Publikuar me datën: Wed, Dec 28th, 2011

‘Do të kërkojmë ekstradimin e Zvonkos’

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhep, ka thënë se me arrestimin e Zvonko Veselinoviqit dhe vëllait të tij, Serbia po tenton t’ia hedhë të gjitha fajet atij, për politikat e ndyra që ajo ka përdorur ndaj Kosovës.

Sipas tij, Veselionoviq ka qenë bashkëpunëtor me strukturat shtetërore të Serbisë, por për t’u shfajësuar para ndërkombëtarëve për situatën në veri, Serbia e ka bërë arrestimin e tij.

“Ndoshta ka qenë ndonjë presion ndaj Serbisë për ta arrestuar Veselinoviqin dhe me këtë veprim ka dashur të dëshmojë se është e gatshme të flijojë disa kriminelë për hir të interesave shtetërore. Serbia me këtë arrestim ka dashur që krejt fajin t’ia hedhë atij për politikat e ndyra që ka përdorë. Por natyrisht se ai ka qenë në bashkëpunim me strukturat shtetërore”, – ka thënë Rexhepi për “Tribuna Shqiptare”.

“Dy vëllezërit Veselinoviq janë ndër me të kërkuarit për drejtësinë e Kosovës, mirëpo se a do të ekstradohen në Kosovë unë nuk jam shumë optimist, kjo për faktin se serbët janë në fushatë paraelektorale dhe ekstradimi i mundshëm për ta do të thoshte dështim, duke e pranuar më këtë që Kosova është një shtet tjetër. Ekstradimi bëhet nëpërmjet ministrisë Drejtësisë dhe kjo ndoshta do të ndodhë në faza të mëvonshme”, – ka thënë Rexhepi.

Pavarësisht kësaj, ministri Rexhepi ka theksuar se institucionet e Kosovës do të insistojnë nga shteti fqinj ekstradimin e Veselinoviqëve për t’u përballur me krimet bëra. “Ne do të kërkojmë formalisht që ta ekstradojmë Veselinoviqin dhe vëllanë e tij, sepse ai ka bërë shumë krime. Kërkesën duhet ta bëjmë, por unë personalisht nuk pres nga pala serbe që të bashkëpunojnë në ekstradimin e këtyre dy personave”, – ka thënë Rexhepi.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close