Diten e shtunde nga ora 20:00 me 3-11-2012 ne Valet e arta te radio zeri mitrovices kem te ftuar Edmond Shallvari

Lindur ne qytetin e Korces ne 30 korrik 1957. Oirgjina prinderore permban dy qytetet e njohura shqiptare, Korcen nga ana e mamase dhe Shkodren nga e babajt. Filluar me shkrime e krijime qysh ne moshen 12 vjecare e me tej, vazhduar me pas ne gjimnaz dhe universitet, ku kreva e mbarova studimet e larta per Ekonomist ne vitin 1982. Kesaj kohe pacaresisht nga krijimet ne proze e poezi, shume pak kam botuar faqeve te shtypit lokal ne Korce dhe gazeten universitare. Po keshtu dhe pas mbarimit te universitetit, kam shkruar ne shtypin lokal vec ndonje poezie, me shume artikuj me karakter ekonomik e me pas dhe filozofik. Personalisht mbaja tip ditarin tim me mbrea e reagime per ndodhite e fenomenet e shumta qe me ngacmonin shpirtin.
Tronditur nga tragjedia e 1997-s, largohem i vetem ne mars te atij viti nga Shqiperia per ne Selanik te Greqise, kurse pas gjashte muaj vjen dhe gruaja me dy djemte. Kjo kohe ndarese ndikoi teper tek pena ime. Kam shkruar dhjetra letra e poezi te cilat bashke me shkrimet e meprashme dhe te rejat ne vazhdim, i permblodha dhe botova ne librin me shkrime e kujtime, “E megjithate..jetojme!”, ne vitin 2006. Libri u mireprit nga lexuesit shqiptare brenda e jashte Shqiperise. Me pas vijne me rradhe botimet e librave me poezi, “Diku…Dike…Dikush…”, “C’u beme keshtu!”, “Mos e ndiqni hijen!” dhe “Me foli heshtja”.
Ne maj te vitit 2012 doli nga botimi romani, “Facebook-koobecaF”. Presin rradhen per botim romani, “Unaza e diamante”, romani alternativ, “Une ne Dy”, libri me tregime, “Edeni tjeter”, nje tjeter me thenie e aforizma dhe disa libra me poezi.
Jo te pakta jane botimet e poezive, tregimeve e shkrimeve me mendime per krijimtarine e kritiken ne faqet e shtypit shqiptar ne Greqi.
Shfaqja ne faqet e internetit, ne forumet shqiptare, blogjet e mia, facebook, etj, te shkrimeve e krijimeve te mia, eshte gati e perditshme dhe perben menyren me te drejtertperdrejte te njohjes sime me miq, te njohur e te panjour.