?

Përgjigje: -Tregu i këngëtarëve sot në Shqipëri është relativisht i shumëllojshëm, ku secili këngëtar gjen veten e tij. Kam përshtypjen që vetë koha dhe niveli i gjithësecilit bën diferencën dhe kushdo ka audiencën e vet. Sot jane televizionet ata që promovojne vlerat e gjithësecilit, por jo të gjithë kanë mundësinë monetare të ekspozojnë e të tregojnë vlerat e tyre. Në Shqipëri mungon një institucion i mirëfilltë që të merret me talentet, siç ka qenë dikur, kur kishte shtëpi e institucione të tjera kulture.

Radio Zeri i Mitrovices: – Çfarë po kërkojnë të realizojnë këngëtarët me videoklipet e tyre, dukjen apo talentin?

Përgjigje: – Ka nga ata këngëtarë qe i japin shumë rëndësi pamjes vizuale, që është pjesë e pandarë e videoklipit. Rëndësi ka fabula e këngës dhe melodia, dhe padyshim interpretimi profesional i këngës, orkestracioni… Për mua personalisht, nëse këta komponentë janë në nivel të kënaqshëm, ana vizuale duhet të jetë sa më thjeshtë. Ky është mendimi im personal, pa paragjykuar të tjerët.

Radio Zeri i Mitrovices: – Bashkëpunimet me tekstshkruesit, kompozitorin etj. Janë një faktor i rëndësishëm në realizimin e një kënge me nivel dhe të pëlqyeshme për publikun. Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj të vazhdueshëm?

Përgjigje: – Bashkëpunëtorët e mi ndër vite kanë qenë autorë tekstesh si profesori, poeti, miku im i mirë Z.Jorgo Papingji, kompozitori Edi Balili, kompozitori Fatmir Lela, pinjoll dhe ruajtësi i vlerave të folkut, vëllai i klarinetistit legjendë Remzi Leles Çobanit.

Radio Zeri i Mitrovices:- Kur një këngëtar quhet i suksesshëm për ju?

Përgjigje: – Një këngëtar quhet i suksesshëm atëherë kur del në skenë, i meriton duartrokitjet dhe e do populli i tij, gjithashtu kur i këndohen këngët e tij në çdo ambient familjar apo shoqëror. T’ju tregoj një rast unikal me sinqeritet: Sapo u kthyem nga një turne në Itali, në Savona, ishim në dt 17 dhe 18 shkurt….Përveçse u pritëm jashtëzakonisht mirë nga shqiptarët që jetojne atje , jemi mahnitur nga një italian, pronar i një restoranti të madh, Stefano quhej, i cili në restorantin e tij kishte këngët tona që i transmetonte për klientët e tij, pjesa më e madhe e të cilëve ishin italianë. Rast unik, pasi nuk besoj se ndodh shpesh…U befasuam sinqerisht.

Radio Zeri i Mitrovices:- Cilët janë miqtë e tu më të mirë artistë? Çfarë ke mundur te mësosh prej tyre?

Përgjigje:- Miqtë e mi këngëtarë janë kolegu i përhershëm, me të cilin bashkëpunoj prej më shumë se 20 vitesh, Bujar Cici. Pastaj janë edhe Greta Zani, Artiola Toska, Valbona Halili…..Pa dyshim që kemi marrë dhe dhënë shumë me njëri – tjetrin, sepse ky profesion është i bukur dhe ka sekretet e veta specifike.

Radio Zeri i Mitrovices:- Pse keni zgjedhur pikërisht rrugën e këngëtarit?

Përgjigje:- Unë në fakt në tetëvjeçare kisha talent për pikturë dhe njëkohësisht edhe këndoja bukur, pra e kisha të lindur. Por nuk vazhdova për pikturë, vazhdova talentin me kitarrë akustike dhe elektrike. Nja dy kitarra i kam bërë me duart e mia para viteve 90. Dilnim nëpër mbrëmjet e vallëzimit që organizoheshin në shkollat e mesme, ne dekadat e majit e pastaj në vijim në aktivitete të ndryshme të ansambleve popullore, pjesëmarrje sporadike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Por, gjithësesi nuk jam pishman që zgjodha këngën dhe jo pikturën, pavarësisht se, po të ulem të vizatoj, e shikoj që nuk më ka humbur talenti.

Radio Zeri i Mitrovices: – A do të kishte ndonjë motiv për të cilin ju mund të linit profesionin e këngëtarit?

Përgjigje:- Vetëm ndonjë arsye madhore do më detyronte ta lija këtë profesion. Më është bërë ushqim i pandashëm nga vetja, nuk rri dot pa kënduar dhe pa luajtur në instrumentin e kitarrës. Kam nja tri a katër të tillë në shtëpi së bashku me pianon. Në këtë të fundit luajmë të tre së bashku me Oltën dhe djalin, Stivin. Stivi është këngëtar në Tv Klan tek spektakli ” E diela shqiptare “,njëkohësisht muzikant kontrabas në Akademine e Arteve. Për Oltën nuk po flas më gjatë, sepse ajo njihet.

INTERVISTOI :ELTONA LAKURIQI

Per Radio Zeri i Mitrovices

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close