Publikuar me datën: Fri, Oct 21st, 2011

Drews: Largohuni ose përdorim forcën

15:00 Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, u tërhoqi vërejtjen serbëve se në rast se nuk largojnë barrikadat në veri, ushtarët e misionit do të jenë të detyruar ta përdorin forcën.

Drews tha se dëshiron që barrikadat të largohen në mënyrë paqësore, por theksoi se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, misioni i NATO-s në Kosovë “do të jetë i detyruar” ta zbatojë mandatin e tij për të rivënë lirinë e lëvizjes në pjesën e Kosovës të kontrolluar nga serbët.

14:19 Që nga mbrëmë, KFOR-i ka sjell në veri rreth njëqind automjete të ndryshme, e që janë shpërndarë nëpër vende të caktuara, raporton Blic. Nga këto automjete, raportohet se 74 prej tyre janë vendosur në Kushtovë, fshat shqiptar.

 

12:25 KFOR-i ka hequr, një barrikadë që ishte përball urës që lidh Kushtovën dhe Zupqin. Zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowicki, ka thënë se KFOR-i me këtë rast ka mundësuar lirimin e komunikacionit në urën që shkon në drejtim të fshatit të banuar me shqiptarë Kushtovë. Nga ana tjetër, barrikada kryesore në Zupq, është përforcuar sot edhe më shumë, raporton B92.

Komandanti i KFOR Erhard Drews ka njoftuar se nesër ka mundësi që të ketë edhe një takim me përfaqësuesit serbë, aftësinë për të mbajtur një takim tjetër të KFOR-it dhe përfaqësuesit e katër komunave në veri të Kosovës. 

 

12:00 Komandanti i KFOR-it Erhard Drews u ka thënë serbëve të mbledhur pranë barrikadës në fshatin Zupq të Komunës së Zubin Potokut se sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është përgjegjës që të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë në Kosovë dhe se do ta bëjë këtë. Ai ka shtuar se nuk ka asgjë kundër që njerëzit të protestojnë në mënyrë paqësore, por përsëriti se KFOR-i është i obliguar që të sigurojë lirinë e lëvizjes për të gjithë, përfshirë edhe misionit të EULEX-it.

 

11:15 Kryetari ilegal i Zubin Potokut, Slavisha Ristic ka thënë se ka informacione se nëpërmjet fshatit të banuar me shqiptarë, Qabër, në drejtim të fshatit Jagnjenic, janë nisur dy automjete mbrojtëse të KFOR-it, me topa të ujit, raportojnë mediat serbe. Serbëve të mbledhur në barrikada u është thënë po ashtu se ushtarë portugal e gjerman të KFOR-it, janë nisur drejt barrikadave në fshatin Zupq.
Para barrikadave raportohet se janë mbledhur disa qindra serbë.
Për momentin raportohet se mbizotëron qetësi.

 

09:55 Serbët në fshatrat Jegenicë dhe Zupç në komunën e Zubin Potokut kanë kaluar natën nëpër automobila, shatorë dhe përreth zjarreve të ndezura nëpër disa lokacione.

Gjatë natës nuk ka pasur lëvizje të KFOR-it, njoftojnë mediet serbe.

Serbëve të kësaj pjese, raportohet se u kanë shkuar në përkrahje serbë nga Mitrovica.

Në Jegnicë katër kamionë të ngarkuar ndajnë ushtarët e KFOR-it dhe serbët që qëndrojnë aty pranë.

Ushtarët e KFOR-it janë ende 150 metra larg barrikadës në Zupçit që serbët e kanë ngritur e që KFORI nuk hoqi dje.

Në Bërnjak ushtarët francezë të KFOR e kanë marrë vendkalimin dhe kanë zgjeruar zonën e kontrollit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close