Publikuar me datën: Sat, Jul 28th, 2012

“Der Standard”: Serbia duhet të mbahet nën presion

Nuk ka asnjë dyshim se qeveria e re e Serbisë do të synojë të dëshmohet si properëndimore dhe se shtetet e Perëndimit, që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, do të bëjnë presion ndaj Beogradit. Por, nëse nuk “dozohet ky presion si duhet”, Serbia mund të kthehet në drejtim tjetër, vlerëson ditorja vjeneze “Der Standard”, transmeton portali Telegrafi.Me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re, gazeta shton se përbërja e re, më shumë se ajo paraprakja, do të investojë përpjekjet e saja për ta dëshmuar orientimin pro-evropian në mënyrë që Serbia të pranohet si partnere e barabartë nga Perëndimi.

“Para së gjithash ndaj çështjes së Kosovës, por edhe ndaj Bosnjës”, vlerëson ditorja. “Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim se vendet e BE-së e që njohën pavarësinë e Kosovës, si dhe SHBA-ja, do ta shfrytëzojnë këtë. Mirëpo, nëse nuk dozohet presioni perëndimor, Serbia mund të shkojë në një drejtim tjetër”.

“Der Standard” shkruan se kryeministri serb Daçiq ka nevojë për para, ndërsa ato para i ofron Rusia.

“Serbia ka nevojë për investime të huaja, e rusët janë këtu. Nëse Serbia, siç ishte rasti me industrinë e naftës, ia shet rusëve elektro-industrinë, Moska do ta kontrollojë energjinë e tërë shtetit”, thekson gazeta, duke shtuar se atëherë është njëjtë nëse Serbia i fillon bisedimet për anëtarësim në BE apo nëse do të mbetet kandidat i përhershëm.

Der Standard vlerëson se, duke e ditur rrugën e deritashme të Daçiqit, nuk ka asnjë dyshim se ai do të marrë gjithçka parasysh vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet.

Gjithashtu, gazeta cek mediumet perëndimore, të cilat cekin se me gjithë shpjegimet e kryeministrit Daçiq se nuk ka kthim në luftën e viteve ’90 dhe se integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re, ai ishte zëdhënës i Sllobodan Milosheviqit, si dhe partneri kryesor i qeverisë së re të “ultranacionalistes SNS, e cila para tre vjetësh, brenda natës u shndërrua në parti pro-evropiane”.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close