Disa fakte lidhur me votimin më 7 prill në ÇAIR

Të nderuar banorë të Çairit,
Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim,
Siç jeni të informuar tashmë, të dielën, më 7 prill, në komunën e Çairit do të mbahet RRETHI I DYTË i zgjedhjeve lokale.
Kjo do të thotë se te dielën do të votohet në mbarë komunën e Çairit dhe në të gjitha vendvotimet,JO VETËM në 13 vendvotimet e anuluara;
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, IZET MEXHITI, edhe në balotazh garon me numrin zgjedhor 17. Të gjithë votuesit e tij duhet ta kërkojnë në listë me numrin rendor 17;
Të dielën, më 7 prill, nuk do të votohet për listë këshilltarësh, por vetëm për Kryetar të komunës, kështu që qytetarët nuk kanë nevojë të kërkojnë edhe listën e këshilltarëve;
Ky raund i dytë i zgjedhjeve në Çair mbahet për shkak të disa lëshimeve tekniko- administrative të cilat në asnjë moment nuk kanë vënë në pikëpyetje mbi 15.000 votat për IZET MEXHITIN dheBASHKIMIN DEMOKRATIK PËR INTEGRIM;
Në balotazh, IZET MEXHITI garon me kandidatin e PDSH, Muhamet Thaçi, i cili mban numrin rendor 22. Mos i besoni të gjithë ata që këtyrë ditëve po përhapin dezinformata e spekulime se në Çair nuk do të ketë zgjedhje, ose se nuk ka aktivitet parazgjedhor, ose spekulime të ngjashme;
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM është duke zhvilluar aktivitetet e veta parazgjedhore në të gjithë komunën, ashtu siç kemi punuar për zgjedhjet e 24 marsit. Të gjitha shtabet tona janë të hapura, aktive, dhe mirëpresin të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe mbështetësit e IZET MEXHITIT;
Të nderuar miq,
Më 7 prill, dilni në zgjedhje dhe votoni masovikisht IZET MEXHITIN, duke vulosur kështu përfundimisht fitoren e tij të 24 marsit dhe duke i heshtur përgjithmonë rivalët e tij politikë në Çair.
Bashkë Ndërtojmë!