Publikuar me datën: Sun, Mar 28th, 2010

Drita Krasniqit çmimi për vepër jetësore

Prishtinë, 28 mars – Për të dytën herë me radhë Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Ministria e Kulturës, të shtunën, kanë ndarë Çmimin për vepër jetësore dhe çmimet për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi”. Çmimi për vepër jetësore iu nda aktores Drita Krasniqi, ndërkaq asnjë nga 26 dramat konkurruese për 3 çmimet e para për dramë origjinale shqipe nuk kishte arritur të bindte jurinë vlerësuese për çmimin e parë. Çmimi i dytë i takoi dramaturgut nga Shqipëria, Albi Brahusha, për dramën “Përtej kufijve të pushtetit”, ndërsa i treti dramaturgut Fadil Hysaj për dramën “Shtëpia në ankand”.
“Çmimi më erdhi në këtë pranverë, ma freskoi shpirtin dhe më dha më shumë mbështetje në dashurinë që e kam për tempullin e teatrit”, ka thënë e emocionuar Drita Krasniqi, teksa drejtoresha e TKK-së, Burbuqe Berisha, ia ndau çmimin.
Drejtori artistik i Teatrit Kombëtar, Jeton Nezraj, i cili bashkë me Musa Ramadanin, Ilire Vinca-Çelajn, Jusuf Buxhovin dhe Shkëlzen Maliqin kanë vlerësuar dramat konkurruese, duke lexuar vendimin e jurisë, ka thënë se drama shqipe ka disa prurje të reja dhe interesante, por që në përgjithësi ende lëngon nga të metat që tashmë kanë fiksuar bindjen për “krizën e dramës kombëtare”.
“Në juri ka mbizotëruar mendimi se konkursi “Katarina Josipi” duhet të mbajë një kriter më të avancuar për çmimin e parë në mënyrë që të mbrohet prestigji i tij”, ka thënë Neziraj.
Shkrimtari Eqrem Basha ka thënë se është e vërtet se drama përjeton një krizë në krahasim me gjinitë e tjera të letërsisë, sado që sot ka mjaft emra të rinj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close