Publikuar me datën: Tue, May 17th, 2011

Dobruna: Unë e dënova me pushkatim Blerim Kuçin

Prishtinë, 17 maj – Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi, dhe e ka dënuar me pushkatim. Në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, ish-udhëheqësi i Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi nga ushtria.
Dobruna, që tashmë i ka mbushur 70 vjet flet, siç thotë ai “pa pardon”, për të gjitha ngjarjet në UÇK. Ai ka thënë se Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi dhe mungesa e plumbave të manovrave.
“Nuk është ekzekutuar për shkak se në momentin e bombardimit nuk kam pasur mundësi me dhanë urdhrin për pushkatim pa e thirrur mjekun, pa e thirrur prokurorin pa e thirrur ushtrinë, sipas rregullores dhe Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale ushtarake. Unë nuk kam pasur mundësi t’i siguroja plumbat qorr”, thotë Dobruna. Ai shton se ndihet mirë që Blerim Kuçi sot jeton, teksa nuk e fsheh patriotizmin e njeriut që e kishte gjykuar. Sipas Dobrunës, Kuçi kishte bërë luftë të mirë pasi i ishte falur jeta.
Themeluesi i Gjykatës Ushtarake dhe i ligjeve me të cilat kishte funksionuar kjo gjykatë thotë se asnjë person nuk është ekzekutuar me vendim të saj. Ai nuk e fsheh se po të kishte kohë, shumë persona që ishin në burgjet e UÇK-së do të gjykoheshin me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin. Dobruna që tash ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë nuk ndien asnjë fije mëshire për disa njerëz që ai i quan spiunë. “Spiunët vriten gjithkund”, thotë ai.
Dobruna flet edhe për Gani Gecin, për rastin e të cilit shprehet se nuk ka informacion. Mirëpo, përkrah deklaratën e Azem Sylës dhe shton se nëse ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka urdhëruar vrasjen e Gani Gecit – ka bërë mirë!
Dobruna në këtë intervistë të gjatë të dhënë pas shumë vjetësh pranon se gjatë luftës janë bërë gabime. Gabimet më të mëdha, sipas tij, janë bërë me rastin e mosbashkimit të UÇK-së dhe FARK-ut. Po të ndodhte ky bashkim, Dobruna thotë se Kosova do të ishte në pozitë shumë më të mirë. Ai tregon një rast të takimit me Tahir Zemajn, të cilin, siç thotë Dobruna, e kishte lutur Ramush Haradinaj të bashkoheshin duke pranuar që të bëhej edhe zëvendëskomandant. Mirëpo Zemaj, sipas Dobrunës, nuk kishte pranuar duke ikur nga Kosova me 1.800 ushtarë.
Sokol Dobruna flet edhe për procesin hetimor kundër Fatmir Limajt, të cilin e vlerëson lart. Limaj, sipas tij, nuk ka “shpirt krimineli”, ndërsa tregon raste kur ish-komandant Çeliku kishte liruar të burgosur.
Dobruna thotë edhe se i ka vizituar shpesh burgjet e UÇK-së. Po kështu shprehet se e njeh mirë dëshmitarin kundër Limajt, të koduar si dëshmitari “X”. Ia ka bërë të qartë prokurorit Maorizio Salustro se nuk do të pranojë të dëshmojë edhe po qe se do ta ketë fatin e Blerim Kuçit që të vuaj një muaj burg.
Sokol Dobruna sqaron se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte inkuadruar më 7 shtator 1998. Deri atëherë kishte qenë bashkudhëheqës me të gjithë veprimtarët në Gjakovë për sigurimin e prapavijës luftarake. Prej asaj date ka  shkuar në Gllogjan ku ka qenë komandant Ramush Haradinaj. “Jam rreshtuar në mëngjes si ushtar, më është dhënë arma dhe kam filluar krejt çka është dashur të bëja në luftë”
Atëherë ai ka pasur diku 58 vjeçar. Pas një kohe relativisht të shkurtër, tregon ai,  Shtabi i Zonës Operative të Dukagjinit e kishte emëruar si ndihmëskomandant për moral. Para kësaj, para së të dilte në vijën e frontit, Gani Krasniqi kishte kërkuar prej tij të shkonte në Malishevë. Unë jam orientuar së pari nga Gllogjani. Sokoli sqaron se Ramushi ia kishte dhënë  shoferin dhe kerrin dhe diku në mesnatë kishte arritur në Malishevë. Ganiu kishte qenë në Tiranë. “Më ka pranuar kryetari aktual i Malishevës z. Isni Kilaj, ka kërkuar nga unë që të shkoja të flija në shpi, por i kam thanë jo këtu do të fle në shtab”.
Siç shpjegon sot Sokoli, qëllimi i tij ishte që të bisedonte më të, kështu që të nesërmen ishte takuar me Shaban Shalën, i cili i kishte thënë që duhej të takohej me Jakup Krasniqin. “Meqenëse atëherë nuk kisha mundësi, jam kthyer në Gjakovë me një tregtar gjakovar, i cili më pa pak të hutuar se kah me ia mbajt, tha hyrë në kerr te unë. Rrezikoi, se po ta kishte zënë Policia… na kanë ndalë nja dy-tri herë dhe e kanë pyetur çka e ke këtë plak, ka thënë mixha është. Hajt baju. Kështu që kemi shpëtuar edhe unë edhe ai. Më vonë kanë ardhur Jakup Krasniqi dhe Hashimi.

KD: Hashim Thaçi?

Dobruna: Po Hashim Thaçi edhe kemi biseduar dhe kanë biseduar në kuadër të shtabit problematikat e luftës e të tjera.

KD: Kur dhe ku?

Dobruna: Në Jabllanicë, në vitin 1998. Më vonë më është komunikuar se duhet të shkoja në shtab për themelimin e shërbimit juridik në kuadër të të cilit duhet të vepronte edhe Gjykata Ushtarake?
KD: Kur keni shkuar pastaj në Shtab?

Dobruna: Në shtab kam shkuar njëherë, pastaj jam kthyer. Më 16 dhjetor 1998 e kam marrë detyrën e shefit të Shërbimit Juridik. Kemi filluar punën për hartimin e legjislacionit. Përveç kësaj edhe të hulumtimit të kuadrove. Sa ka juristë, më kë kam të bëj, a ka kush punon…”

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close