Publikuar me datën: Tue, Jan 25th, 2011

Dick Marty, i papërgjegjshëm mundohet të shkruajë historinë e UÇK-së

Po fillon edhe një javë e vështirë dhe e tensionuar për shqiptarët, kudo që janë.  Shqipëria hyn në këtë javë me shkëmbimin e fyerjeve dhe akuzave mes qeverisë dhe opozitës për përgjegjësi për gjakderdhjet gjatë protestave të së premtes në Tiranë. Situata është e paparashikueshme. Në Kosovë me gjasë do të dalin rezultatet e rivotimit të fundit, kësaj radhe në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Edhe për to tashmë ka akuza se janë manipuluar për të satën herë. Në Starsbourg shqiptarët do të jenë në shënjestër të kritikave, fyerjeve dhe akuzave për trafikim të organeve gjatë luftës së Kosovës dhe pas saj. Përderisa për situatën e tashme në Shqipëri e as për manipulimet e orkestruara të zgjedhjeve në Kosovë nuk ka faj Dick Marty, ky i fundit i ka vënë në siklet shqiptarët kudo që janë, sikur edhe miqtë e tyre, me akuzat që ka bërë në një raport të tij i cili këtë javë do të diskutohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Është paralajmëruar „mobilizim“ i faktorit shqiptar kundër miratimit të këtij raporti por, në situatën në të cilën janë shqiptarët vështirë të besohet se do të mund t’ia dalin.
Është thënë aq shumë për raportin në fjalë. Ka folur për të edhe vetë Dick Marty. Ai edhe kur është munduar t’i bindte shqiptarët se raportin e ka shkruar në interesin e tyre, sepse e vërteta është në interes edhe të shqiptarëve, ka bërë akuza të reja. Ka akuzuar ata që kritikojnë raportin e tij se nuk e kanë lexuar apo nuk e kuptojnë. Në mënyrë naive një intervistë dhënë një portali në gjuhën shqipe në Zvicër të Dick Martyt (intervistë gjithsesi e qëlluar nga kjo agjenci)  mediat e kanë ribotuar me titull „Marty shfajëson Thaçin dhe UÇK-në“.
Dick Marty nuk i ka shfajësuar as Hashim Thacin e as UÇK-në. Në intervistë dhënë albinfo, të përcjellë nga shumë media në Kosovë, ai vetëm është munduar ta arsyetojë vetveten.  „Un kam miq shqiptarë“, „un kam qenë kundër ndalimit të ndërtimit të minareve në Zvicër“, „un i dua myslimanët përderisa Amerika i dënon ata në Guantanamo Bay“, „një vëlla imi është shtetas amerikan“ janë vetëm disa nga arsyetimet që ai ka përdorur në mbrojtje të tij për të dëshmuar se kinse nuk e ka bërë me qëllim të keq raportin në fjalë. Flet për CIA-n, për paratë e nazistëve në bankat e Zvicrës dhe për bombardimin e Dresdenit gjatë Luftës së Dytë Bbotërore. Por asnjë nga këto pohime të tij nuk kanë asnjë lidhje me luftën e UÇK-së dhe me akuzat që ai bën për trafikim organesh në veri të Shqipërisë nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së. Pak ka rëndësi se a akuzon ai „liderin“ apo „të afërmit me liderin“. Ai akuzat i bën në mënyrë kolektive, që është e papranueshme jo vetëm politikisht e moralisht por edhe juridikisht, po ashtu. Ka aty edhe shumë thënie të pasakta, të cilat lehtë mund të vërtetohen dhe ai pa asnjë argument kritikon edhe mediat e Kosovës që paskan qenë, sipas tij, „të njëanshme“ në raportime për raportin e tij.
Pjesa më e dëmshme, më e rrezikshme, dhe më qëllimkeqe, e raportit të tij është ajo ku thotë se „ka pasur të tillë që në UÇK kanë hyrë me vullnetin për të luftuar për liri dhe pavarësi, por shumica nuk kanë qenë të tillë“ ,me çka ai shumicën e pjesëtarëve të UÇK-së i sheh si kriminelë. Një rregull i çdo mirësjelljeje do të kërkonte që të mos gjeneralizohet asnjë popull e madje as një ushtri e tij.  As për ushtrinë serbe apo për askënd tjetër në ish-Jugosllavi nuk është kolektivizuar përgjegjësia, por është thënë se ajo është individuale. Tash del se për gjenocid në Srebrenicë faj kanë „disa individë serbë“ e jo tërë ushtria, ndërsa në UÇK shumica na paskan qenë kriminelë.
Marty edhe këto pak arsyetime që ka dhënë për raportin e tij i ka dhënë në media në gjuhën shqipe, ndërsa nuk kemi parë në asnjë medium evropian, në ndonjë gjuhë tjetër, të ketë tërhequr ndonjë nga akuzat e rënda që i bën.
Dick Marty me mjeshtëri u ka ikur debateve deri këtë javë. Ai në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka imponuar „trafikimin e organeve në Kosovës“ si temë kryesore, më të tmerrshme dhe më atraktive, në seancën dimërore të këtij institucioni. Pak ka rëndësi për jehonën publike se a do të dëshmohet apo jo saktësia e pohimeve të tilla. Dëmi Kosovës dhe shqiptarëve u është bërë tashmë me këtë raport, edhe para se të miratohet ai. A ka nevojë për dëshmi më të forta se ky raport shkon në interesa të Serbisë sesa deklarata e përfaqësuesit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Aligrudiq, i cili ka thënë: „Nëse miratohet ky raport ai do të jetë dokumenti i parë ndërkombëtar në histori i cili zyrtarisht do të konstatojë se UÇK-ja ka qenë një organizatë terroriste, e cila është marrë me trafikim organesh“. Pra, me apo pa qëllim, Marty mundohet të shkruajë variantin serb të historisë së UÇK-së.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close