Publikuar me datën: Fri, Feb 25th, 2011

Dialogu para nisjes

Prishtinë, 25 shkurt – Tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Prishtina dhe Beogradi po rikthehen në tavolinën e bisedimeve.
Robert Cooper, diplomati që nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, baronesha Catherine Ashton, është emëruar si lehtësues i dialogut, mezi ka pritur konstituimin e institucioneve të Kosovës për të nisur punën e tij. Tri ditë pas zgjedhjes së Qeverisë dhe të presidentit, Cooper ka qëndruar në Kosovë për t`u konsultuar rreth fillimit të dialogut, shkruan “Koha Ditore”
Robert Cooper, këshilltari për Politikë të Jashtme i baroneshës Ashton, të enjten ka zhvilluar vizitën e tij në Kosovë larg vëmendjes së mediumeve. Përfaqësitë e BE-së në Kosovë nuk kanë lëshuar ndonjë njoftim për vizitën e tij, dhe nuk kanë dashur që ta komentonin atë, duke e vlerësuar si “vizitë teknike”.
Diplomati evropian është takuar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ka qëndruar në EULEX dhe ka vizituar Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës, funksionimi i plotë i së cilës pritet të jetë pjesë e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.
Në kushte anonimiteti zyrtarët evropianë i kanë thënë gazetës se Cooper do të qëndrojë këto ditë edhe në Beograd, gjë që do të shënojë fillimin e diplomacisë fluturuese për dialogun, deri të takimin e parë të përfaqësuesve kosovarë me ata serbë.
Të njëjtat burime kanë shpjeguar se gjithçka do të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim, ndërkaq zhvillimi i vetëm që do të mund të shtynte edhe për ca kohë nisjen e dialogut është rivënia në pikëpyetje e qëndrueshmërisë së të zgjedhurve në krye të institucioneve kosovare. Dialogu, sipas këtyre burimeve, do të vonohej nëse partitë opozitare në Kosovë vendosin që të kërkojnë interpretimin e legjitimitetit të zgjedhjes së Behgjet Pacollit si president i Kosovës.
“Askush nuk është i interesuar që procesi të fillojë nëse ka dyshime rreth qëndrueshmërisë së të zgjedhurve. Nëse partitë vendosin të kërkojnë interpretimin e gjykatës për presidentin, atëherë do të pritet derisa të sqarohet kjo çështje. Nëse jo, atëherë procesi do të fillojë shpejt. Nuk kemi çfarë të presim më”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë i BE-së.
Sipas të njëjtave burime, temat që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së qytetarëve, e që lidhen edhe me aranzhimet e reja për veriun e Kosovës, nuk do të lihen për ndonjë fazë shumë të vonshme të dialogut, madje edhe duke u nisur nga gatishmëria që kanë kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti Pacolli për t’u marrë me problemet në veri.
Të njëjtat burime kanë shpjeguar se qëllimi i BE-së është që të paktën deri në nëntor të këtij viti të ketë rezultate konkrete nga dialogu, në mënyrë që raportet e progresit për Kosovën dhe Serbinë të jenë më pozitive. Ky zhvillim madje, sipas këtyre burimeve, do t`i mundësojë fqinjit verior të Kosovës edhe marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE.

Tahiri – udhëheqëse e delegacionit kosovar

Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur që të enjten premtimet e shumta që u ka bërë diplomatëve evropianë se është i gatshëm për të dialoguar me Beogradin t`i mbështesë me një veprim konkret.  Tri ditë pasi që ka rimarrë mandatin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe qeveria e tij kanë nisur përgatitjet e fundit për të nisur dialogun me Beogradin. Kryeministri i Kosovës ka emëruar zëvendëskryeministren Edita Tahiri udhëheqëse të delegacionit të Republikës së Kosovës në këtë dialog.
Qeveria e Kosovës nuk ka bërë të ditur kohën se kur do të nisë dialogu, por në një komunikatë, ku ka bërë të ditur njoftimin për emërimin e Tahirit, është përkujdesur që të theksojë se dialogu do të jetë ndërshtetëror.
“Dialogu si shtete të pavarura dhe sovrane me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë Republikën e Serbisë, dhe zgjidhja e problemeve praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, është vlerë dhe standard evropian”, thuhet në qëndrimin e Qeverisë.
Gazeta ka provuar që gjatë ditës të marrë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për vizitën e Cooperit, por ka qenë e pamundur, zëvendëskryeministrja Tahiri, homologu i saj, Hajredin Kuçi, e edhe ish-zëdhënësi i Qeverisë, tash ministër i Kulturës, Memli Krasniqi, nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gazetës.
Udhëheqësja e ekipit kosovar të bisedimeve, Edita Tahiri, ka qenë ministre e Administratës Publike në qeverinë e kaluar. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit ajo është përfolur si kandidate e mundshme për presidente të Kosovës, për çka edhe ka pasur mbështetjen e disa mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë. Tahiri është zëvendëskryeministre që në përbërjen e re të Qeverisë mbulon sektorin e marrëdhënieve me jashtë.
Po të enjten kryeministri Thaçi ka pasur një bisedë telefonike edhe me baroneshën Catherine Ashton. Sipas një njoftimi të Qeverisë, ajo ia ka përcjellë Thaçit urimet për zgjedhjen dhe konsolidimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
”Ashton ka siguruar z. Thaçi për mbështetjen e Bashkimit Evropian për vizionin dhe përkushtimet e Republikës së Kosovës për implementimin e të gjitha kritereve për integrimin e saj në institucionet euroatlantike dhe aspiratën për perspektivën evropiane të Kosovës”, thuhen në njoftimin e Qeverisë. “Kryeministri Thaçi ka pohuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të punojë me përkushtim për paqen dhe bashkëpunimin e mirë me fqinjët në rajon. Kryeministri Thaçi dhe baronesha Ashton janë pajtuar që të zhvillojnë një takim të përbashkët në një të ardhme të afërt”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Opozita: Qeveri e bisedimeve

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë dashur që të merren me emërimin e Edita Tahirit si udhëheqëse e ekipit kosovar të bisedimeve. Sipas tyre, ngutja e Thaçit për të hyrë në këtë proces pa e njoftuar Kuvendin tregon  për obligimet që ai i ka marrë para se të bëhej kryeministër.
“Për çdo fillim të bisedimeve duhet njoftuar opinionin, qoftë edhe për përgatitjet më të thjeshta. Nuk mund të merren vendime kuturu. Para së gjithash, duhet që Parlamenti i ri i Kosovës të njoftohet me kohë. Unë dëshiroj të besoj që kjo do të ndodhë…Kuvendi duhet njoftuar edhe me platformën eventuale të këtyre bisedimeve. Duket se zoti Thaçi ka filluar t’i kryejë disa detyra që i ka marrë më herët”, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri.
Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se kjo qeveri po tregon se nuk ka prioritete për zhvillimin e brendshëm. “Po dëshmohet se kjo është qeveri e bisedimeve, që nuk ka mandat dhe prioritet për zhvillimin e brendshëm. Ne mendojmë se përgatitje për dialogun duhet bërë, por ai mund të fillojë vetëm pasi që të jetë autorizuar nga Kuvendi i Kosovës. Kjo qeveri nuk mund të marrë vendime për hyrjen ne dialog, sepse është qeveri e pakicës, dhe nuk e përfaqëson shumicën e shqiptarëve të Kosovës”, ka thënë Ramadani.
Lëvizja “Vetëvendosje” ka kundërshtuar edhe më herët se është kundër dialogut, dhe krahas kundërshtimit institucional ky subjekt politik ka paralajmëruar edhe protestat, si mjet i shprehjes së kundërshtimit të tyre.

Legjenda: Zëvendëskryeministrja  Edita Tahiri edhe kryenegociatore e Kosovës me Serbinë

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close