Publikuar me datën: Mon, Mar 21st, 2011

DIPLOMACI KOLLUMNASH DHE TAVOLINASH

DIPLOMACI  KOLLUMNASH  DHE  TAVOLINASH

Gjirokastritët e moshuar sot e kësaj dite e shpjegojnë me ëndje barsoletën që lidhet ngushtë me sundimin diktatorial të bashkëvendësit të tyre, Enver Hoxhës.
Dikur “xhaxhi” Enver kishte vajtur në një fshat malor, diku në Shqipërinë e Jugut. Vizita e tij ishte bërë me qëllim që të njihet me dertet e këtyre njerëzve. Në atë takim, si përherë ai kishte lavdëruar sistemin  politik dhe ekonomik të vendit, nga njëra anë, dhe kishte kritikuar, sharë dhe denoncuar politikën imperialiste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ana tjetër. Në vazhdim të atij takimi joformal, ndër të tjera, ai fshatarëve u kishte thënë edhe këtë – shokë dhe shoqe, kam një ide: t’i shpallim luftë Amerikës dhe bashkëmendimtarëve të saj!?
Ndonëse logjikisht dihet se në këtë luftë fitimtarë do të dilnin amerikanët, të cilët pasi ta zaptonin Shqipërinë, ata shqiptarëve do t’u siguronin mirëqenien materiale. Për të “respektuar vullnetin dhe fjalën e lirë” të fshatarëve, Enveri propozimin e tij e kishte hedhur në votim. Pas numërimit të votave “deliberative” qe konstatuar se i gjithë ky votim kishte shkuar si gjithmonë në favor të Enverit. Kur  kishte marrë fund procedura e votimit, ishte parashtruar pyetja se a mos vallë ka njeri kundër kësaj ideje. Në atë heshtje varri nuk qe hetuar asnjë kundërshti, pos një malësori, një plaku mendjendritur, i cili duke çuar grushtin lart, kërkon ta marrë fjalën. Të gjithë të pranishmit kishin menduar se plaku do ta kundërshtonte idenë e xhaxhit. Por ama, kjo nuk ndodh!? Plaku mendjehollë parashtron pyetjen domethënëse: “Po mirë Shoku Enver, sikur këtë luftë ta fitonim ne, atëherë në ç’mënyrë Shqipëria do t’i ushqente amerikanët dhe Amerikën, aq më tepër kur kemi parasysh gjithë varfërinë tonë. Së fundi, nëse i “hyjmë këtij rreziku”, a nuk do ta hamë kokën tonë dhe të nënës parti”?
Fatmirësisht, kjo luftë e pabarabartë nuk ndodhi falë hezitimit që rrezatonte në idenë  e mençur të plakut mendjehollë dhe “ndërgjegjësimit” të Enverit, i cili duke ndërruar mendje, tërhoqi “propozimin” e tij, ndërkaq plakut i tha: o do mbyllësh gojën, o do përfundosh në Burrel, zgjedh merr. Plaku kishte zgjedhur Spaçin!?
Me një batutë të tillë, sot e gjithë ditën e Perëndisë po ballafaqohet politika aktuale dhe biblike maqedonase, respektivisht Ministria maqedonase e Punëve të Jashtme.
Ka kohë (ndoshta para dy deceniesh) që kjo politikë në vijimësi po e kundërshton politikën evropiane dhe atë amerikane dhe, duke e inatosur këtë, ajo e aktualizon barsoletën e lartpërmendur gjirokastrite. I fundit që u “shpalli luftë” diplomatëve të huaj të sistemuar në Shkup, ishte ish-ambasadori, Risto Nikovski. (përndryshe anëtar i Këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare, që vepron jozyrtarisht në kuadër të presidencës së Republikës së Maqedonisë)
Nikovski kohë më parë në një gazetë të përditshme (që botohet në Shkup) në një kolumne, kishte shprehur pakënaqësinë e tij ndaj aktiviteteve diplomatike të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip Riker. (për të cilin kishte kërkuar që “urgjentisht të dëbohet” nga Shkupi, sepse, e para,  ky i fundit kishte “futur hundët” në punët e brendshme të Maqedonisë, kurse e dyta, kinse shteti i këtij  ambasadori, nuk mund të jetë “partner strategjik” i Republikës së Maqedonisë). Një pakënaqësi të tillë ky farë diplomati e pat shprehur edhe ndaj aktiviteteve “djallëzore” të ambasadorit të Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, i cili duke qëndruar në Maqedoni, paskësh penguar procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. Në këtë kontekst nuk kursehet as ambasadorja e Holandës, Simone Filipini, ajo “çaçkalica” (siç do të thonë ata të “Debar maallos”), sepse ajo nuk paskësh njohuri sa i përket rebelimit të një të punësuari të saj!? Do të denoncohet edhe ai “selaki” slloven gjegjësisht euro-diplomati, Zoran Taler, dhe s’di kush tjetër andej Vardarit! I gjithë ky çrregullim mental i kolumnistëve dhe i të tjerëve që u qëndrojnë pas, s’është vetëm rezultat i prezencës së diplomatëve të Unionit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (të cilët vazhdimisht ndërhykan në punët e brendshme të Maqedonisë) , por është edhe një shprehje e pakënaqësisë së tyre ndaj diplomatëve me prejardhje sllave, të cilët lëre që janë të pahetueshëm në hapësirat politike të Shkupit, por edhe nuk kanë ndonjë ndikim të theksuar politik.
Për këtë mesele kabineti i presidencës dhe ai i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup do të thonë se opinionet e Risto Nikovskit janë personale. Por ama e gjithë kjo të krijon përshtypjen se institucionet e lartpërmendura, kështu siç reagojnë, parimisht nuk janë distancuar nga ky qëndrim i ish-ambasadorit, apo ndoshta edhe ata do qëndrojnë pas kolumnes dhe ashtu fshehurazi do të solidarizohen me Nikovskin. Qëllimi i këtij shkrimi nuk do të konsistojë në analizimin e kolumnes së ish-ambasadorit, përkundrazi do mëtojë t’i diskutojë e t’i hetojë gjymtimet e kësaj  diplomacie. Rrjedhimisht dhe logjikisht diplomacia nuk mund të bëhet me gazetarë a me kolumnistë, nuk mund të bëhet nëpërmjet kumtesave kabinetike, nuk mund të bëhet me takime joprotokollare dhe nëse “politikanët” do të vazhdojnë të veprojnë kësisoj (siç ditë më parë veproi ish-ambasadori), atëherë kjo do të ishte një diletantizëm, mendjelehtësi si dhe një marrëzi politike e radhës. Andaj kjo diplomaci mediumesh, kolumnesh a edhe tavolinash, lëre që nuk mund ta shprehë politikën zyrtare të shtetit, por edhe nuk mund t’i shkojë kësaj pas. Kjo diplomaci tavolinash, që ndërtohet nëpër kabinete të izoluara nga politikanë megalomanë e pa përvojë, gjithmonë përcjell mesazhe të zbehta dhe të paqarta politike. Një “palë” mesazhe do t’i dedikohen publikut të brendshëm dhe një “palë” atij të  jashtëm. As e para e as e dyta nuk janë as për ahirret e as për dynja. Kësaj diplomacie në vijimësi do t’i dalin hesapet e gabueshme edhe atëherë kur do të komunikojnë me Brukselin, po edhe me Uashingtonin, qoftë ai komunikim të jetë me shkrim ose gojarisht. Dhe, kur kësaj “diplomacie tavolinash” sa herë do t’i mungojë natyra politike, autoktone, biologjike, transparenca, (multi) “kulturalizmi dhe kozmopolitizmi politik” (qëllimisht të refuzuara a edhe të përjashtuara), aq herë do të penalizohet nga strukturat euroatlantike. Që kjo “diplomaci” të marrë vend në hapësirat e pazarit të diplomacisë botërore, rrënjësisht do të duhet ta ndryshojë filozofinë e politikëbërjes sidomos asaj të jashtme, ndërsa për të mbijetuar gjithsesi se do të duhet të transformohet. Së fundi këto gjymtime të kësaj diplomacie mund të jenë pjellë e përllogaritjeve irracionale, të mbrapshta, të gabueshme ose edhe të qëllimshme të njerëzve që janë të emëruar dhe të paguar ta zbatojnë këtë!?
Tekembramja, kjo diplomaci duke funksionuar si e vetmja “forcë pozitive” në suazat e oborrit të saj, lëre që është tipike ballkanase, por edhe nuk të krijon përshtypjen se është e të qenit e vetvetes, jo konkurrente dhe jo rastësisht do të çalojë në rrugëtimin e saj drejt strukturave euro-atlantike. Andaj nuk duhet të habitemi se pse nuk është  konstruktive e efikase dhe, kur do t’i mungojë efikasiteti, atëherë kjo do kërkojë ndihmën e popullit që problemet e trashëguara dhe të pazgjidhura t’i zgjidhë nëpërmjet gjithfarësh referendumesh dhe akshampazarllëqesh. Autoriteti i kësaj ”diplomacie tavolinash” është pak i njohur në botë, ndërkaq besueshmëria e saj politike është relative. Kështu si vepron nuk i mundëson të frymojë një tjetër perspektivë!?
Kohë më parë një mikeshë imja që kishte ardhur nga Sllovakia këtu në Tetovë, e habitur nga mosorganizimi ynë ekologjik, nga transporti urban dhe ndërurban, pos tjerash, më parashtroi një pyetje sa të thjeshtë, po edhe aq të ndërlikuar! Ju, ballkanasit e moçëm, ku i hidhni mbeturinat, një, dhe, e dyta, furgonët dhe autobusët që qarkullojnë këtejpari, në Maqedoni, pse nuk kanë tabela ku të shkruhej destinimi dhe koha e nisjes së tyre!?? Më duhej t’i jap një përgjigje paksa gjysmake dhe nëpër dhëmbë. Mbeturinat hidhen atje ku nuk e kanë vendin, ndërsa njerëzit rrugëtojnë andej nga shkon politika dhe politikanët, me orar e pa orar. Në fund, ashtu shqip e bëra pis fjalorin, duke i thënë: Shikoni Evropën tuaj ho..spi! Nuk më tha gjë. Sikur donte të ndërroj temën e bisedës..,ashtu siç Enver Hoxha, ndërroi mendjen!??
Të nderuar lexues, nuk di se çfarë ngjyre kishte kolumna e ish-ambasadorit. Mbase ky informacion është edhe i parëndësishëm.

Autor: Fadil Lushi, Tetove

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close