Publikuar me datën: Mon, Oct 31st, 2011

DRITE HIJET E ‘BASHKIMIT KOMBETARE….!-Nga Fatos Ashiku

Qe rrugetimi drejt nje Bashkimi Kombetare eshte nje proces i pakethyeshem tashme eshte nje ceshjtje e kopsitur dhe, qe nuk dyshohet.Madje aq evident eshte, qe gjasat jane, qe po e pergatisin te tjere te na e japin si nje ‘hallve ‘ ne dite moti.
Ashtu sikur edhe nder shkrime te tjere ku i referohem kesaj teme ,Ceshtja e nje Beselidhje ,aq me teper e nje Beselidhje te re Shqipetare eshte: qe ky proces te pershkoje ate rrugetim permes te cilit te perqasej ajo mendesi dhe kerkese qe aspirata kombetare e ka te ngjizur ne idealin kombetare.
…Bashkimi Shqipetare ne nje komb prej kohesh eshte bere teme e dites ,ngaku studjues, politologe, analiste dhe poseidues te vlerave kombetare e trajtojne si nje nder ceshtjet kyce prioritare te gjallimit Shqipetare. Kjo as qe ka dyshim , se ne stadin aktual ku nderthuret qeverisja ne kuadewr te Baskjimit Europian pyetja sfilitese endet e dyzuar se: a duhet Bashkim Kombetare ne nje njesi te vetme apo vete integrimi ne B.E. eshte nje ekuivalente qe e permbush pa ekuivok kete kerkese imperative.
Eshte pikerisht kjo dileme torturuese e cila shpreh shkallen e vetedijes se pangjizur ne lartesine e duhur te nje kombi , qe e mbart nje situate amullije te tille .
Dhe te gjendur ne kete hulli stresive, hamendjet dhe opsionet nisin te gjallojne si kerpudhat pas shiut.
Dhe ceshtja nuk eshte per kete si nje proces ui natyreshem ku ertikulohet nje gjendje normale per te parashtruar ide dhe platforma, por per ate qe na vjen e stisur mbase prej nga nuk e kemi informimin e duhur.
Duke gjykusar ne teresinee procesit koruptiv te gjallimit te shoqerise ne nje kuader qeverises ,nuk mundesh te mos mbahet ne konsiderate fakti :qe edhe ne mesin e vete forumeve shoqerore, organizatave te ndryesheme te vecanta te cilat mbartin programin e bashkimit kombetare te mos kete te tille ‘kolona te pesta’.
Pa menduar se aludimi ka te beje; me tradhetare dhe tradhetira gjykimi te con ,se vete gjendja dyzive dhe amullija qe e ka shoqeruar kete proces nder dekada dhe vite ,ka mundesuar natyreshem ne dekantimin e nje atmosfere bajate ku, retorika te zere jo pak vend , perkundrejt aresyetimit me baze dhe vendimerrjes unike.
Pra shqetesimi qe merret persiper te vije permes ketij shkrimi ka te beje , me ate: qejemi ne kohe apo tejet te vonuar.. ne opsionin e ketij Bashkimi,gjykuar se si e ne c’permase e me c’mjete do e bejme kete bashkim te trojeve dhe procesin ne teresi? synimi konkret eshte: te sjellim ne vemendje trashegimine qe na vjen e realizuar nder motet e arta Shqiptare si Beselidhja e Lezhes dhe Lidhja e Prizrenit..ku vendimarrjet historike per aq sa ja dolen kaluan permes nje vendimarrje unike.
E thene kjo keshtu tenton te na jape nje trajte te qarte se si po veprohet ne motet e sotme ku, pavaresisht rrethanave historike aspirata mbetet e njejte dhe domozdoshmerija po ashtu jetike.
Pasi sido te kamuflohet me objektivat e shekullit te ri, asimilimi i Shqipetareve mbetet evident por edhe gjallimi jetesore normal i tyre,edhe pse nuk kemi ate rrezik te copetimit , por mbetet i njejte se pamundesija e te berit shtet te tille me nje qeverisje sovrane dhe per tere Shqipetaret mbetete e njejte , madje me nje rrezik akoma me te madh ,pse behet: ne emer jo te copetimit por te ‘integrimit’ ku cdo vendimarrje e nxituar do kishte pas cmimin dhe vulen e vete hqipetarevet.
Gjykuar sa me siper lind me te drejte pyetja dhe shqetesimi i natyreshem ..me cte drejte flitet dhe ndermerren hapa sa te shkohet ne gjykaten e Hages duke shkuar me pretendimin se atje ke cuar zerin e tere Shqipetarevet?
Ku dhe ne cfare forme vendimarrese u shtrua kjo ceshtje. ku dhe ne cfare forme atje u be perfaqesimi i Shqipetareve?
Te besh nje platforme dhe te presesh like dhe pelqime ne internet apo te marresh konsiderata apriori kjo nuk perben bazen e thelbin e veprimtarise unike te nje vendimarrje unike kombetare.Pasi sido te vijne konsideratat apo bindja se kjo eshte mendim unanim i Shqipetareve vete mungesa e kesaj vendimarrjeje e kompromenton procesit kye e keput.Pasi mbetet fragmentare dhe jo i njejte, sikur te keshe marre verdiktin e mases se madhe te organizmave ,te cilat e mbartin ate pergjegjesi historike .aq sa edhe kane nje perfaqesim konkret dhe nje mase te madhe te verdiiktit qe e mbart gjykimi popullore.
Pra si u mor ai vendim. qe atje te kerkohet fjala vjen ..te percaktohen si kufinje te Shqiperise te cilat i kerkojme bazuar ne iks shtrirje gjeografike? dhe, kur e ballafaqon kete edhe nese do mbyllej ai sy qe thame , te del se :jashte teritoreve te Shqiperise ka lene apriori me ate mendesi gjykimi nje pjese jo te paket te trojeve.
Vendimarrjet historike sic thame te kesaj natyre pavaresisht mjeteve ne veprim, kurresesi nuk jane anashkaluar duke vepruar te tilla si:’ levizje apo lista’ ..por permes organizmash qe mbartin peshen e tradites dhe besueshmerise kombtare.
Kurdohere Beselidhjet Shqipetare ishin dhe mbeteten vendet ku mendjet Shqipetare dekantojne ate qe mbartet ne shperterat e kombit, pse per rrethanat e formesimit te vetedijes kombetare mbiujeteses se gjate permes hullime ndarese dhe poshteruese dhe mbijetese ato jane bere forma te gjalla e te vetme organizimi.
Sido te jene qellim mira projektet dhe opsionet atyre i mungon besueshmerija dhe siguria ngase nuk kane marre aprovimin e popullit, e jo keshtu ne menyre fragmentare por , permes organizatave , te cilave u dukhet ofruar vendi dhe menyra me e pershtateshme qe ta sjellin dhe ta suportojne verdiktin e njerezve qe e duan konkretisht bashkimin kombatare por ne baze te nje morali dhe ideolpgjije kombetare dhe jo kuturru.
Te nisesh te besh bashkim kombtare, jane te domozdoshme, jo vetem predispozita dhe qellimi i mire ..por morali me te cilen e mbart frymen kombtare , parimet me te cilat pershkohen detajet e veprimit kombtare. nje ideologji e tille, qe mbart realisht dhe unikisht ate qe e mbart padrejtesija historike.
Dhe pyetjet lindin nje pas njeres..Duke vecuar njeren..Kur nisi loja e copetimit te trojeve Shqipetare ? me i 1913 apo kohe me pare Lidhjes se Prizrenit?
Pra nuk mundesh te anashkalosh veprimet apo mos veprimet e marra ne kohet te ytilla me aresyetimet se kete e kerkoji Ismail Qemali ne vitin 1912…!’ Pasi mendesija, koha , rrethanart tashme flasin per tjera mundesi..pasi sot ke nje zhberje totale te sllavizmit ne Ballkan, ke nje renje te ndjeshme te ndikimit te megalidhese Greke me pasojat qe vijn pas nje krize te rende ekomomike dhe politike.
Fjala vjen keshtu apriori duke thene: Te thonin euroatlantiket te cileve u referohesh duke thene se pa vepruar ata as qe mendohet..!’ te cilet .te thone : c’thoni more perse i qani hallet kaloresit qe i varen kembet..ju pse nuk kerkuat ate qe eshte juaja ..jua japim apo jo? ‘c’do te mbetet te thuhet?
Ja pra se duke lene jasht troje te shumta banohen apojo sot nga Shqipetaret ,pasi njihen reperkusionet dhe progomet masive shperngulese , procesi i gjate i shpernguljeve masive ne territore te tera si ne: Nish e tere krahinen e tije ne malesi te madhe por ne mjaft tjera qe nuk po ndalemi, (pasi kjo eshte teme e posacme , ketu vecse po e trajtojme ceshtjen si ffenomen)ku Shqipetaret u degdisen me dhune u vrane dhe ju nenshtruan nje procesi shfaroses.
Per keto kush do te flase? Po per 1000 e ca fshatra ne juge te Shqiperise qe jane nen Greqi te cilet flasin Shqip dhe jane troje tonat, kush do te flase? Po per ate qe Camerija na del jashte konteksit kombetare dhe atje na u krijoka nje ‘zone neutrale?! ‘ po per ate kush do te flase? Te kerkosh kete: ta besh camnerine ‘neutrale mes Grekut dhe Shqiperise…!’ eshte ta besh hasha ceshtjen came.Pasi edhe vete Kocsova me tere gjasat e saje me tere kete pretektorat nuk mundet te jetoje gjate mes Serbise dhe Shqiperise.Pasi ndikimi grek ne Cameri dhe Serb ne Kosove natyreshem do te bjere mbi ta mizorisht.
GJITHSESI DEBATAVE PER CESHTJE KONKRETE APO MENDIMEVE TE KUNDERTA APO PRO, AJO QE DUHET TE NDODHE SA ME PARE ESHTE: BERJA UNIKE ME SEPARI TE TERE ORGANIZATAVE , GRUPIMEVE, SHOQATAVE TE CILAT KANE VERDIKT PER TE SHPREHUR ,TE CILAT DUHEN BERE NJESH NE NJE ORGANIZEM TE VETEM, OSE GJITHPERFSHIRES, QE ATJE TE SHKOHET PER TE NJESUAR PROGRAMIN DHE VEPRIMIN UNIK MJETET E DUHURA TE VENDIMERRJES UNIKE KOMBTARE PER BASHKIM.
BESELIDHJA E RE KOMBETARE SHQIPETARE..tashme prej muajsh: eshte nje realitet historik, nje premise qe pret te sherbeje si nje kontribut real drejt nje unifikimi te tere faktoreve dhe subjekteve Shqipetare ne nje organizem te tille gjithe perfshires, qe jo vetem mbart pervojen historike te sjelle prej hereshmerive te levizjeve kombtare por perben, te vetmin garant per nje ndryshim te shpejte dhe pa traume te nje mentaliteti teresore qeverises qe kerkojne integrimet bashkohore, duke patur shqetesimin paresore ,te behet nje bashkim per Shqipetaret dhe te vendosin Shqipetaret , te kihen parasyesh interesat e tyre dhe te mnbrohen para cdo mundesije konkurimi ne kuader bilateral apo multibilateral tej sa e mbart ne duikje nje B.Europian i cili behet i brishte edhe nga nje veto e vetme…!

F.Ashiku’ Shqiperi’ Kruje Tetore 2011

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close