Publikuar me datën: Sat, Feb 26th, 2011

Deputetët e PDK-së rrezik për Qeverinë Thaçi

Prishtinë, 26 shkurt – Kur këtë të hënë deputetët e legjislaturës së re jepnin betimin, kreu i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi ndodhej midis dy njerëzve më të votuar pas tij – Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit. Të nesërmen këta të dy, por edhe disa të tjerë, s’e dhanë votën për ta zgjedhur president biznesmenin kontrovers Behgjet Pacolli, duke ia rrezikuar projektin Thaçit për ndërtimin e Qeverisë.
Megjithëkëtë, kandidatura e Pacollit kaloi në raundin e tretë, pas një presioni që ka ushtruar Thaçi mbi deputetët e tij kohë pas kohe, pas të cilit akt u formua edhe Qeveria. Në raundin e parë të votimit kundër Pacollit ishin 12 deputetë, në të dytin 8, e në të tretin ishin mbetur vetëm 4.
Tash Krasniqi e Limaj, që llogaritet të kenë në krah edhe 6-12 deputetë të tjerë të PDK-së, dolën të dështuar në përpjekje për ta parandaluar ngjitjen e Pacollit në majë të pushtetit, po presin momentin për ta rrëzuar, madje, edhe Thaçin. Kjo në rast se përcaktimi i tij për koalicion me subjektin e Pacollit shihet i dështuar.
“Sikur të fitonte varianti ynë, ne do të ishim përgjegjës të asaj. Tani ka fituar ana tjetër. Dhënia e përgjegjësisë do të thotë që duhet lëshuar rrugë atyre që kanë pasur të drejtë. Dhënia e përgjegjësisë nënkupton edhe dhënien e dorëheqjes nga një pozitë për shkak që e keni çuar vendin drejt një krize”, ka thënë në emisionin “Rubikon” të KTV-së Krasniqi, që është kryeparlamentar dhe numri dy në partinë e Thaçit. “Përgjegjësia është e koncentruar te kryetari i PDK-së”.
Arsyetimin për përgjegjësinë që duhet adresuar Thaçit, Krasniqi e ka arsyetuar me një fushë mjaft të gjerë të autonomisë që ai ka pasur për të vendosur për partnerin e koalicionit. Fakti që fjala e tij ka luajtur rol vendimtar në përcaktimin që të jetë ky konstalacion politik në pushtet, e ka bërë të besojë Krasniqin se në partinë e tij ka elemente totalitarizmi.
“Derisa njerëzit nuk e kanë gatishmërinë për ta kuptuar funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit dhe mendojnë se vetëm ata kanë të drejtë në çdo kohë, mendoj që kemi shenja të totalitarizmit edhe në PDK, por edhe në partitë e tjera”, ka thënë Krasniqi. “Do të ishte e keqja më e vogël nëse kjo do të ishte vetëm në PDK. Po flas për një fenomen që e përcjell të gjithë shoqërinë shqiptare”.
Termi totalitarizëm që ka përmendur sekretari i përgjithshëm i PDK-së është vlerësuar si jokorrekt nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.
Bajram Rexhepi, nënkryetar në PDK, kryeministër në Qeverinë e parë të Kosovës të pasluftës dhe ministër i Brendshëm në dy qeveritë e fundit, e ka përdorur një term tjetër, tek i është referuar koncentrimit të kompetencave në kreun e partisë.
“Në PDK ka demokraci të brendshme. Bindja e tij është ajo, e bindja ime është se gjithmonë kam pasur hapësirë mjaft dhe çdo njeri ka pasur hapësirë mjaft”, ka thënë Rexhepi. “Çdo parti në Kosovë lidhet pak për liderin. Mund të thotë se është liderizëm. Ai është një fenomen i të gjithëve. Totalitarizëm nuk është”.
Kush janë deputetët që janë në krahun e Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt, çka mendon për tërë këtë nënkryetari tjetër i PDK-së, Rrustem Mustafa, cilët janë “parashutistët e servilët” në PDK dhe çka mendon Berta Buzhala për këtë, mund të lexoni gjerësisht në Kohën Ditore të së shtunës.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close