Publikuar me datën: Fri, Dec 2nd, 2011

Drews nuk i beson Tadiqit

Prishtinë, 2 dhjetor – Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Erhard Drews, është pritur të premten nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Në këtë takim, është biseduar për zhvillimin e përgjithshëm, sidomos për veriun e Kosovës. Drews ka thënë se nuk i beson thirrjes së presidentit serb për largim të barrikadave, përderisa nuk sheh veprime konkrete nga Beogradi.

“Biseduam për shumë çështje, biseduam për veriun e Kosovës, biseduam për Prishtinën, biseduam për problemet e zhvillimit ekonomik, problemet e zhvillimit infrastrukturor”, tha kryetari Mustafa. Ai tha se krahas punës së KFOR-it që po bënë në veri, ata duhet të kenë edhe mbështetjen politike.

“Përkrahim të gjitha ato që KFOR-i po bënë në veri në mënyrë që atje të ushtrohet rendi dhe ligji. Qëndrimi im është se në veri duhet të veprohet edhe në mënyrë politike, duhet të ashpërsohet qëndrimi i shteteve të Bashkimit Evropian lidhur me infiltrimin e drejtpërdrejtë të Serbisë në veri të Kosovës e cila ka për qëllim destabilizimin e gjendjes atje”, tha Mustafa, i cili ushtarëve të lënduar u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Ndërkaq, komandanti Drews tha se misioni i KFOR-it është që të kujdeset për siguri dhe paqe në këtë vend. Drews ka thënë gjithashtu se KFOR-i nuk do të tolerojë akte të dhunës ndaj pjesëtarëve të vet. “Në rast të përshkallëzimit të situatës, siç ndodhi të hënën, ne do të përgjigjemi me të njëjtat mjete që kanosen ushtarët e mi”, ka deklaruar Drews.

Komandanti i KFOR-it më tej ka thënë se nuk i beson deklaratës së presidentit serb Boris Tadiq, i cili pak ditë më parë bëri thirrje për largim të barrikadave, përderisa nuk sheh veprime konkrete nga Beogradi, raporton Zëri. Ky është paralajmërimi i radhës i KFOR-it, i cili vendosi t’i “mbushë armët” pas ngjarjeve të së hënës, kur mbetën të plagosur rreth 25 ushtarë nga aktet e dhunës së serbëve të Jagnjenicës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close