Publikuar me datën: Sun, Dec 5th, 2010

Duhet të bojkotohen zgjedhjet parlamentare në “Republikën” e Kosovës!

Duhet të bojkotohen zgjedhjet parlamentare në “Republikën” e Kosovës!

Krizën institucionale në “Republikën” e Kosovës e shkaktuan të huajtë, vetëm e vetëm që ta riparojnë defektin e zgjedhjeve të vitit 2007, kur në këto zgjedhje parlamentare atëherë (në vitin 2007) nuk dolën as 40 % -shi i elektoratit të Kosovës, dhe me ç’rast grupit të Prishtinës për në bisedimet e rradhës me Beogradin, që do të duhet të mbahen shumë shpejt, mbi të gjitha dhe ndër të tjerat, i mungonte edhe legjitimiteti i popullit shqiptar të “Repulikës” së Kosovës.
Skenaristët e huajë, në bashkëpunim edhe me aktorët e tyre shqipfolës të Prishtinës, synojnë që Kosovën shumë shpejt ta rifusin në bisedime me Serbinë, dhe gjithashtu populliun shqiptar të Kosovës edhe ta mashtrojnë, siç e kanë mashtruar deri me tani, se gjoja bisedimet e rradhës me Serbinë do të jenë vetëm bisedime teknike, por që në fakt bisedimet e rradhës Prishtinë-Beograd, mbi të gjitha do të jenë bisedime politike, ku pala shqiptare e Prishtinës edhe kësaj rradhe do të bëjë kompromise (lëshime) edhe më të mëdha dhe edhe më të dhimbshme, se sa ka bërë në bisedimet e kaluara në Vjenë, ku nga Prishtina u pranua “Pakoja e Ahtisaarit”, “Pako…” kjo që asnjëherë nuk u pranua nga Beogradi.
Për fatin tonë të keq , edhe disa organizata patriotike të Kosovës, të cilat në këto zgjedhje parlamentare do të garojnë nën siglën e Lëvizjes VETëVENDOSJE!, kanë rënë pre e këtyre skenarëve antishqiptarë të të huajve dhe të mafias politike të Prishtinës, prandej degët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) në “Republikën” e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet të bëhen forca motorike kryesore e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fillimisht duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare (të parakohshme dhe të jashtzakonshme), që do të mbahen më 12 dhjetor, dhe më pas edhe duke organizuar protestat mbarë-popullore kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe pastaj për të vazhduar edhe me organizimin e Referendumit Mbarë-Kombëtar (Plebishitar) për ribashkimin kombëtar shqiptar.
Organizatat patriotike t
ë Kosovës, të bashkuara me Lëvizjen Vetëvendosje!, edhe sikur të arrijnë që ta kalojnë pragun elektoral (të 5 %-shit) dhe të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm që nuk do të munden të zgjidhin asnjë cështje dhe aq më pak edhe të pengojnë skenarin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, por përkundrazi, edhe ato do të bëhen pjesë e këtyre skenarëve dhe të pazarllëqeve anti-shqiptare ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, prandej edhe gjykoj dhe gjithashtu edhe apeloj që edhe këta organizata patriotike, me në krye Lëvizjen Vetëvendosje!, t’i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare (të jashtazakonshme dhe të parakohshme), të 12 dhjetorit 2010, në “Republikën” e Kosovës.
Duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare, t
ë 12 dhjetorit 2010, do të ishte një fitore e madhe për ardhmërinë e Kosovës, për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që në këto zgjedhje të mos marrin pjesë më shumë se 40 %-shi i elektoratit shqiptar të “Republikës” së Kosovës.
P
ërmes këtij veprimi qytetar, demokratik dhe mbi të gjitha edhe kombëtar, kur të fillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe të gjitha organizatat patriotike në “Republikën” e Kosovës do të kenë mundësine dhe të drejtën legjitime që të mos i njohin këto bisedime dhe as edhe kompromiset (lëshimet) e dhimbshme të Prishtinës ndaj Beogradit, prandej le të mobilizohemi bashkarisht dhe masovikisht për bojkotimin e zgjedhjeve paralamentare, të 12 dhjetorit 2010, në “Republikën” e Kosovës.

* Autori është kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

Tiranë, më 05 dhjetor 2010

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close