Dëshmori Sali Çeku, ishte luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Deçan, 18 prill – “Dëshmori i kombit Sali Çeku, ishte një vizionar, luftëtar i pa epur, që me veprën e ti sublime bashkë më shumë dëshmor të tjerë të Luftës së UÇK-së na solli më afër lirinë”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Hardinaj, ish komandat i Zonës Operative të Dukagjinit, të dielën në drekë në fshatin Breliq, me rastin e 11 vjetorit të rrënjës heroike të dëshmorit Sali Çeku, ku është ngritur edhe busti në praninë e shumë qytetarëve, përfaqësues të institucioneve politike, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe familjarë të dëshmor të kombit.Haradinaj ka folur edhe për Betejën e Koshares ku ishte edhe luftëtari Sali Çeku. “ Beteja e Koshares ishte vetëm finalja dhe shpresë e lirisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ishte një rrugë e gjatë për të arritur dhe realizuar dëshirat e dëshmorëve luftëtarëve dhe popullit të Kosovës. Sipas kryetarit të Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, dëshmori i kombit Sali Çeku, ishte njëri ndër figurat figurë e ndritshme e luftës për lirinë e Kosovës, dhe një mësues i mirë i artit ushtarak e politik. “ Jashtë bënte politikë ndërsa në front luftën”, ka thënë Selmanaj, për të cituar fjalët e dëshmorit Çeku, se “lirinë nuk duhet ta presësh por ta fitosh. Sali Çeku si askush më shumë i ka njohur shtigjet e
luftës”, është shprehur Selmanaj, në këtë përvjetor.
Në emër të Brigadës “138 Agim Ramadani” dhe shoqatës së invalidëve të luftës ka folur edhe Skender Rexhaahmetaj. Ndërsa mbesa e Sali Çekut, Lendita , që foli në emër të familjes së dëshmorit ka thënë se “ për familjen por edhe për kombin shqiptarë është mburrje vepra sublime e gjaku i Salihu, i cili ra në altarin e lirisë, që ne sot ta gëzojmë lirin që edhe ai aq shumë luftoj dhe e deshi”. Sali Çeku është rënë heroikisht në Rrasën e Zogut të Junikut më 18 prill 1999.