Publikuar me datën: Thu, Feb 3rd, 2011

Dy deputetë të Bashkimit Kombëtar lënë Vetëvendosjen për qeverinë

Prishtinë, 3 shkurt – Dy deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, që fituan mandatin në krah të kësaj të fundit, ende pa hyrë në Parlament kanë vendosur t’ia kthejnë shpinën Albin Kurtit. Në fakt, janë dy kandidatët nga Lëvizja për Bashkim, që garoi në koalicion parazgjedhor me “Vetëvendosjen”. Për më tepër, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli mund të jenë edhe në qeverinë e ardhshme Thaçi.
Largimin nga Lëvizja “Vetëvendosje” e ka konfirmuar për “Epokën e Re” kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku. “Po, është e vërtetë që dy kandidatët e Lëvizjes për Bashkim  nuk do të jenë përfaqësues të Vetëvendosjes në Kuvend”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se marrëveshja me Vetëvendosjen ka qenë vetëm parazgjedhore. Ai po ashtu ka konfirmuar bisedimet me PDK-në për qeverinë e ardhshme.
Ndërkohë, në një intervistë për “Bota Sot”, më 25 nëntor 2010 – disa javë para zgjedhjeve nacionale, kreu i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku kishte thënë se do të bënte koalicion vetëm me ata që janë për bashkim kombëtar.
“Nuk është e saktë se ne e preferojmë opozitën. Ne duam ta marrim tërë pushtetin dhe ta formojmë një qeveri të bashkimit kombëtar dhe koalicion do të bënim me të gjitha ato parti politike që do të ishin pajtuar me programin e Bashkimit Kombëtar. Mirëpo pesë partitë politike, që e kanë pasur këtë rast, nuk kanë treguar interesim, shenja përmirësimi nuk duken, pra me ata nuk mund të bëjmë koalicion, ne do të bëjmë koalicion vetëm nëse ka interesim për bashkim kombëtar”, kishte thënë Klinaku.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close