Publikuar me datën: Sat, Oct 22nd, 2011

Dështim, KFOR-i nuk i thyen dot serbët

05:33 Ligshtohen hungarezët dhe largohen nga barrikada e fshatit Zupqe. Duke kënduar “Kosova është Serbi” serbët bllokues kanë përdorur para ushtarëve një ikonë të Jezu Krishtit.

 

05:14 Misioni i NATo-s ka dështuar të prekë barrikadat në Rudarë që çon kah Jarinja, dhe një Jagenicë që dërgon tek Brnjaku. Ata janë afruar e kanë ruajtur pa bërë gjë edhe në Zupq, pa bindur serbët që të largohen e të lirojnë rrugën.

 

04:55 Ushtarët hungarezë të KFOR-it u janë afruar në vetëm 3 metra serbëve në Zupq, që po i sfidojnë duke kënduar. KFOR-i i ka paralajmëruar se do të përdorë forcën nëse nuk largohen.

 

04:04 Forcat e KFOR-it janë nisur në drejtim të barrikadës në Zupq.

 

03:39 KFOR-i ka bërë gati edhe gazin lotsjellës derisa po vazhdon të qëndrojë edhe në këto momente tek barrikada në Jagenicë që çon tek pika kufitare 31.
03:14 Prezencë e shtuar e KFOR-it në gjithë territorin e veriut, teksa serbët vazhdojnë të rezistojnë dhe të përforcojnë barrikadat

 

02: 57 Raportohet se në afërsi të barrikadës në Jagenicë KFOR-i ka cisterna me ujë që edhe mund t’i përdorë për t’i larguar serbët nga barrikada.

 

02:24 2 prej kryetarëve ilegalë të veriut u kanë bërë thirje serbëve që të mos heqin barrikadat e tyre që çojnë deri tek në Jarinjë, raporton RTK-ja.

 

02:19 Pas dështimit për të hequr ndonjë barrikadë tek Rudara, KFOR-i raportohet se është nisur për në Jagenicë.

 

02:13 Duket të ketë qenë vetëm test afrimi i KFOR-it maroken deri tek barrikada në vendin Kërrshi i Dudës në Rudare. Pas dy orësh qëndrimi aty ata u larguan dhe u kthyen në bazë

 

01:59 KFOR-i ka hequr dorë nga largimi i barrikadës në Rudare dhe është kthyer në bazën e vet

 

01:33 Tek barrikada në afërsi të lokalitetit Kërrshi i Dudës janë të stacionuar pjesëtarët e KFOR-it nga Maroko.

 

01:00 KFOR-i po vazhdon ende të kërkojë nga serbët e mbledhur që të largohen nga barrikadat. Rreth orës 23 : 30 trupa të mëdha të KFOR-it janë parë të nisen në drejtim të fshatit Rudare që çojnë në pikën kufitare 1 në Jarnjie, por menjëherë janë dëgjuar zhurmat e sirenave dhe janë mbledhur rreth 500 serbë. Për momentin raportohet për situatë të qetë megjithëse KFOR-i po pengohet nga barrikaduesit.

00: 38  Ushtarët e KFOR-it në këto momente po kërkojnë nga 500 serbët e mbledhur në barrikadën në fshatin Rudare që të largohen nga aty, ose përndryshe do të ndërhyjnë. Deri më tash serbët nuk po i binden kërkesës së KFOR-it.

Trupat e KFOR-it në orët e vona kanë rinisur aksionin për heqjen e barrikadave në veri, pasi gjatë ditës u dhanë ultimatume e bënë shumë kërkesa nga KFOR-i drejtuar serbëve për t’i liruar barrikadat. Siç raporton KTV, aksion tash ka nisur në drejtim të pikës tjetër kufitare asaj në Jarinje qe njihet  si pika 1 ndërsa, raportohet po ashtu se ushtarët e KFOR-it janë duke u ballafaquar me një grup serbësh në një nga barrikadat në fshatin Rudare.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close