Publikuar me datën: Tue, May 15th, 2012

Drews: Ndryshimi i kufijve të Kosovës, sjell ndarje të reja në Ballkan

Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon. Kështu ka deklaruar dje komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, gjatë një konference për media në Pejë, ku ka lavdëruar punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Drews, i ka porositur kosovarët që të mendojnë dhe të punojnë për integrimet euroatlantike dhe evropiane si rruga më e mirë e suksesit dhe e së ardhmes së vendit. Porosia e numrit një të KFOR-it është bërë nga baza ushtarake e KFOR-it në Pejë në fshatin Italia, ku të hënën është bërë ndërrimi i komandës në pjesën perëndimore ku vepron KFOR-i.

Në ceremoninë ushtarake të mbajtur me këtë rast ka marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Gianpaolo di Paolo.

Në konferencën për media, gjeneral Drews është shprehur i bindur se Kosova është duke ecur përpara dhe në këtë drejtim duhet të shikojmë vetëm nga e ardhmja dhe jo e kaluara. Në insistimin e gazetareve për sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicës, Drews ka thënë se KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe pjesën veriore.

“KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës mandatin e tyre e kanë të krijojnë siguri në gjithë vendin, por respektimi i ligjit lidhet edhe me EULEX-in”, ka thënë Drews. Ai ka falënderuar ushtarët italianë të KFOR-it që kanë shërbyer në Kosovë gjatë këtij 6- mujori dhe ka uruar ushtarët e rinj që kanë nisur misionin e tyre të hënën. “ Është kënaqësi e imja që sot jam këtu, në ndërrimin e komandës. Puna e ushtarëve italian ka qenë shumë e mirë dhe keni kryer një mision të suksesshëm në kuadër të KFOR-it. Tash e 12 vjet KFOR-i përkujdeset dhe ofron siguri për të gjithë qytetarët”, ka thënë Drews, për të premtuar se KFOR-i do të vazhdojë të punojë me gjithë mekanizmat kosovare që të rritet aktiviteti për siguri  i të gjitha komuniteteve. Ai ka lavdëruar ushtarakët e kësaj zone për ruajtjen e dy manastireve ortodokse, ku nuk është shënuar asnjë problem.

Ministri italian i Mbrojtës, Gianpaolo di Paolo, ka qenë shumë i shkurtër në adresimin para ushtarëve të rreshtuar. “Dola këtu vetëm për t’ju përshëndetur juve që keni punuar në shumë shtete të tjera dhe keni krijuar siguri për qytetarët. Një falënderim i madh për punën që keni zhvilluar edhe në momentet me të vështira”, ka thënë ministri italian Paolo.

Komandanti i deritashëm i zonës perëndimore të KFOR-it, ku shërbejnë italianët, austriakët, hungarezët dhe sllovenët, ka thënë se ka qenë një mision i jashtëzakonshëm pune gjatë kësaj periudhe, ku është shënuar progres falë edhe bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të të gjithë mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë. “Kemi dëshirë të ecim përpara, tashmë rruga është e hapur për të gjithë, kemi kryer shumë detyra domethënëse dhe jemi krenarë që po e përfundojmë me sukses misionin tonë”, ka thënë, ndër të tjera, koloneli Andrea Borzaga.

Pas fjalimeve është shënuar edhe ceremonia e ndërrimit të komandave. Komandanti i ri i kësaj zonë është koloneli i artilerisë kundërajrore Sebastiano Longo. Ushtarët alpinistë italianë të hënën kanë përfunduar misionin e tyre 6-mujor, për t’ia lëshuar radhën artilerisë kundërajrore.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close