Publikuar me datën: Tue, May 25th, 2010

Digjen objektet e doganës në Bërnjak afër Zubin Potokut

Zubin Potok, 25 maj – Një zjarr është raportuar të ketë ndodhur në objektin e shoqatave të sigurimeve të Kosovës dhe të një kontejneri për shërbime të shpedicionit, në pikën kufitare të portës 31, në Bërnjak, të Zubin Potokut.
Incidenti është regjistruar rreth orës dy të mëngjesit të sotëm.

Në bazë të raporteve të para policore mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme materiale në objektet shoqatës së sigurimeve të Kosovës dhe të shërbimeve të shpedicionit, ndërsa një punonjëse e shoqatës së sigurimeve, një 21 vjeçare, e përkatësisë etnike serbe, ka pësuar lëndime të lehta trupore, djegie në dorën e majtë.

Viktima e këtij incidenti, me ndihmën e një automjeti të policisë së EULEX-it, është transportuar deri në shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok, për trajtim të lëndimeve të pranuara në këtë rast.

Hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës nga drejtoria rajonale e Policisë në Mitrovicë, bashkërisht me hetuesit policorë të Zubin Potokut dhe me asistimin e zyrtarëve të komponentës policore të EULEX-it, kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa shkaktari i zjarrit mbetet ende i papërcaktuar.

Një shpërthim, është raportuar të ketë qenë regjistruar gjatë zjarrit, por hetuesit policorë besojnë se bëhet fjalë për një bocë me gaz, e cila ishte në barakën e shoqatës së sigurimeve të Kosovës, ndërsa kishte shpërthyer pasi ishte kapluar nga zjarri.

Policia e Kosovës ka iniciuar dhe është në zhvillim të hetimeve intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe rrethanat e paraqitura në rastin e regjistruar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close