Publikuar me datën: Sat, Nov 27th, 2010

Do të ketë dalje më masive në zgjedhjet e 12 dhjetorit?

Prishtinë, 27 nëntor – Analistët politikë në Prishtinë ndajnë mendime të ndryshme rreth asaj se do të ketë apo jo një dalje më masive të votuesve kosovar në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Analisti Driton Lajçi shpreh mendimin se elektorati kosovar nuk është bindur ende se ka alternativa të mira nga programet e këtyre partive politike, të cilat, sipas tij, janë të lidhura me liderin e vet dhe klanet brenda partiake.
Në anën tjetër, Ramush Tahiri shpreh besimin se votuesi sivjet ka më shumë mundësi dhe në vend të bojkotit do të zgjedhë daljen në votime. Tahiri beson se edhe ndryshimet brenda partive ekzistuese, si dhe paraqitja e partive të reja në skenën politike e rrisin sado pak mobilizimin e elektoratit për të dalë në votime.
“Është fakt që këto ndryshime do ta mobilizojnë elektoratin dhe do të dalë më shumë sesa herëve tjera, sepse interesimi është rritur. Gjithashtu, këto ndryshime që janë bërë, nuk konsideroj se ishin aksidentale dhe të rastësishme, por ato do të sjellin ndryshime edhe në skenën politike. Pra, po ndryshon skena politike, por po ndryshon edhe elektorati, i cili ka filluar të vetëdijesohet për rëndësinë e votës së vet”, vlerëson Tahiri.
Por, Lajçi nuk pret rritje të përqindjes së daljes në votime, duke besuar se partitë politike po dëshmojnë se kanë mbetur ende të lidhura për liderët dhe grupet e interesit. Kurse, pjesa tjetër, ajo pasive e elektoratit që nuk voton, sipas Lajçit, nuk ka ende para vetes një program që do ta bindte atë të dalë në zgjedhje.
“Nuk mund të jemi fort shpresëdhënës dhe optimistë se do të rritet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e dhjetorit. Partitë akoma janë të përqendruara nga individët dhe akoma nuk është në plan të parë menyja, programi i partive politike. Nuk kemi ndonjë risi substanciale apo ndonjë ndryshim substancial që do t’i tërhiqte qytetarët e Kosovës”, vlerëson Lajçi.
Sipas tij, edhe zhvillimet e fundit që çuan vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, irritojnë elektoratin dhe nuk e nxisin atë të dalë masivisht në zgjedhje.
Ndërkohë, Ramush Tahiri thotë se ka shembuj që mund të jenë tregues për rritjen numrit të votuesve kosovarë më 12 dhjetor. Rasti i fundit i zgjedhjeve në Rahovec ka dëshmuar se vjedhja dhe abuzimi me votat gati se po bëhet i pamundur, kështu që, sipas tij, tani votuesi mund të llogarisë së vota e tij nuk do të keqpërdoret si në të kaluarën dhe kjo është edhe një arsye shtesë që njerëzit të dalin në votime. …do të shkojmë në zgjedhje nëse ka nevojë edhe çdo 6 muaj.
Bazuar në zgjedhjet e fundit lokale dhe ato të përgjithshme, dalja e elektoratit kosovar në zgjedhje shkon nga 42 deri në mbi 44 për qind. Por, këto përqindje nuk konsiderohen krejtësisht të sakta, pasi që në Kosovë mungon një regjistër i saktë i personave me të drejtë vote.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close