Publikuar me datën: Sun, Mar 6th, 2011

“Dosja K” në Tiranë, Blerim Destani në premierë

Tiranë, 6 mars – Një vit pas premierës në Belgjikë, filmi “Dosja K” (Dossier K, Dhjetor 2009) i regjisorit Jan Verheyen, me skenar të Carl Joos dhe Eric Van Looy, vjen në kinematë e Tiranës. “Dosja K” ka premierën sonte, ora 19.00, në kinema “Imperial”, Sheraton, njofton “Shekulli”. I pranishëm në premierë është aktori shqiptar Blerim Destani.

Në vjeshtën 2010, Destani u vlerësua për lojën te “Dosja K”, Aktori më i mirë në edicionin e tretë të Festivalit ndërkombëtar të filmit në Durrës, kurse filmi u vlerësua me çmimin special të Jurisë.
“Dosja K”, i bazuar në romanin me të njëjtin titull të Jef Geeraerts, është një thriller policor. Nazim Tahiri (në rol Blerim Destani), që jeton me familjen e tij në veri të Shqipërisë, (Bjeshkët e Nëmuna), merr vesh që i ati i tij vritet në Anversë, Belgjikë, nga anëtarë të klanit rival Gaba. Në emër të Kanunit, Nazimi udhëton drejt Belgjikës për të marrë gjak. Kjo është njëra linjë që ndjek historia e filmit.

Një linjë e dytë është ajo mes klaneve shqiptare të trafikimit të armëve dhe drogës dhe ndjekjes nga policia flamande. Komisari Vincke (në rol Koen De Bouw) është ngarkuar me investigimin e këtyre klaneve kriminale, të njohura si “të egra dhe hermetike”. Hetimi i vrasjeve të kryera nga Nazim Tahiri hap një perspektivë më të gjerë për policinë flamande: hetimin për trafikimin e armëve nga ana e klanit Gaba.

Interpretojnë: Koen De Bouw, Werner De Smedt, Blerim Destani, Hilde de Baerdemaeker, Filip Peeters, R.Kan Albay, Jappe Claes, Kushtrim Sheremeti, Eglantina Cenoimeri etj.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close