Publikuar me datën: Sun, Aug 15th, 2010

Duke mare shkak nga ky incident qe ndodhi me humbjen e te riut 35 vjecar ne Himare

Duke mare shkak nga ky incident qe ndodhi me humbjen e te riut 35 vjecar ne Himare e para dua te shpreh ngushellimet e mia dhe gjithe komunietit per humbjen e nje jete!  Ne nje kohe qe akoma nuk dihej ekzakt se cfare ndodhi,  “Hieresia e Tij” Janullatos u nxitua menjehere ta trajtonte kete si nje problem etnik, dhe gjithashtu edhe kryebashkiaku i Himares Vasil Bollano!   Nuk vonoi shume dhe me se fundi u nxorr ne pah nga i ati  i personit qe shkaktoi kete aksident, qe nuk kishte asjnje gje te lidhur me urrejtje etnike e politike, por nje aksident qe i kishte ndodh cdo njeriu, sic kane ndodhur gjithe keto muaj behari ku vetem muaji Korrik u shpall si genjdje lufte nga keto aksidente!  I ati i personit qe shkaktoi aksidentin u shpreh keshtu,   “Djali ishte i traumatizuar, nuk erdhi në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Ngjarja u politizua në media. Ai ishte një aksident i ndodhur në rrugë. Jemi të gjithë shqiptarë dhe nuk ka vendpër diferenca etnike. I bëj thirrje Bollanos, mos politizo fatkeqësinë që ndodhi në rrugë. Djali është një 20-vjecar që nuk e njeh politikën, nuk i njeh dialektet dhe nuk njeh urrejtjen etnike. I lutem qarqeve politike të mos e politizojnë ngjarjen për të bërë kurban një 20-vjecar”, – deklaron ai teksa sytë i mban nga televizori, aty nga ku ndjek me vëmendje gjithcka për këtë ngjarje, që ngjalli reagim në mbarë vendin.  Po i veme vetem disa incidente te botuara ne “Dosjen e Zeze te Greqise”, duke marre parasysh qe disa nga ne mund ti kemi keto kercenimet me llafe si cdo komunitet tjeter, nuk jemi shquar ndodnjehere te bejme sherre etnike aq me teper te marrim jete njerzish per disa fjale te huaja, kur ne cdo cep te Shqiperise me teper degjon kenge te huaja sesa kenget tradicionale tonat, kjo sepse urrejtja etnike nuk eshte ne DNA tone!   Vetem para 2 javesh, komunieti shqiptar ne Veria te Greqise u terrorizua nga nacionalistet grek per nje zenie midis te rinjeve qe ndodhin kudo dhe asnje reagim as nga qeveria jone proteste ndaj qeverise Greke, dhe as qeveria Greke nuk beri ndodnje parandalim edhe pse familjaret emigrant te komunitetit shqiptar ishin ankuar per kete sjelle!  A mund te me thote, kush ka dalur e ka rraguar per keto incidente qe jane bere kundra shqiptareve?!  Keto jane vecse provokime qe qarqet shoviniste greke mundohen per te trubulluar politiken dhe harmonine qe shqiptaret kane jetuar gjithmone midis komunitetve te ndryshe.   Tjeter reagim shume i nxituar ishte edhe nga vete kryeministri Berisha kur tha se,  “Unë shfrytëzoj edhe këtë rast, pasi jam lidhur edhe me Kryetarin e Bashkisë dhe i kam përcjellë familjes ngushëllimet, t’i shpreh sërish familjes ngushëllimet, sepse është një akt i shëmtuar të vrasësh dikë duke u kthyer në shtëpinë e vetë. Është një akt barbar”- deklaroi më tej, kryeministri Berisha!  Nga se u nxitua menjehere z. Berisha te thoshte se ky ishte nje akt i shemtuar e jo nje aksident ashtu sic doli me ne fund?  Me poshte keni disa incidente te ketyre 2 dekadave: 

 
 
Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994
Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.
 
Operacionet fshesa, 1995
Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ’94-’95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.
 
Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997
Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.
 
Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002
I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.
 
 
Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003
Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.
 
Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003
Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.
 
 
Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004
Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.
 
Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004
36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.
 
Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005
Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.
 
Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005
Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.
 
Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006
Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.
 
 
Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007
Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.

Pergatitur nga Aulona B. Capaj

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close