Publikuar me datën: Thu, Jul 21st, 2011

Driblimi” politik i Serbisë me Haxhiqin

Bruksel, 21 korrik – Ditën kur në Bruksel është dashur të zhvillohej rundi i ri i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar të arratisurin e fundit nga drejtësia ndërkombëtare, ish-liderin politik të serbëve në Sllavoninë Lindore, Goran Haxhiq. Kështu, kur priteshin kritikat e shtuara ndaj Beogradit për shkak se Serbia ishte kësaj radhe shkaktare e anulimit të dialogut me Kosovën, BE-ja mbeti me gojë hapur (apo gojëmbyllur) dhe në vend të kritikave Serbisë i dërgoi urime dhe lëvdata, shkruan korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Brukseli. Reagimet e BE-së erdhën nga niveli më i lartë dhe e përbashkët e tyre është se vlerësojnë se ky arrestim hap edhe më rrugën e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. “Bashkimi Evropian fuqishëm mirëpret  arrestimin e Goran Haxhiqit nga ana e autoriteteve të Serbisë. Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në realizimin e perspektivës evropiane të Serbisë dhe në të njëjtën kohë është hap kyç për drejtësinë ndërkombëtare. Ne përshëndesim vendosmërinë e lidershipit të Serbisë në këto përpjekje”, thuhet në deklaratën që në emër të BE-së së bashku e kanë lëshuar presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe zëvendëskryetarja e Komisionit, Catherine Ashton. Këta liderë të Bashkimit Evropian më tej në deklaratë thonë se pas arrestimit të Ratko Mladiqit, ky arrestim u dërgon sinjale pozitive Bashkimit Evropian dhe fqinjëve të Serbisë, por që është edhe më e rëndësishme për sundimin e ligjit në vetë Serbinë. “Kombi serb është në procesin e përballjes me të kaluarën dhe lëvizjes së faqes së historisë nga një e ardhme më e mirë evropiane”, thuhet në deklaratën e krerëve të Bashkimit Evropian. Në BE pohojnë se është vështirë të lidhet anulimi i takimit të sotëm mes Beogradit dhe Prishtinës që është dashur të zhvillohej në Bruksel me arrestimin e Haxhiqit. Burimet e BE-së pohojnë se tash pas arrestimit të të akuzuarit të fundit të Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, Serbisë i është hapur rruga që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe në të njëjtën kohë eventualisht edhe datën për nisjen e negociatave. Por për ta arritur këtë nga Serbia, pohojnë diplomatët në BE, do të kërkohet të dëshmojë më shumë konstruktivitet në normalizimin e raporteve me Kosovën, ndërsa pritet që edhe të hetojë se kush dhe si i kishte strehuar kaq gjatë të akuzuarit për krime lufte në Serbi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close