Publikuar me datën: Sun, May 6th, 2012

Drews: Autoriteti s’shtrihet me forcë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews thotë se autoriteti në veri të Kosovës nuk mund të shtrihet duke përdorur forcën, por siç thotë ai, duke e fituar respektin e banorëve atje.

Në një intervistë dhënë për Zërin, Drews thotë se kritikat ndaj KFOR-it, kinse nuk po e bën ashtu siç duhet punën, janë të pabaza.

Ai deklaron se KFOR-i nuk ka interes të merret me politikë, mirëpo sipas tij “shumë nga gjërat që bëjmë interpretohen politikisht, e kjo ndodh pasi jemi në një zonë me misione të politizuara”.

“Të fajësosh të tjerët nuk ndihmon këtu. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë shtuar prezencën në tërë Kosovën dhe, për fat të keq, ndonjëherë krimi nuk mund të parandalohet”, thotë ai.

Komandanti Drews njofton se KFOR-i është duke punuar në mbylljen e rrugëve alternative në veri të vendit dhe se nuk do të tërhiqet.

Për zgjedhjet e sotme serbe, thotë se NATO ka dërguar Batalionin 2 rezervë operativë si përforcim në rast se “përballemi me çfarëdo lloj kërcënimi dhe prishjeje të rendit e qetësisë së mjedisit”.

Institucionet e Kosovës publikisht janë ankuar jo vetëm në EULEX-in, por gjithashtu edhe në trupat e KFOR-it, se nuk po mbështesin shtrirjen e autoritetit në veri të vendit.

“Autoriteti nuk është diçka që mund të shtrihet apo të zbatohet me forcë, është diçka që duhet të fitohet”, thotë Drews.

Gjenerali gjerman mohon të ketë thënë se nuk duhet të përsëritet 25 Korriku i vitit të kaluar.

“Më vjen keq të them se unë jam keqinterpretuar në mënyrë vulgare. Në fakt është e kundërta: Unë kam besim të plotë në pjekurinë e Institucioneve dhe në njerëz. Sa i përket 25 korrikut, unë nuk kam komentuar për të, mirëpo është prezantuar sikur kam komentuar. Citate të tilla të gabuara janë çmimi të cilin duhet paguar kur flisni me mediat”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close