Publikuar me datën: Sat, Jun 4th, 2011

Don.Anton Kqiraj është Atë Gjergj Fishta i – II – i gjallë – i Shqiperisë se Ribashkuar dhe predikues i fjalës se ZOTIT ne botën e civilizimit njerzor botëror

Nga; Lek Mrijaj

Në historinë e re te kombit Shqiptar, çfaqet dhe figura e Don.Anton Kqiraj  , si “Fetar atdhetar i devotshem i kombit Shqiptar- konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar  , ideolog dhe luftëtar paqesorë i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse, si bjeshkët e Kosovës dhe Shqiperisë natyrale të cilat i mbrojti me fjalë, punë djersë , burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si At Gjergj Fishta ,pra lirishtë mund te themi se kemi te gjallë ne Shqiptaret sot AT GJERGJ FISHTEN  dhe ai është i MADHI DON.ANTON KQIRAJ.

Në karrieren e tij prej meshtari  ai u nis nga disa parime te besimit fetar – kombetar dhe traditor  që përcaktonin vlerat patriotike atdhetare te  arsimit, të kulturës dhe të edukatës  “Pa shkollim -dhe filozofi kombetare te bashkimit   – nuk ka fe as komb  të mirëfilltë”,pra “S’ka fe pa atdhe”, “Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri me diejni dhe vizion te mirëfillet shpirteror dhe kombetar, të duhemi si vëllezër te nje gjaku-gjuhe dhe kombi ishte dhe është  sllogani-motoja  e Don.Antonit “

Pa një atdhe të lirë dhe te bashkuar  feja dhe kombi  nuk mund të mbahet, nuk mund të ushtrohet kurrsesi”.

Don. Anton Kqira është një ndër figurat tona me te ndritura-spikatura  dhe me te  shquara atdhetare,kombëtare dhe patriotike Shqiptare . Ai është letërnjoftimi i ynë patriotik  Shqiptar i Shqiperisë Natyrale  dhe ambasadori me legjitim Shqiptar ne shtetin Amerikan .

Këtij kombi po ti jepte ZOTI, vetëm  dy DON.ANTON KQIRA , do te ishte kombi me fatlum mbi ketë dhe te bekuar , dhe me i lumturi nder popujt e botes ku dhe bashkimi i trojeve Shqiptare do të arrihej shumë me shpejt .

O ZOT  ty te jemi falë ,me jep vetëm një pjesë zemër te këtij atdhetari  te këtij gjaku si DON.ANTONI , te këtij heroi  te popullit tonë atdhetar-patriot  te gjallë  te Dardanisë Antike  te Shqiperisë Natyrale ,pra ashtu sikur mu të këtij heroi te gjallë  ne te cilen ne mburremi me plot krenari.

Don Anton Kqiren mund ta quajmë PROFET te tri besimeve Shqiptare nga se ai është vet zemra , dhe identiteti i ynë  kombëtar.

Mjeri ai komb qe s’di ti vlerësoi heronjtë e vet !!!

Le ta dijë te gjithe bota-shqiptare mbarë Se Don. Anton Kqira eshte shembull i gjallë per Shqipetaret e të gjitha trojeve.

Don. Anton Kqiraj është dhe mbetet figura me e shquar e kombit . Është figura ma e pastër e ndërlidhjes sonë fetare .Ai i kalon te gjitha suazat e besimit te tij , dhe pa dallim besimi ai mbetet luftëtari me i denjët i qeshtjes kauzes sonë kombëtare.

Jeta e njeriut është dhuratë e Zotit Krijues dhe pasuria e kombit shqiptar. Si e tillë ajo për njeriun mund të jetë bekim ose sipas Shkrimit Shenjt varësisht si kjo dhuratë përdoret nga vet njeriu. Por duke qenë se njeriu është  qenie shoqërore, do me thënë e hapur ndaj të tjerëve, ai njeriu pra me dhuratën e jetës së vet nuk mund të jet as bekim e as mallkim vetëm për vetveten por si pjesë e popullit që për nga prejardhja, bëhet bekim ose mallkim edhe për familjen e vet, për popullin e vet, për njerëzimin mbarë.

Ne sot kemi të bëjmë me një person që ka qenë dhe që është bekim dhe vetëm bekim për vetvetën, për familjen, për Kishën dhe kombin e tij.

Me 44 vjetori të meshtarisë së Don. Antonit, është një rast i mirë kënaqesi  që të shpalosim mozaikun e një figure të ndritshme të kishës dhe të popullit shqiptar, sepse bëhet fjalë për një personalitet serioz dhe me një veprimtari të bujshme fetare dhe atdhetare, duke kontribuar me pjekurinë dhe përvojen e tij, në të mirë të Kishes në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë deri në ditët tona.

Hitoria e Kishës së Shën Palit, ka shënuar në librine artë të Historisë së Kishës shqiptare në diasporë emrin e klerikut të shenjtë si  don Anton Kçira.

Sa i përket 20 vjetorit të parë – ajo pjesë e jetës së tij si dhuratë e Zotit ka qenë bekim për të dhe për familjen e tij. Kohë rinore dhe përgatitore për meshtari me plotë zell, entuziazem dhe ideale.

Një pranverë e vërtet e jetes me plot lule, dritë e gjallëri. Njezetvjetshi i dytë shënohet me një ndërrim rrënjësor nga ajo që quhet idealizem dhe që pastaj kalon në realizem jetësor. Kjo periudhë e jetes së Jubilantit tonë konsumohet me shërbime pastorale meshtarake në Kosovë, kryesisht në Gllogjan (Guci, Bistazhin, Gllavicicë), ku ka lënë gjurma të pashlyeshme të veprimtarisë së tij të shumëllojshme. Kjo periudhë karakterizohet me një bashkëpunim shumë vjecar dhe inteziv me famullitarin e atershëm të Prishtinës, ose me atë që është duke folur para jush. Një bashkëpunim me të vërtet shumë miqësor e vëllazëror në shumë fusha veprimtarie si psh. pastorali, shtypi, ceshtjet kulturore, kombëtare etj.

Kjo periudhë (1970-1990) në jetën e Kishës së Ipeshkvisë Shkup-Prizren cilësohej si periudhë me shumë mangësi e vështirësi për veprimtari pastorale. Mungonin kishat, qelet famullitareve, makinat për udhëtime, rruget, mungonin financat, mjetet katekistike, tekstet liturgjike etj.

Mirëpo edhe përkundër kësaj situate  don Antoni me gjetshmërinë e vet, depërtonte, siguronte mjetet dhe i zgjidhte problemet. Në shumë gjëra ishte i shkelqyeshem .

 

Reagimet vepruese të tij u kanë ndodhë gjithmonë në kohën dhe në mënyrën e duhur. Kjo vlen edhe për rastine largimit të tij i perndjekur nga okupatori serb  nga Kosova në vitin 1989 dhe të vendosjes së tij në Detroit.

Rrjedhat e ngjarjeve të kohës dhe të vendit kanë diktuar një gjë të tillë, dhe ai duke i lexuar shenjat e kohës, ka vepruar me urti dhe strategji të njeriut të mencur. Megjithatë, unë mendoj se edhe në këtë rast në sken, vepruesi kryesor ka qenë Provanie e Zotit e cila ka dashur që ju atje  në diasporë të keni një meshtar sipas nevojave të këtij vendi.

Ai i përkushtuar krejtësisht për Zotin, për kishën dhe për popullin ka disa virtyte të spikatura në nivele cilësore, në drejtim të dashurisë së madhe ndaj vlerave të Kombit, shquhet për urti me plot energji baritore, i palodhur në ndërtimin e Kishave të reja, është zëri i nevojtarëve duhen bërë në këtë mënyrë një mbrojtës besnik i të pambrojturve, zëri dhe ndërgjegjja e përhershme e të shkelurve, të pikëlluarve dhe mbi të gjitha një babë dhe një vëlla i mbarë shqiptarëve kudo ata ishin dhe kërkonin ndihmë vëllazërore.

Si njohës i mirë i mentalitetit të shqiptarit don Antoni merrej gjithnjë edhe me pajtimin e gjaqeve, si atëherë kur ishte në Kosovë e po ashtu edhe më vonë në Shqipëri me prof Anton Çetten, mons Nikollë Minin, don Lush Gjergjin etj.

Një tjetër lloj veprimtarie me të cilen mund të krenohet Komuniteti katolik shqiptar i Shën Palit në Detroit në krye me bariun e saj don Antonin, ishte edhe është sot e kësaj dite bashkëpunimi dhe pritja e njerëzve të të gjitha profileve: shkencatarë,publicistë dhe  politikanë…

Po ashtu edhe një tjetër profil aktivitetesh të kësaj Bashkësie dhe të Bariut të saj don Antoni, kanë qenë aksionet humanitare, kudo që ka pasur nevojë në trojet etnike shqiptare, qofshin ato aksione për ndërtime të objekteve fetare në Shqipëri, Kosovë apo Malësi, si dhe të objekteve kulturore, sociale e shëndetësore.

Interesimi për gjërat fetare dhe kombëtare e shtyri të marrë pjesë në të gjitha ngjarjet kryesore të këtij lloji.

Dom Antonin tash e gjejmë në krye të delegacionit të besimtarëve nga Detroiti në Shkodër e Tiranë me rastin e vizites historike të Papes Gjon Palit II në Shqipëri, me 25 prill 1993.

Një veprim të ngjashëm e realizon me 13 shtator 1997 në Kalkutë me rastin e varrimit të lumes Nënës Tereza.

Nuk shkoj shumë kohë dhe me 16-19 nëntor të vitit 1999, kur në Tiranë u mbajt Simpoziumi ndërkombëtar në kontekstin e kremtimit të Jubileut të madh botëror me 2000 vjetorin e Krishtërimit.

Edhe në këtë moment shkencor e fetar gjithëshqiptar ishte i pranishëm bariu i kishes Shën Palit në Detroit. Don Antoni pastaj edhe më tutje pjesëmarrja e tij në manifestime fetare e kombëtare, sidomos në vitin 2003 në Romë për beatifikimin e Nënës Tereze, dhe në Shqipëri: Tiranë-Shkodër për kremtimin e vitit Jubilar për shqiptar të 300 vjetorit të Kuvendit të Arbnit. Ku paraqitet me kumtesën e vet për diasporen në Amerikë.

Do të ishte i mangët prezantimi i personalitetit dhe veprimtarisë së Don Antonit, po mos ta theksoja edhe një veprimtari specifike nga skena e cështjes kombëtare si pjesë e veprimtarisë së tij të përgjithshme.

Angazhimi i tij për hapjen e Shqipërisë viteve 90-dhjeta, përpjekjet permanente rreth ceshtjes në Kosovë, pjesëmarrja në Konferencën e Rambujes, organizon demonstrata në New York, Washington e gjetiu, interesimi dhe ndihmat materiale refugjatëve nga Kosova e veprime tjera të ngjashme me këto flasin qart për kontributin e tij dhe nën udhëheqjen e tij, të Komunitetit tuaj për ceshtjen tonë kombëtare.

Don Anton Kçira është autori i librit “Mes kryqit dhe Atdheut”  Dom Anton Kçira është nismëtar i shumë veprimtarive atdhetare, organizator i aftë dhe largpamës, njeri me nuhatje dhe drejpesim politikë.

Trimëria dhe vendosmëria janë dy shtyllat që mbajnë ndërtesën e fuqishme të Personalitetit të Dom Anton Kçira.

Nga ana tjetër besimi i plotë dhe feja e gjallë në Atë – Zotin, që jep forcë dhe urti – shërbëtorëve të vet e bëjnë gjithnjë të pathyeshëm në ndërmarrjet e tij si Atë, kur predikon Fjalën e Zotit, po ashtu edhe atëherë kur vepron në favor të ceshtjes kombëtare.

Dhe në fund shtrohet pyetja, prej nga e tërë kjo energji shpirtërore, fizike dhe organizative e këtij meshtari të zellshëm? Përgjigjja mund të gjindet në faktin se ai (Dom Antoni) rrjedh nga një familje e fort me tradita fetare, patriotike dhe intelektuale, ku binomi: Fe e Atdhe, ka qenë dhe është  gjithmonë aksion i filozofisë së jetës dhe veprimtarisë praktike.

Në anualet e Historisë së Kishës katolike ndër shqiptarë në mbarim të shekullit XX dhe në fillim të shek. XXI, emri i dom Anton Kçires do të shënohet me germa të arta për shkak të veprimtarisë së tij fetare e kombëtare (patriotike), qoftë në Kosovë, vendlindja e tij, qoftë në diasporë në mes malësorëve të Shtëteve të Bashkuara të Amerikes.

 

Dhe si përfundim: Çka ti them keti vizionari te bekuar  te kombit  tim të nderuar, don Anton Kçira, me rastin e kremtimit të këtij Jubileut të 44 vjetorit të meshtarisë së tij?

Çka ti dëshiroj apo sugjeroj? Urti? Besoj se ka në mas të mjaftueshme dhe te pashlyeshme . Pasuri? Ka më shumë e ma shumë se ne. Atëherë në emër tim dhe ne emrin tim personal i uroj qe ZOTI ti jap shëndet të mirë, vullnet të çelikët, fat e sukses në veprimtari tuaj te metutjeshme , lumturi shpirtërore dhe jetë të gjatë me plot hare e fatlumësi.ZOTI JU BEKOFTË DON.ANTON KCIRA JU JENI AT GJERGJ FISHTA  -II-  i gjallë krenariaria e kishes dhe e kombit Shqiptar.

 

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close