Publikuar me datën: Wed, Jun 15th, 2011

Dëshmitari “X” kishte menduar ta vriste Fatmir Limajn

Prishtinë, 15 qershor – Dëshmitari “X” pretendon se kishte planifikuar ta vriste Fatmir Limajn, shkruan sot “Koha Ditore” në vazhdimin e dytë. Arsyeja pse dëshironte ta bënte këtë sipas këtij dëshmitari ishin kërcënimet që po merrte nga Limaj dhe grupi i tij.

Në pjesën e dytë të dëshmisë që i ka dhënë prokurorit Maorizio Salustro, dëshmitari bashkëpunues i koduar me shkronjën “X”, ka folur për raportet e tij me Limajn, takimet më të, planet për ta fajësuar Isak Musliun, veprimtarinë në Shërbimin Informativ të Kosovës etj.

“Pas aksidentit me veturë, që më ka ndodhur në Carralevë, isha aq i inatosur, sa për një kohë të caktuar madje kam menduar ta vras Fatmir Limajn. Tërë kohën kam qenë nën kërcënime nga grupi i Fatmirit. Ai ma ka bërë jetën mizerie”, ka thënë dëshmitari, sipas dosjes së EULEX-it, një kopje të së cilës gazeta e posedon, për të shtuar se në një moment kishte vendosur që të shkonte në KFOR, ta dorëzonte armën dhe ta denonconte ish-ministrin Limaj.

Dëshmitari ka thënë se pas përfundimit të luftës në vitin 2001 kishte marrë një urdhër nga Fatmir Limaj që të shkonte dhe t’i largonte trupat e varrosur në Kleçkë. Pasi kishte shkuar në shtëpinë e Skënder Shalës në Kleçkë, sipas urdhrit të Limajt për ta “pastruar zonën”, “X”-i kishte shkuar në këmbë deri te vendet ku ndodheshin trupat e varrosur së bashku me Sabit Shalën dhe Naser Shalën. Mirëpo aty nuk kishin ndërmarrë asnjë veprim pasi që, sipas dëshmitarit, Sabit Shala dhe Naser Shala kishin “thënë të mos prekim asgjë”.

“Më vonë ne e takuam Fatmir Limajn në shtëpinë e Skënder Shalës në Kleçkë. Fatmiri më pyeti pse nuk e kisha bërë atë punë. Unë i thashë: pyeti nipat e tu. Ata qeshën dhe thanë e bëjmë dajë, e bëjmë. Kurrë nuk e kam kuptuar pse ata hezituan ta kryenin punën, mendoj se e kishin nga përtesa”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se me Fatmir Limajn ka pasur marrëdhënie të mira që nga viti 1998, kur e kishte njohur, me gjithë lëkundjet që kishin pësuar këto marrëdhënie. Mirëpo sipas dëshmitarit pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj kishte dërguar Naser Krasniqin që t’i rrinte pranë.

“Unë e ndieja se ai kishte dërguar Naserin që të më përcillte se çfarë bëja. E di se Naseri operonte nën ombrellën e SHIK-ut. E di këtë sepse unë vetë kam punuar për SHIK-un për tre muaj pas luftës. Mbase kam qëndruar edhe më gjatë, por më kujtohet se i kam marrë tri rroga. Rroga ime ishte 500 marka gjermane në muaj me para në dorë”, ka thënë dëshmitari.

Pas Nazim Bllacës, dëshmitari “X” është njeriu i dytë që tregon se ka punuar për Shërbimin Informativ të Kosovës, duke marrë përsipër edhe vepra penale të kryera në llogari të këtij shërbimi. Dëshmitari ka thënë se gjatë kohës sa kishte qenë në SHIK, Naser Krasniqin e kishte mbikëqyrës, derisa tri rroga i kishte marrë në para të gatshme nga Nezer Çoçaj. Ai ka thënë se një apo dy urdhra i kishte marrë nga Fatmir Limaj. Gjatë asaj periudhe ai ka thënë se i ishte dashur të shkonte në Ferizaj dhe ta spiunonte një person me emrin Emin, nga Carraleva. Ai kishte urdhër, siç ka thënë, që të gjente një moment të duhur dhe ta shkelte me xhip. Këtë ishte urdhëruar që ta bënte bashkë me Sabit Shalën. Mirëpo kjo nuk kishte ndodhur për shkak se Sabit Shala nuk dëshironte që të punonte me dëshmitarin “X”.

Urdhri tjetër që kishte marrë, dëshmitari ka thënë se kishte qenë për vrasjen e anëtarit të Kryesisë së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi. Arsyeja pse duhej ta bënte këtë, sipas tiji kishte qenë se në atë kohë “ai ishte spiun që po fliste kundër Fatmir Limës”.

“Fatmiri urdhëroi që të vëzhgohej ky person. Më kujtohet se një herë ne kishim një takim në Prizren, në një kafe – bar të vogël afër ndërtesës së TMK-së që ta diskutojmë çështjen”, ka thënë ai. “Naser Krasniqi, Enver Hoti, Fadil Gajraku dhe një person tjetër që nuk më kujtohet ishin në mbledhje. Fatmiri nuk ishte aty. Naser Krasniqi dhe Fadil Gajraku ishin të ngarkuar me operacionin. Ata thanë se Fetah Rudi ishte person i rrezikshëm dhe më urdhëruan mua të vëzhgoja dhe studioja lëvizjet e tij në Prishtinë, pasi që Fetah Rudi jetonte diku në “Bregun e Diellit” dhe ta shikoja atë në mënyrë që unë të isha në gjendje ta njihja”, ka thënë dëshmitari në dëshminë dhënë prokurorit special të EULEX-it. Të nesërmen ai ka thënë se e kishin thirrur dhe i kishin thënë se plani kishte ndryshuar. Tek në një takim tjetër në Malishevë ishte vendosur të vritej Fetah Rudin te stadiumi i Prishtinës gjatë një manifestimi që pritej të mbahej aty.

“Në ditën e operimit së pari u takuam përsëri në Malishevë dhe udhëtuam të gjithë së bashku në Prishtinë. Gjersa ishim në Prishtinë, Naser Krasniqi më dha një pistoletë me zhurmëmbytës… Secili prej nesh ishte në secilën hyrje të stadiumit: Naser Krasniqi, Fadil Gajraku, Enver Hoti dhe një person tjetër që nuk më kujtohet, si dhe unë. Ne duhej ta vrisnim Fetahun gjersa hynte në stadium”.

“Fetahu hyri nëpërmjet portës ku po qëndroja unë. Të tjerët që ishin nëpër portat tjera filluan të më jepnin shenja që të më tregonin se ai djalë ishte yni. Por unë u bëra sikur nuk e njoha dhe nuk shtiva. Fetahu vërejti të tjerët duke bërë me shenjë, sepse i njihte ata. E kuptoi dhe iku nga aty”, ka thënë dëshmitari

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close