Publikuar me datën: Mon, Jan 16th, 2012

Dialogu për vizat nis më 19 janar

Prishtinë, 16 janar – Kosova nis dialogun për liberalizimin e vizave me BE-në më 19 janar të këtij viti, ditën kur komisionerja evropiane për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmstrom pritet ta vizitojë Kosovën. Ministri Bajram Rexhepi thotë se do të diskutohet rreth kushteve për marrjen e udhërrëfyesit, për të cilën shprehet optimist se do të ndodhë deri në fund të vitit.

Analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus ka thënë për Radio Europën e Lirë se tani është koha më e përshtatshme për fillimin e dialogut.

“Tani mendoj se është koha e duhur për fillimin e këtij dialogu dhe shpresoj se në fund të këtij muaji, dialogu për liberalizim të vizave po fillon”, ka thënë Knaus, duke shtuar se procesi pritet të jetë i gjatë.

Analistja Knaus, ndër të tjera i ka bëtë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë më shumë zhurmë sa i përket çështjes së zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve, në mënyrë që Kosova të përfitojë sa më shpejt liberalizimin e vizave.

“Qeveria e shoqëria civile në Kosovë duhet të kenë diskutime të sinqerta rreth mundësive që mund të ndodhin për azilkërkim, abuzim me imigrim ilegal, dhe duhet të adresojnë se pse njerëzit duan të largohen nga Kosova”, ka thënë Knaus.

Ndërkohë, Komisarja evropiane, Cecilia Malmstrom pritet të qëndrojë deri më 20 janar në Prishtinë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi ka bërë të ditur për Express se gjatë kësaj kohe do të diskutohet për kushtet të cilat Kosova duhet t’i plotësojë për ta marrë udhërrëfyesin nga BE-ja.

“Po njëherë do të diskutohet rreth kushteve të cilat duhet plotësuar deri në marrjen e udhërrëfyesit, do të caktohen katër pikat, të cilat do t’i vërë BE-ja për ne”, ka thënë Rexhepi, duke u shprehur optimist se deri në fund të këtij viti, Kosova do ta marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

“Kjo është ajo çka presim nga ky dialog dhe jemi shumë optimistë se deri në fund të këtij viti do ta gëzojmë atë të drejtë”, ka thënë Ministri Rexhepi, pa dhënë ndonjë datë konkrete se kur Kosova do të mund ta marrë udhërrëfyesin.

Sipas tij, gjithçka varet prej procesit të dialogut, i cili do të zhvillohet me BE-në.

“Jo s’mund ta them tash, ngase gjithçka varet prej dialogut, por mund të them se kushtet ekzistojnë dhe po e përsëris, jemi optimistë se deri në fund të këtij viti do të marrim edhe udhërrëfyesin, për këtë nuk kam kurrfarë dyshimi”, ka thënë ministri Rexhepi.

Ndryshe, vitin e kaluar, Shqipëria kishte fituar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza. Pas kësaj, Kosova ka mbetur si shteti i vetëm në Evropë nën regjimin e vizave.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close