Publikuar me datën: Thu, Aug 9th, 2012

Drews: Barrikada e turpit në urën e Ibrit duhet të largohet

Barrikada në urën mbi Ibër është një simbol i fuqishëm politik. Kjo është një barrikadë e turpit që karakterizon dhe paraqet qytetin e ndarë. Në realitet qytetarë janë kundër saj. Këto janë komentet që i bëri komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Drews, gjatë takimit të sotshëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin.
“Barrikada në urën kryesore mbi lumin Ibër përbën një simbol të fuqishëm politik. Ne (KFOR-i) atë   mund  ta largojmë me forcë, por kjo nuk do të kuptohej mirë nga ata persona që e kanë vendosur. Pra nuk do të ndërronte asgjë në mendjet e tyre”, ka thënë Drews. “Barrikadat që është vendosur në urën kryesore mbi lumin Ibër është barrikadë e turpit, që i jep karakter të ndarjes së qytetit, por realiteti tek qytetarët është tjetër, sepse ata nuk e donë një gjë të tillë”,  ka thënë komandanti i KFOR-it.  Ai ka shtuar se kjo barrikadë duhet të largohet sa më shpejtë që të jetë e munduar. Por ai nuk ka dhënë një afat se kur do të bëhet kjo. Drews me tej ka shtuar se si vlera kryesore e BE-së është lëvizja e lirë dhe se një barrikadë e tillë në mes të qytetit është kundër këtyre vlerave dhe parimeve që ka BE-ja.
Duke folur për paralajmërimet për bisedime politike në mesë të Kosovës dhe Serbisë, Drews ka theksuar se personalisht mendon se së pari duhet të zbatohen në terren marrëveshjet që janë arritur, e pastaj të punohet për të tjetra.
Duke iu përgjigjur kritikave që kanë ardhur nga shefi i OKB-së dhe Qeveria e Kosovës se KFOR-i dhe EULEX-i nuk e kanë kryer punën e tyre, për çka janë të thirrura, gjenerali Drews tha se nuk është me rendësi nëse Qeveria e Kosovës është e kënaqur apo jo me punën tonë, me rëndësi është që me punën time të jenë të kënaqur ata që më japin urdhra, duke aluduar në komandën e NATO-s ën Bruksel. “Ne i kemi punët më së mirë kur të dy palët, pra shqiptartë dhe serbët janë të pakënaqur me ne”, është shprehur Drews në Mitrovicë.  Sa i përket mosmbylljes së rrugëve ilegale, që janë hapur nga grupet kriminale serbe vitin e shkuar, ai rikujtoi se “Kosova është një zonë doganore”.
Organizat e Kombeve të Bashkuar në vitin 2008 ka konfirmuar se Kosova është një zonë doganore dhe atëherë për këtë nuk ka reaguar as Serbia, pra kjo duhet të respektohet. Bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë dhe Serbia duhet ta respektojë që kjo zonë doganorë duhet të funksionojë, duke mbyllur të gjitha rrugët ilegale. Kufiri nuk mundet të kontrollohet vetëm nga një palë, por ketë duhet ta bëjnë edhe fqinjët, ka thënë Drews.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka theksuar se me komandantin e KFOR-it kemi biseduar për largimin e barrikadës në urën kryesore mbi lumin Ibër, si dhe për mbylljen e rrugëve ilegale në veri, të cilat po i dëmtojnë më së shumti qytetarët e Kosovës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close