Publikuar me datën: Sun, Mar 20th, 2011

Dëmet e paevidencuara sfidojnë dialogun

Prishtinë, mars – Humbja e babait, traumatizimi i dy vëllezërve, shkatërrimi i pasurisë familjare, endja nëpër male bashkë me fëmijët si dhe deportimi në Shqipëri janë vuajtjet që lufta e fundit ia ka shkaktuar Ali Salihut nga fshati Burojë i Komunës së Skenderajt. Për të gjitha këto të bëma ai ka vendosur që të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë, duke e paditur atë në Gjykatën Komunale të Skënderajt, në mes të vitit të kaluar, me kërkesën për kompensimin e dëmeve të luftës, shkruan sot në një tekst më të gjatë gazeta Koha Ditore.
Në padinë individuale, që është bërë publike në ueb faqen e shoqatës “Ngritja e Zërit”, nga ekzekutivi serb ka kërkuar që t’i paguhet dëmshpërblimi në shumë prej mbi një milion eurosh për të gjitha traumat e shkaktuara duke filluar nga vrasja e babait, dëmtimi i shëndetit të dy vëllezërve, djegia e shtëpisë e deri te shkatërrimi i fondit të bagëtisë dhe mjeteve bujqësore. Veprimin e tij e kanë ndjekur edhe disa viktima të tjera nga Komuna e Skenderajt, të cilat përmes asistencës së shoqatës së njëjtë kanë dorëzuar paditë individuale pranë gjykatës përkatëse.
Nëntë muaj pas deponimit të këtyre padive në gjyqësor, shqyrtimi i lëndëve nuk ka nisur, ndërkohë që fillimi i dialogut mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë ka shtyrë drejtuesit e kësaj shoqate që këtë çështje ta ngrenë edhe një herë para drejtuesve të shtetit.
Kryetari i shoqatës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, ka theksuar se këtë temë e ka diskutuar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, i cili u ka propozuar që atë ta adresojnë edhe para zyrtarëve të ekzekutivit, gjë që është bërë me dërgimin e një shkrese në adresë të zëvendëskryeministres, Edita Tahiri, e cila kryeson ekipin kosovar në dialog me Serbinë.
“Kemi kërkuar që çështja e kompensimit të dëmeve të luftës të futet në agjendën e dialogut me Serbinë. Në rast të mospërfshirjes së kësaj çështjeje dhe në rast të arritjes së ndonjë kompromisi të dhimbshëm me Republikën e Serbisë, në kontekstin e heqjes dorë nga kompensimi i dëmeve në mënyrë të shprehur ose tejkalimin e kësaj çështjeje në mënyrë të heshtur, atëherë Republika e Kosovës respektivisht Qeveria e Kosovës do të marrë përsipër kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga ana e agresorit serb, dëm ky që kap shumë miliardash”, ka thënë Bejta, duke cituar shkresën drejtuar zyrtarëve qeveritarë, para pak javësh.
Mirëpo nuk janë vetëm pjesëtarët e komunitetit shumicë që kanë parashtruar kërkesa për kompensim të dëmeve. Muaj më parë, përmes një padie të bërë në Gjykatën Komunale të Gjilanit edhe dhjetëra familje serbe kanë kërkuar kompensim në shumë prej miliona eurosh për dëmet e shkaktuara gjatë vitit 1999. Ndërkohë imunë ndaj këtyre nismave nuk kanë mbetur as pushtetet lokale, pasi kohë më parë Komuna e Hanit të Elezit dhe e Prizrenit kanë ngritur komisione për caktimin e dëmeve të luftës.
E vlera e saktë e dëmeve të luftës në nivel vendi nuk është caktuar as dymbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës ndërkohë që dilemë mbetet edhe diskutimi i tyre mes Prishtinës e Beogradit.

Ndihmo Radio zeri mitrovices


Kontribuesit qe ndihmuan

Radio zeri Mitrovices ne menyr vullnetare

=========================

Muaji: Korik-2011

=========================

Gzim Koadralia 50 euro

_________________________

Hashim Kryeziu 35 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

Sami Zeneli 10 euro

=========================

Muaji: Janar-2012

=========================

Ilaz Azemi 40 euro

_________________________

Sami Zeneli 25 euro

_________________________

Naser Xani 25

_________________________

ERISA 15 euro

=========================

Muaji: Shkurt-2012

=========================

Gzim Halili 150 euro

_________________________

Xhafer Gjaka 50 euro

_________________________

Enver Hajzeri 25

_________________________

Muaji: Nentor-2012

=========================

Aslani Rejser (Danimark) 10 euro

_________________________

Xhevahir Gjonaj 50 euro

_________________________

Jeton Aliu 25 euro

_________________________

Sponzor gjeneral

VideoKlipe


Kliko ne kto ikona per ta ndegjuar radion:
Winamp windows Media Player Real Player

Dergo Urimet tuaj ne Radio Mitrovica


Fluturime nga Zvicra Kërko Fluturime te lira për Kosove Dizajn:KosovaPLUS
All Rights Reserved RadioMitrovica.eu

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close