Dita e ringjalljes së shpresave shqiptare

Prishtinë, 11 mars – Si sot, para tridhjetë vjetësh, në Prishtinë shpërtheu guximi studentor i shqiptarëve kundër shtypjes fizike e shpirtërore serbe shumë dekadash. U nis në Qendrën Studentore si revoltë sociale dhe u kthye në uragan pakënaqësish politike, që do të vërë në lëvizje forca të pathyeshme patriotike, që do të përfundojë me luftë dhe liri të popullit e të vendit gati pas dy dekadash. Gjatë këtyre viteve mijëra të rinj shqiptarë do të vuajnë dhunën e regjimit të Beogradit, kurse shesheve do të manifestojnë forcën e idealit e të vullnetit. Do të ndodhin shumë zhvillime pas kësaj dite, të cilat historinë e lirisë e bënë më të lavdishme.
Historianë e analistë kanë vlerësuar se atë ditë, më 11 mars të vitit 198, filloi zhbërja e Jugosllavisë. Atë ditë u ringjall shpresa shqiptare.
Kjo ngjarje po kalon në heshtje institucionale.